Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Aleksandër Pushkini

Hera

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
46,714

Aleksandër Pushkini​

poet rus


Aleksandër Pushkini


Jetëshkrimi​

Aleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811 u rregjistrua ne nje lice ku mesonin femijet e aristokracise peterburgase. Ambjenti ne lice lane gjurme te pashlyeshme ne mendjen dhe zemren e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idete anti carizmit. Qe moshe te vogel ai shkroi vjershat e para lirike per gezimet e jetes, per dashurine, per miqesine dhe per natyren. U be i njohur me oden "Liria", poezite "Cadajevit" dhe "Fshati". Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u perhap dore me dore ne qarqet perparimtare. E interrnuan ne jug ne Kaukaz, ku e mbajte ne mbikqyrje. Pushkini jetoi ne jug gjate viteve 1820-1824. Enderrimet liridashe i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat qe e bene te famshem janë "Robi i Kaukazit", "Shatervani i Bahcesarait",
"Ciganet"etj. Ne vitin 1820 i gjeten nje leter ku shpreheshin pikepamje ateiste, gje qe ia forcoi denimin. E detyruan te jetonte pa te drejte largimi ne fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur, qe i qendroi prane ne keto vite te veshtira, ishte dadoja,se ciles Pushkini i ka kushtuar vargje nga me te ndierat. Deshtimi i kryengritjes se Dekabristeve, te ketyre fiskikeve perparimtare, qe donin te rrezonin carin, e tronditi ate pamase. Pushkini ishte nje perkrahes i hershem i dekrabisteve dhe, kur cari e pyeti se cdo te bente po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit, ai u pergjigj pa iu dridhur qerpiku "Do te isha perbri shokeve te mi ne kryengritje!" Reaksioni carist u be edhe me i eger kunder poetit.

Në pas këtij dështimi në poezi u ndjenë ndjenja pesimizmi "mëshira për të renet", "mërzia e pergjithshme" që kishte pllakosur brezin e tij etj. Por siç ka vënë në dukje për te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij.

Në vitin 1827 shkruajti poezinë e njohur "Në Siberi", ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shpresë. Viti 1827 ishte viti i fundit i interrnimit në Mihajllovsk. Pas kësaj, poeti jetoi në Petërburg dhe në Moskë, ku nisi, periudha e fundit e krijimtarisë së tij, që u pasurua me kryeveprën"Eugjen Onjegin"(1831). Pak kohe para se të vdiste shkroi poezinë "Monument", ku ne menyre gjeniale parashikoi pavdekesi për veten, sepse me lirikën e tij ai kishte prekur miliona zemra. Ppullaritetin e poetit anticarist të gjithë sundimtarët e kishin halë në sy. Intrigat dhe shpifjet arritën kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma të 38-at. Kështu, një nga poetët më të mëdhënj të Rusisë u vra në duel për ceshtje nderi, më 27 janar 1837.
 
Një trëndafil është shpirti im,
e unë jam gjëmbi përmbi të.
Veç s’dua që të merret vesh,
mikesha ime mos dijë gjë.

Se pres të vijë e mrekulluar,
një ditë të prillit, një mëngjes,
me sytë e qeshur të gëzuar,
me buzë të njoma porsi vesë.

Do ta verbojë ngjyra e kuqe,
pamja vrastare: e gjithë kujdes
me hap të lehtë e të ngadaltë,
do të afrohet të më presë.

Atëherë unë dorën bardhoshe,
që Zot, kaq shumë e adhuroj,
oh me sa gaz – gëzim i poshtër –
i keq do bëhem, do t’ia shpoj.

Pika e gjakut kur të bjerë,
mbi ju petale gjak – hare,
në ngjyrën tuaj do humbasë,
e do të bëhet njësh me ne…

Pushkini
 

KUJTOJ ME MALL NJE CAST GEZIMI​


Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell’ e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C’i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.

Pushkini
 

MENGJES DIMRI​


Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!

A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:

Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.

Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?

E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!
 

LETRA E DJEGUR​


Oh, lamtumire, o leter! Ajo me porositi…..
Sa po me dridhet dora tani prej dhembshurise!
Si mund t’i djeg gezimet qe me kish patur shpirti?!
Po mjaft, erdhi ora, digju, o letr’ e dashurise!
Jam gati, nuk me tundet me zemera ne gji.
O flake, flak’ e etur, cdo flete digje ti…
U ndezen…. flakeruan…..i heshtur tym’ i lehte,
Perdridhet e me lutjet e mija larg humbet.
As vuleza mbi zarf tani s’dallohet dot.
Se dylli, ja po shkrin, po zjen….O Zot! O Zot!
U dogj se fundi letra, u nxi ne te cdo flete!
Te shtrenjtat shkronja zbardhin mbi shkrumbezen e lehte.
Dhe zemra me rreh brinjet me vrull. I shtrenjt’ o hi,
O ngushellim i vetem i fatit tim te shkrete,
Te pakten ti mos ik prej shpirtit tim te zi..
 

HENA​


Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr’ e dashur si gjithnje,
fytyr’ e embel engjellore
e vashes qe s’do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen’e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash’ e shtrenjte pse me ndau?
 

KARROCA E JETES​


Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S’qendron gjekund per te pushuar

N’agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s’pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:”Hey..jepi c’i…”

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C’do proshke e grope e papritur
Therrasim: “Me ngadale, or mik!”

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur.
 

SHALLI I ZI​


Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj’angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj’i lig jahudi.

“Ti pi e defrehesh” cifuti me tha,
“por grekja e bukur, te shkoi e te la”

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M’u erren krejt syte, m’u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s’me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m’u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s’e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal…
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s’iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q’ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q’ahere nuk njoh.

…Veshtroj si i cmendur un’ shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj’angushti.
 

LETER E TATJANES, ONJEGINIT​


Po marr guximin qe t’ju shkruaj…
C’do deshit me vec shpirtit tim?
E di, se eshte e drejta juaj
Te me denoni me percmim.
Po ju qe e shihni si po vuaj
Me pak meshire, sado pak,
Nuk do me mprapsni zemerake!
Me pare desha te rri qete
Per turpin tim mbesomeni,
Ju sdo te dinit kur se si,
po te mund te shpresonja vete
Qe, kur e kur me plot hare
te kem t’ju shoh ketu tek ne
Qe t’ju degjoj si kuvendoni,
T’ju them nje fjale dhe pastaj
Ne zemer vec nje mall te mbaj,
Vec gjer sa rish te me takoni…
Po thone se ju s’rrini dot
Ne fshat te heshtur ju merziti
E ne… ne rrojme me te kote
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthte vete ashtu ne fshat,
Na gjette tek ky vend i qete?
T’ju njoh s’do kisha kurre fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkrete.
Dhe afsh’ i shpirtit tim ne jete
Duke u qetuar (kushedi!).
Nje mikut mund t’i behesha mike
Dhe shoqe e jetes e besnike
Dhe zonje e ndershme per shtepi.
Nje tjeter… jo askujt ne jete
Nuk do ti falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vete ,
jam e jotja ne perjetesi;
Gjithe jeta ime me pat qene
Nje peng se ty do te takoj
Se Zoti jeten ma ka dhene
Qe gjer ne varr te adhuroj…
Perhera te kam enderruar
te ndjenja felle thelle ne gjit
me ate veshtrim qe me trondit
Ne zemer shpesh ta kam degjuar
ty zerin… jo s’ish enderim!
Dhe sapo hyre, te kuptova
Me preke fort u pervelova
Thashe esht ai thesari im!
S’eshte e vertete? Po, te kam ndjere
Me flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerezit e mjere,
Me sillte shpesh lutja qetesi,
Edhe tashi, ndaj kesaj grime
A nuk je ti o endra ime,
Qe n’erresire po ndricon
E vjen me prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije
Shpres’ edhe gas me murmuron?
Kush je ti? Engjelli me shprese,
apo nje lajkatar pa bese?
Ma hiq tashi kete dyshim
Kjo mbase nj’enderr mund te jete
Per zemren time nje zhgenjim
E ndryshe krejt fat’ i vertete…
Po dhe keshtu jet dhe fat
vec ty qe sot t’i kam besuar
Me qan me lot shpirt i ngrate
E mprojtje vij per te kerkuar.
Mendo: jam vete s’kam ku flas
askush nuk mund te me kuptoje
Mendja fillon te me leshoje
Ne heshtje duhet te humbas.
Te pres ti eja sic ma k’enda
Dhe shpresat ngjallm’ i perseri,
A ma prish endrren qe tashi
Me te qortuara te renda!
Mbarova! S’mund ta rilexoj…
Po vdes nga frik’ turperuar
Po nderit tuaj i besoj
Me plot guxim duke shpresuar….
 

PERGJERIM​


Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M’u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht’ e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M’u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht’ apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S’ka gje: ti eja menjehere!…

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S’po te therras per t’i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
 

PLAKU​


Nuk jam më dashnor i marrë,
Që bota kishte parë tek unë
Pranvera ime zjarr i parë,
Prej kohe ikën pa një gjurmë.

Amur! O zot i dashurisë së zjarrtë
Unë kam qënë shërbyesi jot
Po ta filloja jetën prapë
Ti prapë do ishe i imi zot.

Mu shuan ëndrrat dhe çdo gjë,
Që desha fort në këtë jetë,
Vuajtjet e mia një nga një,
E mbushën plot zemrën e shkretë.

Nga shqot’ e fatit tim të zi,
U vyshkën lulet në kurorë
Jetoj i zhytur në vetmi
Dhe pres të vijë e fundit orë.

Ashtu si gjethja që s’ka fat,
E mbetur vetëm në degë – hije
Ashtu dhe zemra ime e ngratë,
Jeton me drithëma ftohtësie.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.