Aksident i rëndë në Greqi, shuhet familja shqiptare me 3 anëtarë, mbijeton djali 17-vjeçar
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 3 anëtarëve të një familje shqiptare në Greqi.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Domokous.
Mësohet se makina ku udhëtonte familja shqiptare është përplasur kokë më kokë me një kamion me çisternë. Mediat greke raportojnë se për pasojë nga përplasja fatale kanë ndërruar jetë babai 46-vjeçar, gruaja e tij 43 vjeçe dhe vajza e tyre, 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar, është djali 17-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai është shtruar në spitalin e Lamias.
Sipas kryetarit të Komunitetit të Koromilisë, Dimitris Giataganas, në këtë aks rrugore brenda 1 vit e gjysmë deri në 2, ka pasur 8 aksidente, dy prej tyre me vdekje. Ai tha se asfalti në këtë rrugë është i vjetër dhe në shiun e parë ai bëhet i rrëshqitshëm. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.
"Balkanweb"