Ishin bashkëvendësit e tij nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri si dhe kolegu i tyre zviceran kapiteni Stephan Lichtsteiner ata që festuan me duar të kryqëzuara në formë shqiponje kur shënuan golat kundër Serbisë, në kampionatin botëror që po mbahet në Rusi.
Që të tre u dënuan nga FIFA me arsyetimin se përdorën simbole ofenduese ndaj tifozëve të Serbisë. Simboli që përdorën ishte shqiponja dy krenare e formësuar me duar.
Behrami nuk ka dashur të përgjigjet rreth kësaj para gazetarëve ndërkombëtarë, duke thënë se “nuk mund të jap përgjigje të shkurtë” në lidhje me këtë andaj ka vendosur të mos përgjigjet fare.
“Sigurisht se është një situatë që askush prej neve nuk e donte, fatmirësisht i pashë tek pas asaj raport në media sepse askush nuk po fliste më për futbollin por vetëm për atë [mënyrën e festimit]. Unë e di që është interesante për njerëzit që të lexojnë gjëra të tilla por kjo nuk do të duhej të ishte diçka që të na marrë kohën neve. Ne nuk mund të japim saktësisht një përgjigje, ose të them më mirë një përgjigje të shkurtë. E vetmja gjë që mund t them është se nuk duam realisht të flasim për atë, ne jemi këtu të flasim për futboll, për këtë kemi ardhur këtu. Dhe kjo është mënyra më e mirë për të ecur tutje në këtë Kampionat Botëror”, ka thënë Behrami.
Ndërkaq trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic, ndërkaq ka mbështetur deklaratën e Xherdan Shaqirit ku ai gjestin e tij e quan “emocion”.
“…Futbolli është një lojë emocionesh dhe i tillë duhet të jetë …Ajo çka ka ndodhur, ka ndodhur dhe tani ne duhet të jemi të kujdesshëm si dhe të mësojmë nga ajo…”, ka thënë ai.
Xhaka dhe Shqiri u dënuan nga FIFA me nga 10 mijë franga ndërsa Lichtsteiner me 5 mijë franga.
The post Behrami nuk u përgjigjet gazetarëve kur pyetet për “Shqiponjën” appeared first on Lajmi i Fundit.