- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 36,703
- Pëlqime
- 26,694
Kjo botë në tërë është vetëm çështje kohe. Vetë jeta jonë është kohë. Ajo mund të përkufizohet vetëm në tre ditë; të djeshmen që ka kaluar dhe nuk kthehet, të sotmen që mund ta jetojmë, dhe të nesërmen që nuk e dimë nëse do e jetojmë.
Andaj, me kalimin e kohës do të kalojë çdo gjë që ndërlidhet me ne. Do të kalojnë problemet, sfidat, sëmundjet, sprovat, dhimbjet, vuajtjet, varfëria, papunësia, brengat, etj. Po ashtu, do të kalojë edhe lumturia, gëzimi, qetësia, pasuria, koha, angazhimi, puna, lodhja, etj.
Pra, së bashku me kohën do të kalojë çdo gjë që ndërlidhet me ne ashtu siç do të kalojmë edhe vetë ne.
Me kohën, do të kalojnë dhe do të ikin edhe njerëzit që kishim përreth vetes ose do të ikim ne që ishim në jetën e të tjerëve. Pra, pavarsisht nëse njerëzit, fjalët, veprat, gjësendet, emocionet, ndjenjat kanë qenë të mira apo të këqija, çdo gjë do të ikë dhe do të largohet me kohën.
E çka mbetet....?
E tërë ajo që mbetet është vetëm kujtimi, qoftë i të tjerëve për ne apo i yni tek të tjerët. Andaj, le të mundohemi që të lëmë kujtime të mira tek të tjerët dhe le të mundohemi që të nxjerrim kujtime të mira nga të tjerët.
Çdo gjë do të kalojë me kohë dhe nuk është problemi tek koha. Problemi është tek ne se sa do të jemi në gjendje që të durojmë derisa të kalojë koha...?
Andaj, për çdo gjë ka zgjidhje vetëm se duhet pakëz durim në mënyrë që ti japim kohë kohës për të kaluat...
(e huazuar)