Anima dhe Animusi
Mes tërë shpirtrave të mundshëm, shpirtrat e prindërve janë praktikisht më të rëndësishmit; kjo shpjegon kudogjendjen e kultit të të parëve. Në formën e tij origjinale ai shërbente për të pajtuar shpirtrat e të vdekurve, po në një nivel më të lartë kulturor u bë një institucion thelbësisht moral dhe edukues, si në Kinë. Për fëmijën marrëdhëniet me prindërit janë më të afërtat dhe më të fuqishmet. Po, teksa ai rritet, ky ndikim kalon në pavetëdije. Për pasojë, imagot prindërore pak nga pak largohen nga vetëdija dhe për shkak të ndikimit kufizues që ndonjëherë vazhdojnë të ushtrojnë, lehtësisht ata marrin një aspekt negativ. Në këtë mënyrë imagot prindërore mbeten si elemente të huaja diku “jashtë” psikikës. Në vend të prindërve, gruaja tani zë vend në jetën e burrit të pjekur, duke ushtruar ndikimn më të drejtpërdrejtë në mjedisin e tij. Ajo bëhet shoqja e tij, i përket atij meqë bashkëndan jetën me të dhe ka pak a shumë moshën e tij. Ajo nuk është e një rendi më të lartë për nga mosha, autoriteti apo forca fizike. Megjithatë ajo përbën një faktor shumë ndikues dhe, si prindërit, ajo prodhon një imago me një natyrë relativisht autonome – jo një imago që largohet nga vetëdija si ajo e prindërve, po që duhet mbajtur e lidhur me vetëdijen. Gruaja me psikologjinë e saj shumë të ndryshme ka qenë gjithmonë dhe mbetet një burim informacioni rreth gjërave, të cilat një burrë nuk ka sy për t’i parë. Ajo mund të jetë frymëzimi i tij; aftësia e saj intuitive, shpesh më e lartë se ajo e burrit, mund t’i japë atij paralajmërime të menjëhershme dhe ndienja e saj, gjithnjë e drejtuar kah personalja, mund t’i tregojë rrugë, të cilat ndjenja e tij me tipare më pak personale nuk do t’i zbulonte kurrë. Ajo, që Taciti thotë rreth gruas gjermanike, është me vend në këtë pikë.
Këtu, pa dyshim, gjendet një nga burimet kryesore për cilësinë femërore të shpirtit. Po nuk duhet se është i vetmi burim. Asnjë burrë nuk është krejtësisht mashkullor, aq sa të mos ketë asgjë femërore brenda tij. Faktikisht burrat shumë mashkullorë kanë – të fshehur e të ruajtur me kujdes – një jetë emocionale tejet të butë, shpesh të përshkruar në mënyrë të pasaktë si “femërore”. Një burrë e konsideron virtyt shtypjen sa të jetë e mundur të tipareve të veta femërore, sikurse një gura, së paku deri kohët e fundit, e konsideronte si të pahijshëm qëndrimin e saj “burrëror”. Shtypja e tipareve dhe prirjeve femërore natyrshëm bën që këto kërkesa kundërseksulae të akumulohen në pavetëdije. Jo më pak natyrshëm imagoja e gruas (imazhi i shpirtit) bëhet një enë për këto kërkesa, gjë që shpjegon arsyen pse një burrë, në zgjedhjen e tij të dashurisë, tundohet së tepërmi të fitojë gruan që përkon më shumë me femëroritetin e tij të pavetëdijshëm – me pak fjalë një grua që mund të pranojë pa ngurrim projektimin e shpirtit të tij. Ndonëse një zgjedhje e tillë shpesh konsiderohet dhe ndihet si krejtësisht ideale, mund të ndodhë që burri të jetë martuar haptazi me dobësinë e tij më të madhe. Kjo shpjegon disa lidhje tejet të spikatura.
Më duket pra se përveç ndikimit të gruas, natyra femërore e kompleksit të shpirtit shpjegohet nga femëroriteti i vetë burri. Nuk ka dyshim që nuk bëhet fjalë për një “aksident” gjuhësor lidhur me gjininë femërore të fjalës “diell” në gjermanisht, ndërkohë që në gjuhë të tjera kjo fjalë është e gjinisë mashkullore.