??NDIKIMI I BABAIT TEK VAJZA!
Është folur shumë për ndikimin që babai ka tek djali, por është po aq e rëndësishme për vajzat që të kenë vëmendjen dhe ndikimin e njejtë. Një marrëdhënie pozitive midis babait dhe vajzës mund të ketë një ndikim të madh në jetën e një vajze të re dhe madje të përcaktojë nëse brenda saj po zhvillohet apo jo në një grua e fortë dhe e sigurt.
Ndikimi i babait në jetën e vajzës së tij formon vetëbesimin, vetë-imazhin e shumë element të tjerë që lidhen me karakterin dhe jo vetëm.
Ajo që ka rëndësi në marrëdhënien babë-bija është se babai kërkon të jetojë një jetë të integritetit dhe ndershmërisë duke shmangur hipokrizinë dhe duke pranuar mangësitë e veta në mënyrë që ajo të ketë një shembull realist dhe pozitiv se si të merret me botën reale.
Tani jetojmë në një kulturë ku Babai është një partner i barabartë në dhënien e kujdesit. Prej ditës së pare baballarët inkurajohen që të përdorin duart të ndërrojnë pelenën, të lajnë femijën, të vënë fëmijën të flejë dhe të qetësojënë atë. Kjo prani dhe përpjekje është fillimi i një marrëdhënie shumë të rëndësishme.
Baballarët duhet të kalojnë kohë me vajzën e tyre të vogël duke u kujdesur për nevojat e saj fizike dhe për të mbështetur mamin e saj.
Dhe sapo zonja e vogël fillon të fluturojë përreth është e domosdoshme që babai të zbresë në dysheme, në nivelin e saj dhe të luaj me të.
Babai para së gjithash duhet ta trajtojë vajzën e tij me respekt dhe dashuri, pavarësisht nëse është martuar ose akoma me nënën e vajzës së tij, në të njëjtën kohë respeki për nënën e saj është gjithashtu thelbësor.
Lloji i burrave që gratë pikasin dhe kanë marrëdhënie afatgjata me të janë gjithashtu të lidhura drejtpërdrejt me llojin e marrëdhënies që një vajzë ka me babain e saj.
Natyrisht, shpresa është që figura e babait në jetën e një vajze do të synojë të anashkalojë mendimet e kësaj gruaje të re në lidhje me burrat në një mënyrë pozitive.
Vajzat do të shohin se çfarë mendojnë dhe besojnë baballarët e tyre për gratë, nga mënyra se si ata i vlerësojnë dhe i respektojnë gratë, ose nga mënyra se si nuk e bëjnë këtë.
Në vendimet e veta çdo vajzë ka përballë gjithmone dhe vendimtare, këshillat e babait!
Por, a ështe e lehte dhe a ka sot djem qe te jene te guximshmem te dalin perpara babait te nje vajze dhe te kerkojne doren e saj?!
Si dashurine e jetes!
Sepse shqetesimi i duhur i nje babai per vajzen eshte se: nje djale nese nuk ka shkolle, nese nuk ka nje profesion, me cfare do ta mbaje familjen?!
Duke pare se shumica jane ne dembelizmin e tyre per te patur para pa pune dhe jane keta tipa qe kerkojne me shume aventura!
A duhet prinderit te shfaqin frike per vajzen e tyre, mos lidhet me nje "parazit"
Sidomos babai per vajzen dhe pse per mua mami im eshte tmerr?
Por kur mendoj babin, me mire vdes se te gaboj!
E vetmja gje qe nuk i kam thene babit eshte se hyj ne forum, por kur kam biseduar me dike ketu i kam treguar per personin dhe si ka ndodhur , por i kam thene se flas ne rrjete sociale pa e percaktuar se ku, e kur e shoh qe i tregoj mundohem ti fsheh syte me Zot.
Duke i marre keshillat e babit si vendimtare per mua dhe jeten time?
Eshte engjelli im mbrojtes?
Por Zoti me falte dhe qofte i kenaqur me veprimet e mia dhe pse nuk eshte aspak e lehte kur jeta eshte kaq tunduese ?
Editimi i fundit: