Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Arroganca

Elaa

!
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gusht 1, 2017
Mesazhe
1,289
Pëlqime
916
Shqiptarët votuan kundër Arrogancës: Ky ishte një nga togfjalëshat më të përdour pas zgjedhjeve parlamentare.

Urtësia kolektive e shqiptarëve ngrihej në qiell si një zbulim i tipit Eureka. Për diturinë e njerzve të mi të një gjuhë e gjaku nuk kam patur asnjëherë dyshim .Ajo që nuk ma mbush mendjen është që shqiptarët janë aq të ndjeshëm ndaj arrogancës. Për qartësim arrogancë sipas fjalorit merriam-Webster: Arroganca është një qëndrim superioriteti që manifestohet në një sjellje autoritare , krenare ose në pretendime e supozime .

Atëherë në rastin e pushtetit përse do ta toleronim atë kaq gjatë?

Në një rrafsh më jetësor fenomenin e hasim përditë . E hasim te sjellja e fatorinos së autobusit, të vozitja e makinave, rradha e pagesës së faturave, në spitale, në polici, në auditoret e universiteteve. Pothuaj në cdo agjensi të shërbimit qeveritar dhe në një masë edhe ato private.

E hasim në media që edhe i paguajmë për t`ua dëgjuar qëndrimet arrogante.

E shohim të fqinjtë që e konsiderojnë të drejtë të festojnë me muzikë të lartë deri në mëngjes herët apo që e kanë sport hedhjen e qeses së plehrave nga kati i pestë. Sa herë keni bërë rolin e tavllës së duhanit në distancë (dikush qetë qetë shkund mbetjen e cigares nga ballkoni )?

E shohim në familje në raportin mes brezave . E shohim te vetja jonë . Kemi qëndrimin se asnjë nga ato të mësipërmet nuk na përfaqëson ne.

Një shoqëri nuk është tjetër vecse tërësia e individëve që e përbëjnë. E ne kemi shumë për të bërë për individin.

Urtësia kolektive e shprehur në një rast si zgjedhjet tregon shumë. Por një reagim i vetëm nuk mjafton. Ne kemi nevojë ta heqim arrogancën nga sistemi. Nga pak, përditë duke i trannsformuar jetët një e nga një. Të gjithë ne mund të vlerësojmë veten dhe mund të ndryshojmë jetën tonë. Atëherë do jemi në rrugën e rilindjes atëherë do përparojmë.

Si do dukej një individ jo arrogant e për rrjedhojë një shoqëri jo e tillë?

Në këtë rast e kundërta është përulësia.
Janë nëntë karakteristika që i kam lexuar diku por që nuk e mbaj mend autorin Kështu që po i postoj nën Anonim.

1-Mos mendo me lart per veten per shkak të gjërave që duken,mbaj mend që këto gjëra i ke për të mirën e të tjerëve dhe jo për veten tënde.
2-Përulësi nuk do të thotë të kritikosh veten(por te kesh opinion realist).
3-Ushqe idenë për ti bërë gjërat në fshehtësi dhe i kënaqur kur nuk merr lavdërime.
4- Kurrë mos ki turp per familjen,shkollën që bën.
5- Kur nënvleresohesh nga të tjerët mos ushqe inat ndaj këtij personi.
6-Ji i kënaqur kur të tjerët dalin me sukses dhe mos e shiko se po ulesh ti.
7-Kurrë mos e krahaso veten me te tjerët nëse kjo nuk është për rritjen e tyre.
6- I përuluri sheh me admirim pikat e forta dhe me falje pikat e dobëta tek tjetri.
9- Falendero Zotin për çdo dobësi që ke si një element përulje.
Anonim
 
Dhe çfare arrogance thuaj! S'behemi ne jo kishe te drejte.
 
5- Kur nënvleresohesh nga të tjerët mos ushqe inat ndaj këtij personi.
E hasim shpesh ne ambjente te reja.
Sesht mir te ushqesh inat,thjesht behu indiferente dhe fiton :D.
 
Vallaj smor vesh ic???
Un sdi me qen arrogante ri
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back