Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Bejtet shkodrane”, libri i fundit i studiuesit Isa Alibali

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,221
Pëlqime
522
Nga Xhahid Bushati

Isa Alibali, më shumë se 13 vjet të jetës së tij, i ka kaluar si drejtues i teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Mbase, këtu zë fill, që në vitet e mëpastajmë, ai me shumë dashuri dhe devocion iu kthye gjurmimit të traditave kulturore të qytetit të tij të lindjes, një “oaz” i gjerë identiteti kulturor .

I pa ato me shumë vëmendje dhe në shumë kënde vështrimi duke sjellë risi studimore. Po t’i mbledhim së bashku, padyshim ato formojnë një arkiv të pasur, të admirueshëm dhe të shumëdëshiruar. Dhe kjo nuk është pak. Brilante rrezatojnë në veprat e Isait që e kanë burimin nga një vend brilant që quhet Shkodër.

Isa Alibali është autor i 10 veprave. Subjektet e këtyre librave lidhen me historinë, ecurinë dhe zhvillimin e këngës shkodrane, me monografitë kushtuar personaliteteve, si: të kompozitorit Prenkë Jakova, aktorit të shquar të humorit shkodran Athanas (Tano) Banushi e humoristit që la shenjë Muharrem Nurja; me kujtime jete, publicistikë, pjesë dramaturgjike, romane etj., për të mbërritur në librin e fundit “Bejtet shkodrane”. Më pas Isa Alibali (26.01.1940 – 19.09. 2018) në moshën 78-vjeçare do të ndërronte jetë.

Në faqet e këtij libri të çmueshëm i shoqëruar edhe me shënime të karakterit historic e informativ, “rrinë zgjuar” dhe na falin buzëqeshje bejtarët, si: Kasem Xhurri, Hila i Files, Osja i Falltores, Heti i Molla Sylës, Dash Kasemi, Zef Hilë Gega, Kolë Gurashi, Adem Kastrati, Pjetër Gjini, Gjosho Vasija, Muharrem Nurja, Mërgim Muhja, Tano Banushi, Fadil Kraja, Bik Pepa, Simon Pepa, Hasije Rrjolli, Shaban Rrjolli, Njazi Burgija, Isa Teli.

Para se të flas për veçoritë e këtij libri, për “polifoton” e tij, po përmend disa karakteristika të personalitetit të autorit Isa Alibali, të cilat erdhën u ndriçuar nga viti në vit për rrugën e nisur prej studiuesi, siç është në rastin tonë në njohjen dhe evidentimin më të mirë të traditës së humorit shkodran, zhanër që ka jo vetëm qëllim argëtues, por edhe vlera shoqërore e edukative.

Dhe e dyta, Isai eci në gjurmët e studiuesve, si: Ramadan Sokoli, Filip Ndocaj, Lec Shllaku, Gjush Sheldija, Fadil Kraja, Xhahid Bushati, Gjon Stefa Missagli, Xhemal Uruçi, etj., gjurmë që puna e tij vetjake i pasuroi me të vërteta të reja jetësore, dokumentare dhe artistike.

Libri “Bejtet shkodrane”, në vetvete, fsheh një dëshirë të kahmoçme të autorit Isa Alibali, që më në fund e realizoi; ndonëse shumë dëshira mbeten pa realizuar… Kështu është jeta… Siç thotë vetë autori “Natyra e këtyre krijimeve, në përgjithësi, ka qenë e prirur drejt ngjarjeve që kanë pasur theks të fort humoristik, por edhe drejt shijes së hidhur të gjërave të rëndomta e të zakonshme, duke u dhënë ngjyrime humoristike, me qëllimin e pastër e të dobishëm për t’i goditur ato…

Bejtet përfshijnë anë të ndryshme të përjetuara në bashkësinë e interesave apo edhe të zhgënjimeve, që më shpesh kanë qenë të papranueshme me konceptin moral, shoqëror dhe politik të kohës kur janë krijuar.”

Bejtet e përfshira në këtë libër kanë si sofër bejten shkodrane dhe si karakteristikë, kryesisht, janë të qytetit të Shkodrës. Duke gjurmuar në historinë e rrugës bejtare, shumë prej tyre, pra të bejteve, ishin një strofëshe. Janë quajtur qit e prit apo bejte në shkop. Në bejtet shkodrane ndjehet aroma e vargut popullor 8-rrokësh, me rimë të alternuar. Natyra e tyre përgjithësisht ka qenë me prirje lirike. Studiuesi erudit Ramadan Sokoli ka një qasje të tillë rreth brendisë së bejteve (përfshirë edhe ato shkodrane): “… përmbajnë thërime përvojash, … përshtypje dhe mendime rreth ndonjë problem për t’u zgjidhë. Kryesisht përmbajnë tallje tipash dhe individësh (tue synye të pranishmit); përmbajnë gjithashtu tallje rreth ngjarjesh familjare të lagjes, të fisit… etj., tue kapërcye shpesh herë nga çështjet shoqnore në çështje familjare (të cilat në një vështrim të gjanë janë gjithashtu çështje shoqnore) e në çështje personale.” (Ramadan Sokoli: “Humori dhe satira në lirikën tonë popullore”, rev. “Nëntori”, 02.02.1961).

Në punën e tij këmbëngulëse, e prej shumë vitesh, autori Isa Alibali për të ndërtuar këto figura bejtarësh kërkoi e gjeti plot burime, gjithnjë me dëshirën e mirë që këta figura të pranishëm në këtë libër të dalin sa më të plotë me karakteristikat e tyre, karakteristika sa të përbashkëta aq dhe të veçanta. Në këtë aspekte zbulimi, puna kërkimore e Isa Alibalit e përcjellë në këtë libër është me vlera identitare.

Autori Isa Alibali, si fillim njohjeje në historinë e bejtarisë, na njeh më parë me bejtarët “më të njohur” të Shkodrës, (siç shprehet ai). Dhe këto janë: Molla Hysen Dobraçi, Molla Sali Pata e ahengxhiu i njohur Adem Mani me kujtesë fenomenale.

Për portretizimin e këtyre figurave, Isaja u kujdes për të evidentuar edhe detajin më të vogël, vetëm ata të dalin sa më të gjallë, të besueshëm dhe artistë popullor, sepse të tillë ishin. Kështu portretet dhe talentin e tyre i ka realizuar përmes ndodhive, historive, grimcave, etj., të jetës personale apo të mjedise të ndryshme ku ata kanë qenë të pranishëm si personazh. Ka fokusuar vendndodhjet e tyre: para ahengut, gjatë ahengut e pas ahengut, ku në shumicën e rasteve ngacmonin njëri-tjetrin. Ka nxjerrë në pah karakteristikat e bejtarëve, siç ishin: inteligjenca, shkathtësia, ngrohtësia, maturia, kujdesi ndaj fjalës, etika dhe nganjëhere dhe joetika, etj. Gjithashtu ka nxjerrë në pah talentin dhe improvizimet e tyre në dasma, fejesa, ditëlindje, ceremoni të ndryshme, etj. Në dialogun “Qit e prit” që ishte një formulë e magjishme, ata trajtuan kryesisht probleme shoqërore, ndërpersonale por edhe politike, etj. Bejtarët, në profilin e tyre, autori nuk harroi t’u përmendte edhe fushat e tjera të talentit, si: vjershëtorë, ahengxhinj, thumbues, gazmorë, kujtesëfortë, befasues e shpërthyes, këngëtarë, krijues atmosferash të këndshme e të paharrueshme, etj. etj.

Në çdo germë, fjalë e rresht i këtij libri humori, e qeshura dhe buzëqeshja të shoqërojnë gjatë gjithë leximit të librit, por edhe pas mbylljes së kapakëve të tij. Nuk harrohen emrat e tyre. Bënë histori në qytetin e Shkodrës e më gjerë. Si të mos përmendim Kasem Xhurrin, autori e këngës “Një tubë trandofile po t’çoj” apo Oson e Falltores që me të drejtë quhej “Babai i bejtes shkodrane”. Si të mos përmendim Zef Hilë Gegën, themeluesin e “farsës pupullore shkodrane” apo Kolë Gurashin këngëtarin e njohur të këngës shkodrane, njohësin e përpunuesin e shumë teksteve të këngëve qytetare. Si të mos përmendim Adem Kastratin, autorin e këngës “Jalla u shofsh mos Karahase”, humorin e tij brilant e të fisëm shkodran, më pas interpretimet e shkëlqyera si aktor në teatrin “Migjeni” apo Pjetër Gjinin të parin humorist që krijoi rubrikën e humorit “Ora gazmore” në Radio Tirana pas krijimit të saj më 1937, botuesin e afro 20 librave me poezi humoristike, kompozitorin e parë humorist. Si të mos përmendim Gjosho Vasinë me humorin e tij të mprehtë, shumë të hollë e me aftësi improvizuese, me inteligjencë e mjeshtri të rrallë apo Mërgim Muhjen aktorin shumëplanesh: aktor estrade, bejtar, imitues, improvizues e këngëtar, apo aktorin e shquar të humorit e të bejteve të krijuara aq bukur prej tij siç ishte mjeshtri Tano Banushi. Si të mos përmendim Bik Pepën, një nga bejtarët më të mirë shkodranë, i shquar në bejtat e karnavaleve apo çiftin Rrjolli Hasije dhe Shaban që ndikuan te njëri-tjetri në aftësimin si bejtarë. “Hasija thoshte se qysh se kishte vënë këmbën në derën e Shaban Rrjollit vetëm kishte qeshur e kënduar, po ashtu, nëpërmjet batutave e humorit, prej mëngjesit e deri në darkë, i jepte kurajo pleqërisë së tyre”. Si të mos kujtojmë Njazi Burginë, amatorin e talentuar në muzikë, në interpretim, në shkrimin e materialeve letrare për skenën e estradave si dhe të bejteve nazike e shumë të goditura apo Isa Telin njërin nga bejtarët më prodhimtar shkodran, i vetmi në historinë e bejtes shkodrane që i ka lënë të gjitha bejtet e tij të shkruara dhe të redaktuara.

Disa prej tyre i kam njohur. Kur i përmend dhe i kujtoj, buzëqeshja më shoqëron për një kohë të gjatë. Kthej kokën pas. Më duket sikur vitet më sjellin copëza bejtesh, portretet e tyre, fisnikërinë e tyre… Përsëri qesh e buzëqesh. Të gjitha këto i gjeta “të gjalla” te libri “Bejtet shkodrane” të autorit Isa Alibali.

Sigurisht, në këtë shkrim, u ndala në disa aspekte të historikut të bejtes shkodrane, të ecjes përgjatë viteve të bejtarisë, si u zhvillua ajo (?), sa ruajti nga tradita dhe cila ishte e reja e saj që solli(?), ku i adresoi problematikat në raport me realitetin ekzistues, etj., etj.

Bejtja dhe bejtaria zhvillohet edhe sot në Shkodër. Zhvillohet çdo vit, veçanërisht këto kohët e fundit. Natyrisht nuk e ka humbur traditën. E pasuron gjithnjë e gjithnjë.

Duke u ndalur vetëm te figurat e bejtexhinjve me përvojë e shumë përvojë, libri në fjalë risjell edhe një herë talentin e tyre, emrat e tyre që krijuan traditën bejtare shkodrane, një traditë mrekullie e kujtese që rrezaton vazhdimisht. Kështu bëri ky libër me autor studiuesin Isa Alibali. Autori solli një copëz jete, ku rrezatojnë natyra, psikologjia, karakteri, e qeshura… etj. e shkodranit. “Bejtexhinjtë shkodranë, – siç thoshte studiuesi Ramadan Sokoli në punimin e tij shkencor, – jetuan me kangë e me bejta porsi ata rapsodët e dikurshëm… pa pikën e dertit për t’ardhmen e tyre.”

Shkodër, gusht 2019
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back