Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

80 vjetori i Luftës së Dytë Botërore, histori që nuk duhet harruar

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,220
Pëlqime
522
Nga Paskal Milo

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste në 7 prill 1939 nuk ishte një ngjarje që i gjeti në befasi fuqitë demokratike perëndimore. Qeveritë e Britanisë së Madhe e të Francës i kishin njohur me kohë Italisë përparësinë e interesave në shtetin e vogël të përtej Adriatikut. Kryeministri britanik Nevil Çemberlein dhe homologu i tij francez Eduard Daladier tri javë para se të pushtohej Shqipëria kishin vulosur dështimin e tyre si garantë të paqes evropiane kur ushtria e Adolf Hitlerit hyri në Pragë pa ndeshur rezistencë. Kur u braktis Çekosllovakia që ishte një vend më i madh e më i lidhur me demokracitë perëndimore as nuk bëhej fjalë se Shqipëria mund të bëhej shkas për një përplasje ushtarake në shkallë evropiane.

Në pranverën e vitit 1939 tensioni evropian kishte arritur pikën e vlimit dhe atë masë kritike sa që një hap tjetër agresiv i fuqive fashiste mund ta përfshinte kontinentin në flakët e zjarrit. Fqinjët e Gjermanisë, e veçanërisht Polonia u ndjenë më shumë të kërcënuar, e po kështu në Ballkan, Greqia e Rumania.

Të tri këto vende kërkuan e u futën në sistemin e garancisë anglo-franceze, në dy javët e para të muajit prill.Po për efekte sigurie nga kërcënimi i Italisë, në 12 maj Turqia u largua nga pozita e saj neutrale dhe nënshkroi një deklaratë të përbashkët me Britaninë e Madhe për ndihmë reciproke në rast agresioni nga një luftë e mundshme në Mesdhe.Boshti fashist ose Pakti Antikomintern ishte futur në rrugën e pakthyeshme të shpërthimit të luftës për të shembur përfundimisht Sistemin e Versajës.

Në 22 maj 1939 Gjermania dhe Italia nënshkruan për dhjetë vjetë marrëveshjen për aleancë ushtarake, të njohur ndryshe si “Pakti i Çeliktë”.

Hitleri më shumë e Musolini më pak i kishin mashtruar “etërit” e politikës evropiane të cilët të zhgënjyer nga besëlidhja tinëzare e Mynihut nuk bënë “mea culpa-n” e tyre. Nëse e kuptuan më në fund se diktatori i Gjermanisë kishte filluar të krijonte “Lebensraum”-in (“hapësirë jetike”), te Musolini shihnin ende një mundësi për ta tërhequr në anën e tyre ose të paktën t’a neutralizonin qoftë edhe për një farë kohe. Shqipëria ishte viktima për ta joshur diktatorin fashist të Romës.

Gabimi i dytë i madh i Nevil Çemberleinit që sipas gjysmë vëllait të tij Ostinit, “nuk merrte vesh asgjë nga politika e jashtme”, ishte se siç shkruan Uinston Çurçilli në kujtimet e tij “u injorua gatishmëria e padyshimtë e Rusisë Sovjetike për përfundimin e një marrëveshjeje me fuqitë perëndimore për të përdorur të gjitha mjetet për shpëtimin e Çekosllovakisë”.

Ky gabim historik i kryeministrit konservator britanik nuk gjen justifikim në hendekun e thellë ideologjik e politik që ndante atë personalisht dhe shtetet demokratike perëndimore nga regjimi komunist sovjetik e kreun e tij, J.V. Stalinin, as edhe në mungesën e plotë të simpatisë që ata ushqenin për njëri-tjetrin. Çemberlein, sikurse edhe një pjesë e mirë e klasës politike perëndimore nuk e fshihnin ambicien për të parë fundin e bolshevizmit në Rusi, e për këtë qëllim për të orientuar e nxitur Gjermaninë naziste drejt Lindjes e Bashkimit Sovjetik.

Stalini ka qënë diktator por edhe shumë i mprehtë për të kuptuar e për t’u orientuar në zhvillimet e situatave ndërkombëtare për interesat e tij e të vendit të vetë. Burokracia ruso-sovjetike kishte përvojë në politikën e jashtme e në diplomaci e së bashku me shërbimet sekrete e furnizonin Stalinin me informacione e analiza për çfarë po ndodhte në politikën botërore e në çdo kancelari të veçantë perëndimore.

hjuj-300x194.jpg


Në fillim të marsit 1939 në Moskë ishin kryqëzuar mjaft vëzhgime e dyshime rreth synimeve anglo-franceze për ta lënë të izoluar atë nga “rregullimi” i punëve evropiane me Gjermaninë, ndonëse nga Londra e nga Parisi jepeshin mesazhe diplomatike se ato nuk synonin ta linin mënjanë BRSS nga zgjidhja e problemeve më të rëndësishme ndërkombëtare. Stalini përfitoi nga kongresi i XVIII-të i Partisë Bolshevike dhe në 10 mars përtej retorikës ideologjiko-politike të zakonshme dha disa mesazhe të reja për orientimin e politikës së jashtme të shtetit sovjetik në rrethanat e krijuara.

Për këtë fjalim të Stalinit shumica e historianëve janë në një pikëpamje me vlerësimin e bërë nga figura e dytë politike e shtetërore sovjetike e kohës, V. Molotov, se ai “shënoi fillimin e kthesës në marrëdhëniet politike” me Gjermaninë. Stalini deklaroi se Anglia dhe Franca kishin hequr dorë nga politika e sigurimit kolektiv dhe “nga politika e kundërshtimit kolektiv të agresorëve”, se shtypi i tyre synonte “të ngjallte zemërimin e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë, të helmonte atmosferën dhe të provokonte, pa ndonjë arsye të dukshme, një konflikt me Gjermaninë”.

Ai aludoi qartë në adresë të dy fuqive perëndimore se ishin mësuar që t’i nxirrnin gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve dhe i vuri për detyrë politikës së jashtme sovjetike që të mos lejonte që ta tërhiqnin Bashkimin Sovjetik në konflikte.

Ky fjalim nuk la ndonjë përshtypje të veçantë në Londër e në Paris por u regjistrua me shumë interes në Berlin. Aty u kap mesazhi se Bashkimi Sovjetik nuk donte të shkonte në luftë me Gjermaninë dhe Stalini i shtriu dorën Hitlerit. Për Rajhun gjerman qëndrimi sovjetik ishte i favorshëm. Ai ndodhej në prag të pushtimit të Çekosllovakisë dhe po ushtronte një presion të madh ndaj Polonisë për Dancigun (Gdansk) si dhe ndaj Rumanisë ku e tërhiqnin rezervat e mëdha të naftës në Ploesht. Berlini ishte shumë i interesuar që të mos kishte një afrim të Rusisë Sovjetike me Britaninë e Madhe e Francën dhe ai punonte hapur e fshehur për ta thelluar ndarjen që ekzistonte mes tyre.

Rënia e Çekosllovakisë shënoi edhe fundin e politikës së “pajtimit” të Nevil Çemberleinit. I goditur rëndë e pa rrugëdalje tjetër, kryeministri britanik bëri disa deklarata publike antigjermane dhe u drejtua atje ku kishte refuzuar të kërkonte bashkëpunim, në Moskë.

Një sondazh i Gallup-it kishte treguar se 86 për qind e britanikëve kërkonin një aleancë mbrojtjeje me Bashkimin Sovjetik.

Dy ditë pasi tanket gjermane kishin hyrë në Pragë, në 17 mars, ambasadori sovjetik në Londër, Ivan Majski u thirr në Forin Ofis. Aty iu tha se ne politikën e jashtme britanike po hapet një erë e re, ajo e krijimit të një blloku të fuqishëm antigjerman me pjesëmarrjen e Anglisë, Francës, BRSS si dhe të gjitha vendeve të tjera të kërcënuara si Polonia, Rumania, vëndet skandinave, etj.

Qeverisë sovjetike iu shtrua edhe pyetja se nëse Rumania do t’i rezistonte me armë sulmit gjerman, a do ta mbështeste Bashkimi Sovjetik atë jo vetëm me armë e municione por edhe me dërgimin e trupave ushtarake?2 Ditën tjetër, në 18 mars ambasadori britanik në Moskë, U. Sids i bëri po të njëjtën pyetje komisarit të popullit për punët e jashtme M. M. Litvinov, i cili nga ana e tij po të njëjtën ditë informoi J. V. Salinin.

Qeveria sovjetike në përgjigje të propozimit anglez u shpreh për një konference të gjashtë vendeve (Britania e Madhe, Franca, BRSS, Poloni, Rumani, Turqi) për organizimin e rezistencës kolektive kundër shteteve agresore. Mosbesimi i ndërsjelltë dhe hezitimi për tu bashkuar në një konferencë të tillë nga ana e Polonisë e Rumanisë çoi në një përpjekje më modeste për hartimin e një deklarate të katër shteteve (Britania e Madhe, Franca, BRSS dhe Polonia), iniciativë kjo britanike e cila përsëri dështoi. Në 17 prill Moska doli me një propozim të ri, nënshkrimin e një traktati të ndihmës reciproke midis Britanisë së Madhe, Francës e Bashkimit Sovjetik.

Përmbajtja e projektit ishte kjo: Anglia, Franca dhe BRSS të përfundonin midis tyre një marrëveshje në një afat prej 5-10 vjet me angazhimin reciprok për t’i dhënë njëri-tjetrit menjëherë çdo ndihmë, përfshirë atë ushtarake, në rast agresioni në Evropë kundër çdo njërit prej shteteve kontraktuese. Një nen tjetër i këtij projekti nënvizonte se të tre vendet detyroheshin të jepnin çdo ndihmë, përfshirë edhe atë ushtarake, shteteve evropianolindore që shtriheshin midis Detit Balltik e Detit të Zi dhe kufitarë me BRSS, në rast agresioni kundër tyre.

Një pikë tjetër e propozimit sovjetik parashikonte gjithashtu se të tre Fuqitë pas shpërthimit të veprimeve ushtarake të mos hynin në asnjë lloj bisedimi dhe as të përfundonin paqe me agresorët veç e veç nga njëri-tjetri e pa marrëveshje të përbashkët mes tyre. Po në të njëjtën ditë ky propozim iu dorëzua ministrit të jashtëm të Francës në Paris Bone nga ambasadori sovjetik J.Z. Suriç. Në Londër dhe në Paris nuk u ngutën për të kthyer një përgjigje të shpejtë. Vetëm pas tre javësh, në 8 maj pasi u konsultuan midis tyre dhe me Varshavën e Bukureshtin, qeveria angleze dhe ajo franceze i komunikuan qeverisë sovjetike pikëpamjet e tyre.

Në këtë ditë Sids i deklaroi ministrit të ri të jashtëm sovjetik, V. Molotov qëndrimin përfundimtar britanik e francez ndaj iniciativës sovjetike sipas të cilit “qeveria sovjetike detyrohej që në rastin e pjesëmarrjes së Britanisë së Madhe dhe të Francës në veprime ushtarake për përmbushjen e detyrimeve të marra prej tyre, të jepte mbështetje të menjëhershme, në rast se ajo do të ishte e dëshirueshme…”

Ndërkohë Polonia dhe Rumania që kishin nënshkruar marrëveshje për garancinë e kufijve të tyre me Britaninë e Madhe e Francën refuzuan të pranonin përfundimin e një pakti të tillë me Bashkimin Sovjetik ose marrjen e përgjegjësive prej tij për garantimin e tyre qoftë edhe përmes pjesëmarrjes në një marrëveshje me Londrën e Parisin.

7u7i-1-300x153.jpg
yjuy-300x165.jpg


Qëndrimi i Polonisë e i Rumanisë por edhe i vendeve balltike për të mos pranuar garancitë sovjetike nënkuptohej nga dy arsye: e para se historikisht Rusia kishte patur synime aneksioniste ndaj këtyre territoreve dhe një ndjenjë e thellë mosbesimi e frike ekzistonte në këto vende ndaj saj; e dyta se këto vende ndodheshin nën trysninë e Gjermanisë së Hitlerit për të nënshkruar marrëveshje “mossulmimi” e për të lëshuar territore ose për t’i kontrolluar ato prej saj. Në fakt Britania e Madhe dhe Franca kishin pranuar që Polonia dhe Rumania të futeshin në sistemin e garancive që do të krijohej nga një marrëveshje e mundshme me Bashkimin Sovjetik por jo për Finlandën, Letoninë dhe Estoninë.

Qeveria sovjetike në 14 maj 1939 u bëri të njohur qeverive angleze e franceze vërejtjet e saj zyrtare për propozimet e tyre: ato nuk ishin në përputhje me parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me BRSS dhe e vendosnin atë në një gjendje të pabarabartë sepse nuk parashikonin detyrimet e Anglisë e të Francës për të garantuar shtetin sovjetik në rastin e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj tij nga ana e agresorëve siç ato kishin bërë me Poloninë; propozimet e shtrinin garancinë vetëm ndaj Polonisë e Rumanisë dhe jo ndaj shteteve kufitare veriperëndimore të Bashkimit Sovjetik si Finlanda, Estonia e Letonia; mungesa e këtyre garancive mund të shërbenin si momente provokuese për drejtimin e agresionit kundër shtetit sovjetik.

Qeveria sovjetike në interes të krijimit të një fronti të vërtetë kundër përhapjes së agresionit në Evropë propozoi edhe njëherë përfundimin e “paktit efektiv për ndihmë reciproke kundër agresionit” midis Anglisë, Francës e BRSS si dhe garantimin nga ana e tyre të shteteve të Evropës Qendrore e Lindore që ndodheshin nën kërcënimin e agresionit, duke përfshirë aty edhe Letoninë, Estoninë e Finlandën.

Në Londër propozimet sovjetike përsëri u pritën me skepticizëm. Qarqet më konservatore të torëve britanikë me në krye Çemberleinin ishin të fiksuar në mënyrë të verbër në antikomunizmin e tyre aq sa nuk shikonin se Gjermania e Hitlerit ishte bërë rreziku më i madh e parësor për paqen evropiane e për vetë Britaninë e Madhe. Mjaftë liderë të shquar konservatorë si Çurçilli, Lloid Xhorxhi dhe Entoni Iden kur në 19 maj propozimet ruse u shtruan për diskutim në Dhomën e Komuneve i kërkuan kryeministrit britanik nënshkrimin e menjëhershëm të marrëveshjes me Rusinë Sovjetike.

Por siç ka dëshmuar Çurçilli, politikani më i madh britanik i shekullit të XX-të e që ishte një nga emblemat e antikomunizmit botëror, Çemberlein “u tregua i ftohtë e përbuzës” ndaj saj në një kohë që nuk duhej, se “do të kishte qënë shumë më mirë nëse do të ishte pranuar nga ana e Francës dhe e Britanisë së Madhe, oferta e rusëve për të shpallur aleancën tripalëshe” dhe se “Stalini do të kishte mbetur i kënaqur dhe historia ndoshta do të kishte marrë rrjedhë tjetër”.

Qeveria britanike e ndodhur para kritikave e për të shmangur ato, “me neverinë më të madhe “ siç do të raportonte ambasadori gjerman në Londër për shefat e tij në Vilhelmshtrase (ministria e jashtme) ndërmori nismën për t’i paraqitur së bashku me qeverinë franceze një projekt traktat për ndihmë reciproke qeverisë sovjetike mbështetur në parimet e Lidhjes së Kombeve. Në 25 maj projekti iu dorëzua qeverisë sovjetike.

Në Moskë u manifestuan hapur mosbesim e kritika ndaj qëndrimeve të kancelarive perëndimore. Në 27 maj, shefi nominal i qeverisë sovjetike dhe ministri i jashtëm i saj, Molotovi u deklaroi përfaqësuesve diplomatikë se ai ishte i pakënaqur nga projekt propozimet e Londrës e të Parisit. Në një fjalim të mbajtur posaçërisht në Sovjetin Suprem për gjendjen ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të vendit ai përcaktoi tri pikat themelore për një marrëveshje të mundshme me Britaninë e Madhe dhe Francën, të cilat iu paraqitën atyre zyrtarisht në 2 qershor.

Projekt traktati sovjetik kërkonte që Franca, Anglia dhe BRSS të angazhoheshin për t’i dhënë njëri-tjetrit ndihmë të menjëhershme, të gjithanshme dhe efektive, në qoftë se njëri prej këtyre shteteve do të hynte në veprime ushtarake me shtete evropiane, ose kur sulmohej prej tyre. Në projekt parashikohej që të tri fuqitë detyroheshin të mbronin edhe Belgjikën, Greqinë, Turqinë, Rumaninë, Poloninë, Letoninë, Estoninë e Finlandën nga agresioni i këtyre shteteve evropiane mbi bazën e marrëdhënieve deri diku kontraktuale që këto vende kishin me Anglinë, Francën e BRSS.

Kjo lloj ndihme mund t’i jepej edhe një vendi tjetër evropian, i cili e kërkonte këtë ndihmë, për të kundërshtuar dhunimin e asnjanësisë së tij. Në projekt traktat parashikohej që brenda një afati të shkurtër kohor të diskutohej midis tre shteteve për metodat, format dhe përmasat e ndihmës që do t’i jepnin njëri tjetrit ose të tjerëve në rast agresioni.

U gjykua nga Londra se shkëmbimi në distancë i projekteve nuk ndihmonte në ngushtimin e diferencave dhe në gjetjen e kompromiseve. Ndaj edhe u propozua nga Lordi Halifaks që bisedimet të zhvilloheshin rreth një “tryeze të rrumbullaktë” në Moskë duke filluar nga mesi i muajit qershor në nivel drejtorësh politikë të ministrive të jashtme, të të tre shteteve.

Por edhe këto bisedime nuk patën ndonjë fat më të mirë. Palët humbën kohë me formulime të ngatërruara veçanërisht për termin “agresion i tërthortë” të cilat pasqyronin mungesën e besimit të ndërsjelltë e të vullnetit politik për të arritur në një marrëveshje të ndershme e të barabartë. Gjithsecila prej tyre kishte një prapavijë mendimi për të siguruar avantazhe strategjike si edhe për të mos e mbyllur përfundimisht derën për marrëveshje me Gjermaninë. Në këtë drejtim ndikoi edhe frika që manifestuan disa vënde për të pranuar hapur garancinë e tre Fuqive ndaj një agresioni të mundshëm gjerman.

Në këto rrethana në fund të korrikut 1939 u vendos që të lihej mënjanë përkohësisht aspekti i bashkëpunimit politik dhe vëmendja të përqendrohej në arritjen e një konvente për bashkëpunim në fushën ushtarake. Por përsëri u dëshmua mungesë dëshire për bashkëpunim, veçanërisht nga ana britanike e cila jo vetëm që dërgoi në Moskë një mision ushtarak jo të nivelit të lartë por edhe me porosinë që t’i zhvillonin me ngadalë bisedimet në pritje të përfundimit të një marrëveshjeje politike.

Në Moskë, Stalini për nga natyra dyshues e këtë herë jo pa të drejtë porositi mareshallin Klement Voroshillov t’u vinte anglezëve e francezëve kushtin: ose të bindnin qeveritë e Polonisë e të Rumanisë që të pranonin kalimin e trupave sovjetike nëpër territoret e tyre për t’u ardhur në ndihmë në rast agresioni, ose bisedimet e mëtejshme për një marrëveshje ushtarake nuk kishin më kuptim. Këtu ishte thembra e Akilit dhe në Paris e në Londër e dinin pikën e dobët. Megjithë përpjekjet që u bënë nga ana angleze e franceze për t’i bindur ato, qeveritë polake e rumune nuk e pranuan kërkesën e përsëritur sovjetike.

Në 22 gusht Voroshillovi refuzoi rifillimin e bisedimeve deri sa “të qartësohej situata politike”, ndërkohë që një ditë më vonë Molotovi akuzoi qeveritë angleze e franceze se i kishin zhvilluar negociatat me një mungesë sinqeriteti dhe se kishin “luajtur” me Bashkimin Sovjetik.

Në 25 gusht pasi morën përgjigjen nga autoritetet sovjetike se “në situatën e re politike nuk do të kishte kuptim vazhdimi i bisedimeve”, misionet ushtarake angleze e franceze u larguan nga Moska. Stalini nuk kishte kohë për të humbur, një negociatë tjetër ishte në vigjilje për t’u përfunduar, këtë herë me Gjermaninë.



*

Botuar në Dita. Vijon numrin e ardhshëm. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back