“Bashkojuni luftës!”, rreth 20,000 qytetarë nga e gjithë bota aplikojnë për të shkuar në fushëbetejë në Ukrainë
Teksa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20,000 qytetarë nga e gjithë bota kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.
Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe në internet ku mund të bëheshin aplikimet. Duke folur në një konferencë, Kuleba thuhet se tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’iu bashkuar me luftimet.
Sot kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se britanikët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar dhe në vend të kësaj duhet të ndihmojnë sado që të munden nga shteti i tyre.
"Balkanweb"