Bebja e parë në Zvicër është shqiptare, erdhi në jetë 18′ pas ndërrimit të viteve
Ajo peshon 3.750 kilogram dhe është 49 centimetra e gjatë.
ZVICËR– Mevedete Fejzullahu është foshnja e parë që ka lindur në Fribourg të Zvicrës dhe është shqiptare.
Mediat lokale shkruajnë se bebja ka ardhur në jetë m 1 janar, në orën 00:18. Ajo peshon 3.750 kilogram dhe është 49 centimetra e gjatë.
Nëna e saj, Almira dhe babai Lulzimi jetojnë në Murten. Me lindjen e Mevedetes, çifti janë tashmë prindër të tre vajzave. Dy vajzat e tjera janë përkatësisht 3 vjeç dhe një vjeç e gjysmë.
(f.m/Dosja.al)