Në të njëjtën linjë është edhe trajneri i ri i Napolit, Ançeloti, që parashikon Brazilin si fituesin e Botërorit në Rusi. Ndërsa sa i përket Kombëtareve që mund të bëjnë surprizën, tekniku italian përmend emrat e Kroacisë dhe Belgjikës, transmeton Vip Sport.
“Unë mendoj se Brazili është favoriti kryesor për të fituar Botërorit, pasi trajneri i tyre ka ndërthurur mbrojtjen e fortë me një sulm të frikshëm. Fituesi i këtij turne mund të vijë edhe nga grupet në të cilat gjenden Argjentina, Gjermani dhe Spanja.
Sa i përket Kombëtareve që mund të shkaktojnë surprizën, unë do të përmendja emrin e Belgjikës pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Premier League, por edhe Kroacinë pasi ka shumë elemente dhe kualitete”, ka thënë për “Sky” trajneri i Napolit.