Ai pati një përplasje me Granit Xhakën duke e detyruar këtë të fundit të braktiste ndeshjen e kontrollit mes dhimbjeve. Madje lojtari me origjinë shqiptare u dërgua menjëherë në spital mes frikës për dëmtim ligamenti dhe humbjes së Botërorit që është në prag.
Megjithatë, pas kontrolleve të para, rezultoi se nuk kishte asgjë serioze për mesfushorin e Arsenalit, i cili do të mungojë vetëm në disa seanca stërvitore dhe në ndeshjen miqësore ndaj Spanjës, ndërsa do të jetë i gatshëm që në ndeshjen e parë të Botërorit.