- Nje studim i udhehequr nga nje ekip amerikanesh, kategorizon 5 tipe flirtesh. Shkenca merret ne menyre gjithmone e me te kujdesshme persa i perket marredhenieve personale, mbi te gjitha atyre te dashurise. Studimi u be i mundur ne saj te 5.100 vullnetareve, meshkuj dhe femra, te cilet ju desh ti pergjigjeshin pyetjeve te parashikuara nga studiusit.
Ne baze te pergjigjeve, dolen 5 pika te rendesishme “flirt Styles” si pika referimi.
1- Flirti fizik
Kush flirton ne kete menyre tenton te tregoje menjehere nje interes te forte seksual ndaj partnerit. Zakonisht, keto lloj lidhjesh shperthejne ne nje alkimi e cila e ben lidhjen te linde dhe te perfundoje shpejte.
2- Flirti tradicional
Me termin “tradicional”, kerkuesit kishin parasysh nje tip flirti ku femra ka nje rol me pasiv dhe mashkull merr pjese me shume ne inciativa. Mashkulli tipik i koheve te shkuara. Kerkuesit veshtruan se kush pelqen kete lloj flirti ka nje karakter introvers dhe ka nevoje te njohe nje partner potecial, para se te filloj te tregoje interes.
3- Flirti i edukuar
Eshte flirt ku komandojne sjelljet e mira, dhe kush e pelqen kete tip, e ben sepse nuk deshiron te zbuloje shume nga vetja per te rrzikuar nje refuzim. Eshte nje flirt i bere nga aluzione te vogla, dhe kur mblidhen, kurajojne ato qe flirtojne, ne rast te kundert, mund te terhiqet pa shprehur haptas ate qe cmon tek personi qe behet fjale.
4- Flirt i sinqert
Femrat kane totalizuar nje maksimum pikesh, ne kete tip flirti ne krahasim me meshkujt, kerkuesit konfirmojne se personat qe flirtojne ne menyre te sinqert deshirojne te kene nje lidhje te forte, dhe i bejne te qarta qe ne fillim qellimet e tyre.
5- Flirt argetues
Eshte nje flirt per ato qe duan te jene protagonist dhe duan ta provojne pak me te gjithe (ose te gjitha) me shume per te rritur vetvleresimin sesa per te kerkuar nje partner. Personat qe pelqejne kete lloj flirti zakonisht jane siperfaqesor.
Burimi: Pushopak