- Regjistruar më
- Mars 17, 2021
- Mesazhe
- 37,250
- Pëlqime
- 26,919
Jo të gjithë meshkujt janë të guximshëm. Jo të gjithë e kanë guximin për të folur me femrat, të ikin nga zona e tyre e rehatisë dhe të bëjnë hapin e parë. Disa burra janë të turpshëm – madje edhe të zgjuar. Kjo nuk i bën ata njerëz të këqinjë. Vetëm do të thotë që kanë nevojë më shumë për të punuar me veten.
Kjo nuk do të thotë që djemtë e turpshëm duhet të transformohen në burra me vetëbesim dhe që dalin vazhdimisht. Nuk ka arsye për t’u paraqitur dikush që nuk jeni. Ka shumë gra që pëlqejnë burrat e turpshëm.
Gratë që duan burra të turpshëm kanë një sfidë para vetes. Atyre iu pëlqen ideja për të ndihmuar një njeri që të dalë nga strofulla e tij. Dhe më besoni, ka shumë burra që kërkojnë një grua të tillë.
Problemi i vetëm me takimin e një personi të turpshëm është që ju mbeteni duke pyetur veten nëse ai në të vërtetë ju pëlqen apo vetëm duket i sjellshëm. (Për faktin nëse djemtë e mirë ekzistojnë … le ta lëmë këtë temë për një ditë tjetër.)
Nuk është e lehtë të kuptojmë një djalë të turpshëm / heshtur / të vështirë – veçanërisht nëse ai nuk do të fillojë bisedën i pari. Më vjen keq ta them, por mund të të duhet të jesh ajo që e ndërmerr këtë hap.
Por a duhet të bëni një hap të tillë?
Unë e di atë që po mendoni. Ju nuk doni të merrni hapin e para, sepse keni frikë se do të refuzoheni. Duhet të siguroheni që po i pëlqeni atij.
Pra, këtu janë disa nga shenjat që tregojnë se po i pëlqeni, por është shumë i frikësuar për t’ua thënë:
1. Ai sillet shumë rreth juve
Ndoshta ai shkon çdo ditë në vendin ku e pini kafenë . Nëse punoni së bashku, ai mund të gjendet pranë tavolinës tuaj ose të ulet pranë jush në drekë. Ndoshta e shihni atë më pranë bidonit me ujë se këdo tjetër.Një shenjë e mirë që ai ju pëlqen, por është shumë i turpshëm për t’ua thënë, është nëse ai përpiqet të jetë rreth jush gjatë gjithë kohës dhe nuk është në qendër të vëmendjes. Ai po përpiqet të kuptojë se si të bëjë hapin e parë.
2. Ai përpiqet të jetë shumë i mirë me juve
Ai nuk do ta teproj me mirësjelljen e tij, por ai bën gjëra që një mik i mirë do t’i bënte, edhe pse nuk e konsideroni njëri-tjetrin miq të mirë.Ai do t’ju rezervojë një vend për t’u ulur. Ai do t’ju porosisë një kafe apo ndonjë ëmbëlsirë. Ai do të ndajë messhujtën e tij ose drekën me juve, çdo gjë që ai ka mundësi të bëjë (E di që kjo tingëllon e pakuptimtë, por kur një djalë ndanë ushqimin me juve, kjo do të thotë shumë).
Ai është gjithmonë i sjellshëm dhe i respektueshëm për ju. Dhe, më e rëndësishmja, kjo ndjenjë ngrohtësie buron nga shpirti i tij.
3. Ai gjithmonë buzëqeshë dhe ju shikon në sy.
E vërteta është se ai nuk mund të mos buzëqeshë kur ju takon, por ai bën të pamundurën që të mos e shfaq këtë. Ai dëshiron të mbaj kontakt me sy, por ai ka frikë se nuk do të dëshironi edhe ju të bëni të njëjtën gjë.4. Ai gjithmonë ju kushton vëmendje
Kur ju dy jeni duke biseduar, fokusi i tij është krejtësisht mbi juve. Kjo ndodh edhe kur jeni në një grup. Unë do të vë bast se ai është duke ju shikuar juve edhe kur nuk jeni duke thënë asgjë, por ai ndoshta përpiqet për ta fshehur këtë.5. Ai ju komplimenton edhe për ndryshime të vogla që vëren te ju.
Ky stil i ri i flokëve. Ajo veshje e re. Ato këpucë të reja. Kjo çantë e re. Ky buzëkuq. Çfarëdo qoftë ndryshimi që bëni, ai ka të ngjarë t’ju komentoj për të. Është mënyra e tij për t’ju treguar se ai ju kushton vëmendje.Natyrisht, ai nuk mund t’ju komplimentoj aq shpesh sa ai do. Por ai patjetër, me raste, do t’ju japë një kompliment të sinqertë. I cili – le të jemi të sinqertë – është më mirë se djemtë e tjerë.
6. Ai nuk ju fton të dilni – edhe pse ju mendoni se po i pëlqeni.
Ndonjëherë, djemtë më të mirë janë të turpshëm. Ata nuk e shohin veten si tip agresiv, prandaj atyre ju duket shumë e vështirë të bëjnë gjëra jashtë zonës së të tyre të rehatisë.Është e dhimbshme, me të vërtetë, sepse pak më tepër vetëbesim do ta bënte jetën e tyre shumë më të mirë (dhe ndoshta do të kishin më shumë shanse).
Disa burra të marrshëm do ta gjejnë brenda vetes atë që me të vërtetë duhet vepruar, por të tjerët do të humbin shanse të mëdha. Tradicionalisht, burrat janë ata që i gjykojnë gratë, por edhe kjo gjë nuk e ndihmon një djalosh të turpshëm.
Nëse e pëlqeni atë, merreni hapin e para. Ju me të vërtetë nuk keni asgjë për të humbur.
Burimi: Probleme.me