- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,049
- Pëlqime
- 26,418
Aperol Spritz
Kokteili më i famshëm italian
•3 pjesë Proseko
• 2 pjesë Aperol
• 1 spërkatje Seltz ose Sode ose ujë i gazuar
• fetë portokalli
Së pari, mbushni gotën me akull dhe derdhni proseko-n. Mbajeni qafën e shishes afër gotës dhe derdhni ngadalë, në mënyrë që të mos krijoni shumë shkumë.
Shtoni Aperol dhe një spërkatje sode me një sifon. Mund ta zëvendësoni sodën me ujë të gazuar.
Me një lugë, bëni një lëvizje nga poshtë lart, sikur të ishit duke e sjellë akullin lart, por mos e përzieni pasi rrezikoni ta gazoni koktejin. Ne fund vendosni dhe një fetë portokalli.
Burimi: addasall