Astronomët shohin ‘vdekjen’ e një galaktike
Astronomët po vëzhgojnë sesi një galaktikë e largët ka nisur të vdesë, në atë që mund të jetë një hap i madh të të kuptuarit kozmosin. Galaktikat nisin të “vdesin” kur reshtin që formuari yje. Astronomët besojnë se kanë observuar një gamë të gjerë të këtyre galaktikave të shpërndara nëpër univers, por nuk kanë qenë në gjendje të thonë ekzaktësisht përse ndodhte.
Tanimë astronomët kanë një pamje të qartë për këtë event spektakolar dhe shpresojnë se do të mund të hedhë dritë në procesin që çon në shuarjen e galaktikave.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Independent, galaktika në observim po humbet rreth 10,000 gaz të emetuar nga dielli çdo vit, që do të thotë se po i mbarojnë burimet e nevojshme për krijimin e yjeve të reja.
Deri më tani ka humbur gati gjysmën e këtij gazi dhe për shkak se vijon të krijojë yje me një përqindje qindra herë më të shpejtë se Rruga jonë e Qumështit, do ta përdorë çfarë i ngelet edhe për disa dhjetëra miliona vjet dhe teksa kjo ndodh do të vdesë.
Duke qenë se kjo galaktikë është 9 miliard vite dritë larg, astronomët po vëzhgojnë ngjarjet që kanë ndodhur në kohën kur universi ishte relativisht i ri, rreth 4.5 miliard vjeçar.
Astronomët mendojnë se vdekja dramatike u shkaktua nga përplasja me një galaktikë tjetër, duke ndryshuar potencialisht mënyrën tonë të të kuptuarit sesi mund të ndodhin evente të tilla.