Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Amerika u zbulua 7 herë

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

Amerika u zbulua 7 herë​


F9A4FB51-34DD-43F9-AF90-CC6930742038-1536x798.jpeg


Nga Nicholas R. Longrich
Kur Kristofor Kolombi zbarkoi në vitin 1492, Amerika ishte në fakt e banuar nga njerëzit prej dhjetëra mijëra vjetësh. Pra ai nuk ishte njeriu i parë që e zbuloi këtë kontinent. Mendohet se njerëzit e kanë zbuluar Amerikën të paktën në 7 kohë të ndryshme. Eksploruesit erdhën nga deti dhe toka, duke sjellë me vete gjene, gjuhë dhe teknologji të reja. Disa qëndruan, eksploruan dhe ndërtuan perandori. Të tjerët u kthyen në shtëpi dhe lanë disa shenja si për të treguar se dikur kishin qenë atje. Nga e fundit tek e para, ja cila është historia se si e zbuluam Amerikën:

7. Kristofor Kolombi: Vitit 1492 Pas Krishtit
Në vitin 1492, evropianët mund të shkonin në Azi nëpërmjet Rrugës së Mëndafshi, ose duke lundruar në Rrugën e Kepit përreth cepit jugor të Afrikës. Lundrimi në perëndim mendohej të ishte i pamundur. Grekët e lashtë e kishin llogaritur me saktësi se perimetri i Tokës ishte 40.000 km, gjë që e vendoste Azinë shumë larg në Perëndim.
Por Kolombi gaboi në llogaritjet e tij. Perimetri i doli vetëm 30.000 km. Ky gabim, dhe disa supozime të tjera, e nxitën Kolombin të mendonte se distanca nga Evropa në Japoni ishte vetëm 4500 km. Ndërkohë distanca aktuale është gati 20.000 kilometra. Ndaj anijet e Kolombit u nisën pa furnizime të mjaftueshme për të arritur në Azi.
Për fatin e tij ai ndeshin rrugës Amerikën. Por duke menduar se kishte zbuluar Inditë Lindore, ai i quajti njerëzit e saj “Indios”, ose Indianë. Ai vdiq pa e kuptuar gabimin e tij. Ishte lundërtari Amerigo Vespuçi ai që e kuptoi se Kolombi kishte zbuluar një tokë të panjohur. Ndaj në vitin 1507 ky kontinent mori emrin e tij.

6. Polinezianët: Viti 1200 Pas Krishtit
Rreth vitit 2500 Para Krishtit, një popull lundërtarësh u nis nga Tajvani për të zbuluar toka të reja. Këta njerëz lundruan në jug përmes Filipineve, në lindje përmes Melanezisë, më pas në Paqësorin e Jugut. Polinezianët ishin mjeshtra në lundrim, duke ditur të lexonin mirë erën, valët dhe yjet për të udhëtuat mijëra kilometra në oqean të hapur.
Duke përdorur kanoe të mëdha, polinezianët nisën të vendosen në ishujt Samoa, Fixhi, Tongan dhe Kuk. Disa prej tyre shkuan në jug, në Zelandën e Re, duke u bërë Maori. Të tjerë shkuan në lindje në Tahiti, Hauai, Ishullin e Pashkëve dhe Markeze. Nga këtu, ata shkuan më në fund në Amerikën e Jugut.
Por më vonë, pasi e kishin eksploruar pjesën më të madhe të Paqësorit, hoqën dorë nga eksplorimi dhe harruan plotësisht Amerikën e Jugut. Por mbetën gjithsesi dëshmitë e atij udhëtimi të jashtëzakonshëm. Amerikanët e Jugut morën pulat nga polinezianët, ndërsa polinezianët mund të kenë marrë patatet e ëmbla të Amerikës së Jugut. Por ata ndanë më shumë sesa ushqimin. Polinezianët lindorë kanë ADN-në e amerikanëve vendas, pasi u martuan dhe patën fëmijë me ta.

5. Norvegjezët: Viti 1021 Pas Krishtit
Sipas sagave të Vikingëve, rreth vitit 980 Pas Krishtit, Eriku i Kuq, një viking i egër dhe një tregtar shumë dinak, e quajti një shkretëtirë të madhe prej akulli “Grenlandë” për t’i joshur njerëzit të zhvendoseshin të banonin atje. Më pas, në vitin 986, një anije e vogël e nisur nga Grenlanda zbuloi brigjet e Kanadasë .
Rreth vitit 1021, djali i Erik, Leif, krijoi një vendbanim në Njufaundlend. Vikingët u përballën në fillim me klimën e ashpër atje, përpara se lufta me amerikanët vendas t’i detyronte ata të ktheheshin në Grenlandë. Këto histori u hodhën poshtë për një kohë të gjatë si mite. Kjo deri në vitin 1960, kur arkeologët gjetën mbetjet e vendbanimeve vikinge në Njufaundlend.

4. Inuit: Viti 900 Pas Krishtit
Populli Inuit udhëtoi nga Siberia në Alaska përmes varkave prej lëkure. Duke u marrë me gjuetinë e balenave dhe fokave, dhe duke jetuar në kasolle dhe Igloo (shtëpi prej akulli), ata ishin përshtatur mirë me Oqeanin e ftohtë Arktik, dhe në një moment i kaluan brigjet e tij deri në Grenlandë. Çuditërisht, ADN-ja e tyre është më afër me atë të banorët vendas të Alaskës. Kjo nënkupton se paraardhësit e tyre kolonizuan Azinë nga Alaska, dhe më pas u kthyen për të zbuluar sërish Amerikën.

3. Eskimo-Aleut: Vitet 2000-2500 Para Krishtit
Inuitët e kanë origjinën nga një migrim i mëparshëm: ai i folësve të gjuhëve Eskimo-Aleut. Këto janë të dallueshme nga gjuhët e tjera vendase amerikane, dhe madje mund të jenë të lidhura me gjuhët urale si finlandishtja dhe hungarishtja. Provat e ADN-së tregojnë se ajo e Eskimo-Aleut ishte një migrim i veçantë. Ata kaluan nëpër Detin Bering nga Rusia e sotme në Alaskë, ndoshta 4000-4500 vjet më parë, pjesërisht duke u zhvendosur dhe përzier me emigrantët e mëparshëm: popullin Na-Dene.

2. Na-Dene: Vitet 3000-8000 Para Krishtit
Një grup tjetër, Na-Dene, kaloi përmes Detit Bering për në Alaskë rreth 5000 vjet më parë. Edhe pse studime të tjera sugjerojnë se ata u vendosën në Amerikë deri në 10.000 vjet më parë. ADN-ja nga kockat e tyre nuk i lidh ata me njerëzit modernë të grupit Eskimo-Aleut, por me amerikanët vendas që flasin familjen e gjuhëve Na-Dene, si populli Navajo, Dene, Tlingit dhe Apash. Gjuhët Na-Dene, janë më të afërta me gjuhët e folura në Siberi, duke sugjeruar sërish se ato përfaqësojnë një migrim të veçantë.

1. Amerikanët e parë: 16.000-35.000 vjet më parë
Tuajse të gjitha fiset vendase amerikane, Siuks, Komançe, Irokuis, Çeroki, Aztekët, Maat, Keçuat, Janomanit dhe dhjetëra të tjerë, flasin gjuhë të ngjashme. Dher kjo sugjeron se gjuhët e tyre evoluan nga një gjuhë e përbashkët paraardhëse, e folur nga një fis i vetëm që erdhi në Amerikë shumë kohë më parë. Diversiteti i ulët gjenetik i pasardhësve të tyre, sugjeron që ky fis themeltar ishte i vogël, ndoshta më pak se 80 njerëz .
Por si arriti në Amerikë? Para se të përfundonte epoka e fundit akullnajore 11.700 vjet më parë, sasi të mëdha uji u bllokuan në akullnaja dhe niveli i detit ra. Fundi i detit Bering u tha, duke krijuar Urën Tokësore të Beringut. Pra njerëzit e parë të Amerikës shkuan në këmbë nga Rusia në Alaskë.
Por koha e migrimit të tyre është ende e diskutueshme. Arkeologët mendonin dikur se populli Klovis, që ka jetuar 13.000 vjet më parë, ishte kolonia e parë të Amerikës. Por tani provat e reja sugjerojnë se njerëzit mbërritën në Amerikë shumë më herët. Kështu disa gjurmë këmbësh të gjetura në Nju Meksiko datojnë 23.000 vjet më parë. Veglat prej guri në një shpellë meksikane mund të datojnë 32.000 vjet më parë. Dhe një mamuth i therur i gjetur i fosilizuar në Kolorado daton midis 31.000-38.000 vjet më parë. / “The Conversation” – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back