Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A do të ketë një monument kushtuar viktimave të pandemisë?

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
A do të ketë një monument kushtuar viktimave të pandemisë?

Dr. Emili Godbej është profesoreshë e artit dhe kulturës vizuale në Universitetin Shtetëror të Ajouas SHBA. Në një intervistë për “The Conversation”, ajo tregon se si monumentet kushtuar Murtajës u përdorën për të përkujtuar viktimat e shpërthimeve epidemike të tjera, dhe pse përmendoret e epidemive, nuk janë aq të shumta sa ato të luftës.


Cilat janë disa nga shpërthimet epidemike në të shkuarën, që janë memorizuar në të gjithë botën?
Sëmundjet si murtaja bubonike, kolera, pandemia e gripit në vitin 1918 ose “Gripi Spanjoll”, SIDA, madje edhe SARS kanë monumente, megjithëse disa janë shumë më modeste se të tjerat. Ato janë më të rralla kur krahasohen me monumentet e luftërave, regjimet politike dhe tragjeditë më të dukshme, si sulmet e 11 Shtatorit ose Holokausti. Gjithsesi, ato janë të pranishme.

Cilat janë disa monumente të shquara kushtuar Murtajës, dhe çfarë përkujtojnë ato?
Epidemia e Murtajës Bubonike shpërtheu disa herë në pjesë të ndryshme të botës midis shekullit VI Para Krishtit dhe shekullit XIX-të. Ajo nxiti ndërtimin e një morie veprash përkujtimore dhe të arteve pamore që synonin të bindnin qiejt që të kursenin jetët njerëzorë.
E përhapur nga pleshtat e transportuar nga minjtë, Murtaja Bubonike shkatërroi popullatat në shumë pjesë të botës, duke sjellë ndryshime të mëdha shoqërore. Për shkak se mungonte teoria moderne e sëmundjes, shtrigat, hebrenjtë, të huajt, miazma (ajri i keq) dhe madje macet u sakrifikuan si “kokë turku”.
Murtaja shpesh shihej si ndëshkim për mëkatin e njerëzve. Në kundërpërgjigje, evropianët ngritën tempujt, kisha dhe monumente kushtuar sëmundjes. Pikturat nxirrin në pah Shën Rokun, që zakonisht paraqitet me një ënjtje të shkaktuar nga murtaja në kofshën e tij. Virgjëresha Mari dhe Shën Sebastiani, shfaqen në vepra të shumta si një lloj lutje ndaj Zotit për t’i ndihmuar nga kjo pandemi vdekjeprurëse. Për shembull kisha Il Redentore (Shëlbuesi) në Venecia, u ngrit për shkak të një shpërthimi epidemik të murtajës në të cilën vdiqën gati një e treta e qytetarëve të Venecias. Po kështu, në shekullin XVIII, Klagenfurti në Austri, ngriti para një kishe një Pestsaüle (Kolonë Murtaje). Monumente të ngjashme u ngritë në Baden dhe Heilgenkreuc po në Austri.
Monumentet në përkujtim të viktimave të kolerës, një sëmundje e përhapur nga kushtet jo të duhura higjeno-sanitare, dhe që kryesisht qarkullon përmes ujit të infektuar nga fekalet, janë shumë më të pakta, ndonëse shpërthimet e saj epidemike dhe numri i viktimave që shkaktoi gjatë shekullit XIX-të ishte i përhapur dhe shkatërrues.
Kjo është ndoshta për shkak të varrimeve kolektive dhe me ngut të viktimave, nga frika e infektimit dhe mungesës së hapësirës. Ndoshta dëshmia më pikante, por e vogël, për humbjen e jetës është një pompë uji në Broad Street në Londër, e cila u cilësua si shkak për epideminë e kolerës në vitin 1854.
Ishte ajo pompë që i dha mundësi Xhon Snout, një nga pionierët e shëndetit publik, që të konstatonte se ishte uji i ndotur ai që infektonte njerëzit në lagjen e tij. Si për ironinë e fatit, ata që preferuan alkoolin si pijen e tyre kryesore, ishin ata që u kursyen nga kolera, sepse ato produkte ngroheshin para se të piheshin.
Edhe pandemia e gripit të vitit 1918, meritonte disa monumente më të dukshme. Studiuesit modernë thonë se kjo nuk ndodhi për shkak të tragjedisë së njëkohshme të Luftës së Parë Botërore, edhe pse gripi spanjoll vrau ndoshta deri në 100 milion njerëz.
Studiuesit kanë përdorur termat “pandemi e harruar” dhe “amnezi masive” ndaj atij gripi vdekjeprurës, pjesërisht sepse historia ishte shumë më e vështirë për t’u treguar në krahasim me ato të vdekjeve heroike në fushën e betejës. Monumenti ndoshta më i pazakontë për një pandemi është “Guri ngushëllues i shpirtit” i vitit 2003 në Institutin e Kërkimit të Kafshëve në Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore në Pekin.
Në vend të një monumenti për njerëzit që u vranë nga SARS, monumenti i kushtohet kafshëve që u flijuan në laboratorë për qëllime studimore. Hong Kongu ka tashmë një memorial për mjekët dhe infermierët që humbën jetën nga epidemia e SARS-it në vitin 2003.
Në ndryshim nga monumentet masive dhe të kushtueshme kushtuar humbjes së jetëve në luftë, si ato mbi 11 shtatorin dhe Holokaustin, efekti shkatërrues i AIDS-it në Nju Jork, përkujtohet si një monument relativisht i thjeshtë, i ndërtuar me shumë vonesë dhe me shumë më pak fonde, para njërit prej spitaleve që u mor për herë të parë me atë virus të ri.
A do të kemi një memorial në kujtim të viktimave të Covid-19
Kjo është e vështirë të thuhet me siguri, megjithëse tashmë po shohim memoriale të përkohshme kushtuar viktimave të Covid-19 të organizuara nga artistë dhe miq dhe familjarë të viktimave. Rreth 20.000 flamuj amerikanë u vendosën në National Mall në Uashington, DC, kur numri i të vdekurve në SHBA i kaloi 200.000 në muajin shtator. Fotot e viktimave u vendosën përgjatë Belle Isle Drive në Detroit. Njerëzit në qytete të tjera në SHBA, kanë krijuar gjithashtu memoriale të përkohshme.
Për shkak se historikisht, shkaku i vërtetë i pandemisë nuk ka qenë i lehtë për t’u përcaktuar, viktimat nuk kanë një “vdekje heroike”, dhe numri i viktimave mund të jetë i vështirë të dihet, shpërthimet epidemike të sëmundjeve, janë më të vështira që të konceptohen.
Për pasojë, ato janë më të vështira për t’u memorizuar në një mënyrë publike.
Sidoqoftë,ne jemi në një epokë në të cilën ekziston një ligjërim i konsiderueshëm publik në lidhje me monumentet, pavarësisht nëse i heqim apo i vendosim. Ndaj në këtë aspekt, Covid-19 mund të jetë ai që do të thyejë rregullat.

/ the conversation – bota.al
 
ndoshta do te kete nji monument per tere boten qe te simbolizoje pandemine qe kaloj bota per te gjithe
 
ka shifra me te frikshme kanceri ☹️ I bje me bo monument? Po per afrikant qe kan diamantin edhe vdesin per uje ca mund te bojm ☹️
 
Nuk mendoj se do kete nje monument:
Por besoj se do ket nje dite te shenuar kur u perhap covid-19
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back