Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Arkeologët, zbulime të reja në qytetin antik të Antigonesë

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

Arkeologët, zbulime të reja në qytetin antik të Antigonesë​


Qyteti antik i Antigonesë në Luginën e Drinos në Gjirokastër po zbulohet çdo vit nga misionet arkeologjike shqiptare dhe të huaja. Këtë vit arkeologët po konfirmojnë jetën e një qyteti tjetër të periudhës bizantine, që duket se iu mbivendos qytetit antik që u dogj nga romakët.

Arkeologët kanë nisur edhe këtë vit gërmimet në qytetin antik të Antigonesë, i cili qëndron mbi kodrën që zotëron Luginën e Drinos në Gjirokastër.

Antigoneja ishte qyteti më i rëndësishëm i botës antike në Luginën e Drinos, thotë arkeologia Sabina Veseli.

“Ishte vëndi më i rëndësishëm i Luginës së Drinos të paktën gjatë periudhës helenistike vënd që më vonë do të zihej nga vendbanime të tjera. Mendohet që Antigonea fillon të bjerë dhe shkatërrohet në mënyrë të papritur. Sigurisht Antigonea nuk njihet vetëm për periudhën helenistike por ka një riokupim ne periudhën bizantine që paraqitetet edhe ai, i rëndësishëm”, thotë ajo.

Misioni i këtij viti pritet të sjellë zbulime të reja monumentesh thotë zonja Veseli.
“Presim zbulime të reja monumentesh që i shtohen hartës së qytetit dhe të përcaktojmë fazat e banimit në Antigone. Deri tani është njohur një fazë e gjerë nga shekulli III-të deri në mesin e shekullit të II.pk , ndërsa gjatë gërmimeve kemi vënë re faza që tregojnë për dy nivele banimi”, thotë ajo.

Ndërsa Arkeologu italian Roberto Perna thotë se edhe këtë vit misioni është mjaft i rëndësishëm për të sjellë të dhëna të reja për jetën e dy qyteteve në periudha të ndryshme historike.
“Ne jemi duke bërë këto kërkime së pari në zonën publike për të kuptuar si funksiononte qyteti dhe në një zonë private për të verifikuar të dhëna historike të qytetit”, thotë ai.

Zoti Perna thotë se nga gërmimet po konfirmohet se kemi të bëjmë me dy qytete atë të periudhës helenistike dhe një tjetër të ri të periudhës bizantine. Kur jeta u shua në Antigone besojmë u zhvendos në Adrianopol, një zonë e rëndësishme arkeologjike, afër Gjirokastrës.
“Të gjitha këto janë të dhëna bazë që do të shërbejnë për planin e menaxhimit të Parkut Aarkeologjik të Antigonesë që jemi duke realizuar me koperacionin italian të zhvillimit”, thotë zoti Perrna.

Të dhënat e reja të arkeologëve po konfirmojnë se qyteti që u ndërtua nga mbreti Pirro si dhuratë dashurie për gruan e tij Antigonë dhe u dogj nga romakët pas 200 vitesh u rijetëzua disa shekuj më vonë në periudhën bizantine.

Anigoneja premton shumë, thotë arkeologia Sabina Veseli. Sipas vlerësimeve paraprake një pjesë e vogël e qytetit është zbuluar deri tani, gati 15%.

“Mendojmë që do kthehemi për shumë vite në Antigone. Ne jemi vetëm në dy vitet e para të rikthimit të gërmimeve arkeologjike në Antigone. Antigonea ka shumë për të zbuluar qoftë ne sektorin e banimit por edhe në atë të jetës publike, në agoranë e qytetit ,në kërkim të tempujve, objekteve të kultit të cilat nuk janë zbuluar deri tani, po pse jo edhe të rimarrjes së qytetit në një periudhë të trazuar në shekullin e IV”, thotë arkeologia Sabina Veseli
Antigoneja ndodhet vetëm 14 kilometër larg Gjirokastrës, një qytet i Unesco-s dhe është një nga vendbanimet më të mëdha në Luginën e Drinos, e cila në rreth 42 km gjatësi ruan qytete antike kala, teatro antike dhe monumente të shumta kulturore./VOA
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back