Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

8 shenja që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar me partnerin tuaj

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

8 shenja që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar me partnerin tuaj​

-640-0-607abd446c13e.jpg


Janë disa shenja që tregojnë se nuk e dashuroni më partnerin tuaj dhe mund t’i kuptoni gjatë një debati ose gjatë një dite normale. Duhet të mendoni se ç’të bëni më pas, por ja cilët tregues vërtetojnë se nuk jeni më të dashuruar si atëherë kur u njohët dhe vendosët të ndërtoni një jetë së bashku.

Kurioziteti juaj fillon të venitet
Nëse provoni ndjenja të forta për dikë, do të keni interes rreth asaj që mendon, që lexon dhe që sheh. Kjo tendencë zakonisht e arrin kulmin në fillimet e lidhjes kur gjithçka është argëtuese dhe e re, para se të identifkohet me ndjenjën e dashurisë dhe mirënjohjes.

Nuk po investoni më në marrëdhënie dhe ky është momenti në të cilin kurioziteti juaj po fillon të venitet. Nuk dëshironi ta pyesni partnerin se si i shkoi dita ose të merrni opinionin e tij. Thjesht nuk ju intereson më.

Nuk telefononi partnerin të parin
Pavarësisht nëse keni marrë paralajmërim, jeni pushuar nga puna, apo thjesht doni të hidhni një foto në Instagram, partneri juaj nuk është më i pari për të cilin mendoni kur doni të ndani diçka dhe këto janë shenja që nuk jeni më të dashuruar.

Ëndërroni sikur jeni single
Nëse nuk e ndalni dot veten së menduari për të dalë me dikë tjetër ose nëse do të pyesnit se çfarë do të bënit po të ishit single, ka një arsye për këtë. Marrëdhëniet sigurisht kërkojnë shumë impenjim: kohë, para, emocione. Kur investoni në një marrëdhënie mendoni nëse ia vlen. Kur marrëdhëniet dobësohen, investimi në to mund të duket një sakrificë.

Bëni projekte pa një partner
Nëse po mendoni se ku doni të jetoni apo të shkoni me pushime, por nuk e imagjinoni partnerin tuaj afër në ato momente, kjo është një shenjë që doni të përqëndroheni më shumë tek vetvetja.

Nuk doni që të prekë gjërat tuaja
Nëse filloni të ndiheni posesivë për gjërat që ndani bashkë, është një shenjë tjetër që s’jeni më të dashruruar, kjo edhe për gjëra banale, si ngrënia e ushqimit tuaj. Ndodh sepse nuk jeni entuziast që bëni pjesë në një çift, të paktën jo me të.

Emocionet e tij iu infuencojnë më pak
Nëse përpiqeshit të ndihmonit partnerin tuaj sa herë ishte i trishtuar ose hidhej përpjetë nga gëzimi kur ishte i lumtur, tani mund të vini re që emocionet e tij kanë një impakt më të vogël tek ju. Kur partnerët nuk janë më të dashuruar me njëri-tjetrin, nuk kanë më emocione kaq intensive.

Nuk rreshtni dot së rrotulluari sytë
Nëse marrëdhënia juaj fillon të venitet, sjellja e partnerit tuaj mund të fillojë t’ju irritojë. Një studim ka treguar se një nga parashikuesit më të mëdhenjë të një divorci të mundshëm, është kur çiftet fillojnë të rrotullojnë sytë lart, një gjest që tregon ‘përbuzje’ ose mungesë respekti. Nëse mendoni se partneri juaj nuk është inteligjent sa ju, është i papërgjegjshëm, nuk ndan vlera pozitive ose nuk meriton dashurinë tuaj, kjo është një mënyrë për ta treguar.

Qëndroni në një marrëdhënie për shkak të gjithçkaje që keni investuar tek ajo
Njerëzit shpesh e përdorin kohën e kaluar së bashku dhe gjithçka kanë së bashku si motiv për të qëndruar. Duket e friskhme ideja e të braktisurit një marrëdhënie në të cilën keni investuar shumë kohë dhe energji, por nëse ndjenjat e përmendura më lart vazhdojnë, do të ishte më mirë për të dy të shkonit përpara sepse kur s’funksionon, s’funksionon.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back