Edhe Leo Messi ishte në qendër të ciklonit. Në fakt, shumë prisnin më tepër nga kampioni i Barcelonës.
Sidoqoftë, për të mbrojtur pesë herë fituesin e “Topit të Artë” ka menduar Gabriel Batistuta, ish-sulmuesi qendror i “Seleccion”. Ai pati disa fjalë mbi performancën e Albiceleste.
“Sigurisht, unë do të kisha preferuar një tjetër Kupë Bote për Argjentinën. Të gjithë jemi të zhgënjyer, por ende nuk është mbyllur gjithçka. Në futboll kurrë nuk i dihet. Ende kemi një shans të fundit, le të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Batistuta.
A mund t’i jap disa këshilla Messit? Çfarë mund t’i them lojtarit më të mirë në histori? Leo është një lojtar i madh, kritikat ndaj tij nuk kanë kuptim, – tha Batistuta, i cili më pas ka vazhduar duke folur për mundësinë e të stërviturit të Argjentinës prej tij: “Unë jam duke ndjekur kursin e trajnerit në “Coverciano”, më shumë nga kurioziteti dhe për të mësuar diçka të re. Pastaj, se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, do të shohim”, perfundoi ai.
The post Batistuta i del në krahë Messit: Ai është më i miri appeared first on Lajmi i Fundit.