Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

“Annabel Lee” nga Edgar Allan

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

“Annabel Lee” nga Edgar Allan poezia më e bukur e shkruar ndonjëherë për dashurinë.​

“Annabel Lee” konsiderohet jo vetëm si poezia më e dhimbshme kushtuar dashurisë dhe vdekjes, por edhe një ndër poezitë më të bukura të shkruara ndonjëherë. Poezia, është përkthyer në shqip nga Fan Noli dhe në vargje, ndihet qartë dhimbja që shpreh autori për vdekjen e vajzës që dashuron. Për më tepër, ju ftojmë të lexoni poezinë.




Annabel Lee
Ka shumë e shumë vjet
Në një vent afër në det,
Ish një vajzë që mundni ta njini tani
Nënë emërin Annabel Li;
Dhe kjo vajzë më donte edhe tjetër s’kërkonte
Vec ta deshja sikundër më desh.
Isha i vogël dhe ish e vogël në vjet
N’atë vent afër në det;
Po duheshim më tepër se me dashuri
Unë dhe imja Annabel Li;
Me një dashuri që edhe Engjëjtë lart në lavdi
Që të dyve na kishin zili.
Andaj, tani e shumë vjet,
Tek ky vent afër në det,
Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
Të bukurën Annabel Li;
Edhe motrat e saj engjëllesha
Ma rrëmbyen, ma mbyllën në varr se e desha,
Dhe kështu më la shendet
Nga ky vent afër në det.
Engjëjt që s’kishin sa në dashuri
Që të dyve na mbanin mëri.
Po përandaj, sic e dini vërtet,
Tek ky vent afër në det
Fryri veriu një nat’ e ma ngriu
E ma vrau tim Annabel Li.
Dashuria që kishim ish m’e forte se çdo dashuri,
S’e ka patur as plak as i ri,
As i marr’ as i urtë njeri
Dhe as Engjëjt e qiellit në erë,
As demonët përposh në skëterrë;
Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
I së bukurës Annabel Li.
Se tek hëna që ndrit, syri im endërrit
Për të bukurën Annabel Li;
Dhe çdo yll që shkëlqen syt’ e embël rrëfen
Të së bukurës Annabel Li;
Nat’ e ditë e shoh, edhe zemrën ma ngroh,
Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
Përmi varrin ku deti buçet,
I rri pranë mi varrin në det.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back