Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A është shpirti binjak një person… apo një ndjesi që na ndjek gjithë jetën?

Mignonne

S.E.N.T.??
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gusht 8, 2020
Mesazhe
63,304
Pëlqime
36,427
Ky është një debat i bukur dhe thellësisht filozofik që mund të zgjojë shumë mendime dhe perspektiva të ndryshme. Disa mund të besojnë se shpirti binjak është një person i veçantë që na është caktuar të takojmë dhe që na plotëson në një mënyrë unike. Për ta, ky individ është dikush që na kupton pa fjalë, me të cilin kemi një lidhje të thellë shpirtërore dhe që është pjesë e jetës sonë për një arsye të madhe.
Të tjerë mund të mendojnë se shpirti binjak nuk është një individ i veçantë, por një ndjesi të brendshme—një lloj energjie që na ndjek dhe na udhëzon gjatë gjithë jetës. Kjo mund të jetë një ndjesi e thellë që na bën të kuptojmë se jemi të lidhur me diçka më të madhe, që kalon çdo lidhje të thjeshtë njerëzore. Kjo ndjesi mund të shfaqet në më shumë forma, dhe ndoshta mund të jetë më shumë se një marrëdhënie, por një lloj përvoja shpirtërore që kërkon të na ndihmojë të evoluojmë.

Cilat janë mendimet tuaja rreth kësaj? Si e përkufizoni ju shpirti binjak?
 
Shpirti binjak eshte dicka misterioze, Dikush e sheh si person te vecant (nje lidhje shpirterore qe perputhet me ne), dikush si nje energji.
Shpirti binjak paraqitet si nje shpirt i ndare nga i joti n'fillimin e kohes, qe jeton si individ i vecante dhe kerkon te ri-bashkohet me ty n'kete jete. Kjo shpesh lidhet me ate "njeriun e vetem" qe ndjejme se na mungon, dhe pershkruhet si nje lidhje intensive, ndonjeherë edhe turbulente. Por, nese shkojme tek filozofia e lashte, Platoni ka mendim tjeter. Ne "Miti i ciftit", Platoni thote se shpirti binjak mund te jete nje deshire per t'u kthyer ne nje te tere, jo domosdoshmerisht nje person por nje ndjenje e perkryerjes qe na shtyn t'kerkojme dashuri, kuptim ose lidhje me universin. Ketu, ai eshte me shumë nje udhe shpirterore sesa një qenie fizike.

Personalisht, i besoj te pares.
 
Ky është një debat i bukur dhe thellësisht filozofik që mund të zgjojë shumë mendime dhe perspektiva të ndryshme. Disa mund të besojnë se shpirti binjak është një person i veçantë që na është caktuar të takojmë dhe që na plotëson në një mënyrë unike. Për ta, ky individ është dikush që na kupton pa fjalë, me të cilin kemi një lidhje të thellë shpirtërore dhe që është pjesë e jetës sonë për një arsye të madhe.
Të tjerë mund të mendojnë se shpirti binjak nuk është një individ i veçantë, por një ndjesi të brendshme—një lloj energjie që na ndjek dhe na udhëzon gjatë gjithë jetës. Kjo mund të jetë një ndjesi e thellë që na bën të kuptojmë se jemi të lidhur me diçka më të madhe, që kalon çdo lidhje të thjeshtë njerëzore. Kjo ndjesi mund të shfaqet në më shumë forma, dhe ndoshta mund të jetë më shumë se një marrëdhënie, por një lloj përvoja shpirtërore që kërkon të na ndihmojë të evoluojmë.

Cilat janë mendimet tuaja rreth kësaj? Si e përkufizoni ju shpirti binjak?
Unë besoj se shpirti binjak ekziston kur e gjen atë që në rrugën e saj, pa u njohur, ka pasur një jetë të ngjashme me tënden, prej vetes së saj, pa u ndikuar aspak prej teje. Keni pasur jetë paralele edhe pse pa u takuar asnjëherë më parë.
Por në momentin që jeni gati për njëri-tjetrin unë besoj se Zoti e bën të mundur atë takim sepse ju do ta çmoni njëri-tjetrin dhe nuk do e shpërdoroni me teka apo me gjaknxehtësi, me hatërmbetje apo papjekuri.
Besoj se njeriut i duhet të kalojë shkretëtirën i vetëm për të gjetur tokën e premtuar, në këtë botë që bëhet sa vjen e më shumë shkretëtirë, i duhet të tregohet shumë i duruar dhe të mos e humbë shpresën.
I duhet të jetë vizionar e të mos e humbë idealen e tij derisa ajo të mishërohet tek një njeri që e bën më të mirë.
Besoj se njeriu ashtu siç është besnik ndaj idealit të dashurisë, ashtu edhe Zoti është besnik ndaj premtimeve të Tij, dhe do i japë mundësi që ta njohë më të mirën që ka ruajtur për të.
Ndërkohë gjatë kohës së ecjes në shkretëtirë njeriu përgatit veten, karakterin, përkushtimin, kalon luginën e vdekjes dhe nuk ndalet në të vdekur të pakallur që kanë vrarë ëndrrat me të keqen që u ka marrë frymën e trupin dhe i ka shpërfytyruar duke i bërë të pandieshëm e të paturp.
Çfarë nuk ka parë e përsëri nuk ka ndalur në shoqërinë e tyre, nuk ka gjetur vendmbërritjen tek asnjeri, por ka vazhduar edhe sikur kjo të ishte një endje e përjetshme.
Sepse nuk mund të bashkohesh me atë që të vret shpirtërisht, është një lloj transplanti që shpirti ynë nuk do ta pranonte, dhe imuniteti ynë do ta largonte por do të të vriste edhe ty. Ndërsa i vetëm mund të mbetesh i gjallë dhe të shpresosh për atë që shpirti yt e pranon natyrshëm, që bota jote shpirtërore nuk e lufton përbrendshëm pa e kuptuar, por ajo të jep jetë, të jep dritë me mirësinë e saj, me dashurinë e saj.
Ajo ka aq shumë dashuri për gjithë botën jo vetëm për ty, të mëson ta duash gjithçka përsëri nga e para, të mëson të duash më shumë në çdo imtësi të përditshmërisë, të rilindësh me pastërtinë e saj, me butësinë e saj, ajo të mbush me gëzim dhe të bën të jesh më i mirë, të purifikon shpirtin.
Ajo bëhet bekimi yt më i madh dhe e ndien se lidhja juaj shpirt më shpirt i kapërcen kohërat dhe kufijtë e njohur prej teje, ndiheni gjithë kohës të përqafuar dhe çdo gjë tjetër ndal së ekzistuari.
 
Editimi i fundit:
Unë besoj se shpirti binjak ekziston kur e gjen atë që në rrugën e saj, pa u njohur, ka pasur një jetë të ngjashme me tënden, prej vetes së saj, pa u ndikuar aspak prej teje. Keni pasur jetë paralele edhe pse pa u takuar asnjëherë më parë.
Por në momentin që jeni gati për njëri-tjetrin unë besoj se Zoti e bën të mundur atë takim sepse ju do ta çmoni njëri tjetrin dhe nuk do e shpërdoroni me teka apo me gjaknxehtësi, me hatërmbetje e me papjekuri.
Besoj se njeriut i duhet të kalojë shkretëtirën i vetëm për të gjetur tokën e premtuar, në këtë botë që bëhet sa vjen e më shumë shkretëtirë, i duhet të tregohet shumë i duruar dhe të mos e humbë shpresën.
I duhet të jetë vizionar e të mos e humbë idealen e tij derisa ajo të mishërohet tek një njeri që e bën më të mirë.
Besoj se njeriu ashtu siç është besnik ndaj idealit të dashurisë, ashtu edhe Zoti është besnik ndaj premtimeve të Tij, dhe do i japë mundësi që ta njohë më të mirën që ka ruajtur për të.
Ndërkohë gjatë kohës së ecjes në shkretëtirë njeriu përgatit veten, karakterin, përkushtimin, kalon luginën e vdekjes dhe nuk ndalet në të vdekur të pakallur që kanë vrarë ëndrrat me të keqen që u ka marrë frymën e trupin dhe i ka shpërfytyruar duke i bërë të pandieshëm e të paturp.
Çfarë nuk ka parë e përsëri nuk ka ndalur në shoqërinë e tyre, nuk ka gjetur vendmbërritjen tek asnjëri por ka vazhduar edhe sikur kjo të ishte një endje e përjetshme.
Sepse nuk mund të bashkohesh me atë që të vret shpirtërisht, është një lloj transplanti që shpirti ynë nuk do ta pranonte, dhe imuniteti ynë do ta largonte por do të të vriste edhe ty. Ndërsa i vetëm mund të mbetesh i gjallë dhe të shpresosh për atë që shpirti yt e pranon natyrshëm, që bota jote shpirtërore nuk e lufton përbrendshëm pa e kuptuar, por ajo të jep jetë, të jep dritë me mirësinë e saj, me dashurinë e saj.
Ajo ka aq shumë dashuri për gjithë botën jo vetëm për ty, të mëson ta duash gjithçka përsëri nga e para, të mëson të duash më shumë në çdo imtësi të përditshmërisë, të rilindësh me pastërtinë e saj, me butësinë e saj, ajo të mbush me gëzim dhe të bën të jesh më i mirë, të purifikon shpirtin.
Ajo bëhet bekimi yt më i madh dhe e ndien se lidhja juaj shpirt më shpirt i kapërcen kohërat dhe kufijtë e jetës drejt pafundësisë, ndiheni gjithë kohës të përqafuar dhe çdo gjë tjetër ndal së ekzistuari.
Personalisht nuk besoj me ne egzistencen e asgjeje por nuk e mohoj dot qe shkrimi jot ishte shume mbreslenes dhe per te mos harruar.
 
Edhe unë nuk do ta besoja nëse nuk do ta njihja, ashtu siç e njohim të dy, sepse unë atë kam përshkruar. 🤗
 
Uroj qe te mbash te njejtin mendim dhe te ruash te njejtin vlersim perjetesisht,dhe kryesisht uroj qe zhgenjimi dhe hidherimi mos te preki kurre zemrat e askujt 🤗
 
Falemnderit për gjithë mirësinë tënde që e jep pa kursyer kurdoherë, në urimet më të përzemërta! Të jam mirënjohës! 🤗
 
Utopi, (për mua është njeri) njerëzit ndryshojnë...çka quhet "shpirt binjak" sot, nesër ndryshon dhe të vetmet gjëra të sigurta që ngelen janë: zhgënjimi, kujtimet dhe nevoja për të plotësuar boshllëkun.
 
Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back