Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

70 vjet nga fotoja ikonike!

Apache

I never lose. Either I win or I learn.
Nt2 V.I.P
Regjistruar më
Qershor 19, 2018
Mesazhe
12,823
Pëlqime
15,494

E kemi parë gjithmonë me gjuhë jashtë, ja si shpjegohet fotoja ikonike e Albert Ajnshtajnit

Kanë kaluar 70 vjet që kur është shkrepur fotografia më e famshme të gjitha kohërave.
Është 14 marsi i vitit 1951 dhe Albert Ajnshtajni ka ditëlindjen, mbush 72 vjeç. Fizikanti i famshëm, i cili ka lindur në Ulm të Gjermanisë, jeton prej shumë vitesh në SHBA dhe punon atje në "Institutin për Studime të Avancuara" në Princeton, Nju Xhersi. Në qendrën kërkimore mbahet për nder të tij një ceremoni.

Fotografia e çastit që u bë ikonë
Kur ai ngrihet për të ikur, jashtë e presin paparacët. Ata duan të dëgjojnë nga profesori me famë botërore ndonjë shprehje mendjemprehtë për situatën politike në botë dhe të bëjnë foton perfekte të ditëlindjes. Albert Ajnshtajn ndjehet i bezdisur dhe i lodhur nga të gjitha fjalimet festive, ai e urren gjithsesi zhurmën mediatike rreth personit të tij. Dëshiron thjesht të largohet që andej. Por nuk mundet, sepse ndodhet ulur në sediljen e pasme të një limuzine, midis ish-drejtorit të institutit, Frank Aydelotte dhe gruas së tij Marie. "Mjaft, mjafton ...", duhet t'u ketë thënë ai pandërprerë gazetarëve, por ata nuk e linin rehat: "Hej, profesor, ju lutem buzëqeshni për një foto ditëlindjeje", thërret njëri prej gazetarëve.
Ajnshtajni, shpirt i lirë, jokonvencional, u nxjerr thjesht gjuhën përndjekësve të tij. Fotografi Arthur Sasse shkrep pikërisht në këtë moment aparatin dhe bën fotografinë e famshme në të gjithë botën.
Profesori i shpërqendruar, me flokë të shpupurishur dhe me veshje të lënë pas dore, që harron aq shpesh të mbathë çorapet, teorinë e relativitetit të të cilit pak kushh e kupton deri më sot, u mitifikua që në të gjallë të tij. Pamja ikonike e kësaj fotografie çasti i jep këtij truri gjenial statusin e një pop-ikone.
Por nuk është fotografi Arthur Sasse, që i jep fotografisë famë botërore, por vetë Albert Ajnshtajni. Atij i pëlqen fotografia, porosit shumë printime të tjera dhe i pret ato në mënyrë të tillë, që çifti Aydelottes të mos duket, por vetëm portreti i tij me gjuhën e nxjerrë jashtë.
Ai ua dërgon atë gjithë kolegëve, miqve dhe të njohurve. "Gjuha e nxjerrë pasqyron pikëpamjet e mia politike", duhet t'i ketë thënë ai në konfidencë mikeshës së tij të fundit, Johanna Fantova.
Ajnshtajni rreth budallallëkut njerëzor
Ajnshtajni, i cili qe hebre, kishte ikur nga Gjermania naziste. Ai e dinte se si ndjehesh, kur shteti bën gjueti shtrigash ndaj një grupi të caktuar. Prandaj atij nuk i pëlqente Lufta e Ftohtë dhe përndjekja e gjoja komunistëve, e nxitur nga senatori John McCarthy, prej së cilës shumë politikanë, intelektualë dhe artistë akuzoheshin si "jo-amerikanë".
"Sundimi i budallenjve është i pamundur të kapërcehet, sepse janë aq shumë dhe votat e tyre kanë po aq vlerë sa dhe tonat," thoshte ai. I Ajshtajnit duhet duhet të jetë edhe ky citat: "Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallallëku njerëzor. Por për universin nuk jam ende krejt i sigurt".
Këtij budallallëku Ajnashtajni i konfrontohej me gjenialitet - dhe me gjuhën e nxjerrë jashtë. Sot këtë fotografi e gjen ende të riprodhuar miliona herë: në postera dhe bluza, kartolina urimi, filxhanë dhe piktura. Profesori gjenial ka adhurues të shumtë edhe në mesin e brezit të sotëm./DW
 
  • Pëlqej
Reactions: ...
Eshte nje nder fotot e shitura ne bote ....vetem bluzat e kane stampuar sdo gje tjeter
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back