Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

5 shenjat e tërheqjes ndaj dikujt sipas shkencës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

5 shenjat e tërheqjes ndaj dikujt sipas shkencës​



5 shenjat e tërheqjes ndaj dikujt sipas shkencës

dc64fa1f20bc3680-1024x682.jpg

Çfarë i ndodh turpit tonë kur na pëlqen dikush? Nga zëri te zemra te… duart, ja reagimet e para, të fshehura dhe të pakontrolluara, të cilat shkaktohen si pasojë e tërheqjes ndaj një personi


Kur ti nis të kesh tërheqje ndaj dikujt, trupi fillon që të të dërgojë sinjale të qarta. Toni i zërit tënd nis të ndryshojë, zmadhon sytë, duart djersitin dhe zemra nis të rrahë më fort. Jo gjithnjë je i ndërgjegjshëm për këtë dhe nuk duhet marrë si diçka e keqe. Sepse disa sjellje fiziologjike kanë për qëllim që të na bëjnë më tërheqës në sytë e partnerit potencial.

Duke studiuar gjuhën e trupit, shkencëtarët dhe psikologët kanë nxjerrë 5 sinjalet më të rëndësishme, të cilat dëshmojnë se ai që ke përballë të pëlqen, apo e kundërta, që ti e ke bërë për vete atë që ke përballë.

1. Ul dhe ngre tonin e zërit
Në një studim të bërë nga kolegji amerikan i “Reading”, në Pensilvani në 2010, kërkuesit u thanë 48 burrave dhe grave të cilët analizoheshin ndërsa shikonin një të panjohur në foto, që të linin më pas një mesazh zanor. Kërkuesit zbuluan se nëse personi në foto konsiderohej nga shikuesi tërheqës, atëherë të intervistuarit kishin për tendencë që ta linin mesazhin me një zë më të thellë.
Një tjetër studim tregoi se disa gra përpara një burri tërheqës kishin për tendencë që të prodhonin një zë më të mprehtë, duke e rritur tonin në vend që ta ulnin. Rezultati është se nëse të pëlqen dikush, atëherë ti përpiqesh që të ndryshon zërin, në mënyrë që ai të jetë sa më muzikal dhe të prekë kordat e fshehura të atij që të pëlqen.

2. Zmadhimi i formës së syve
Kur të pëlqen dikush, atëherë truri nis që të prodhojë dopaminë, substancë që veç të tjerash nis të zmadhojë edhe formën e syrit. Kjo ndodh sepse substanca ngacmon fundin e nervave të syve tanë, duke kontraktuar muskujt dhe zmadhuar sytë. Këtë e vërteton një studim i bërë nga departamenti i psikologjisë në universitetin e Tromsos në Norvegji, sipas së cilit gratë “hapin” sytë kur janë përballë një partneri të mundshëm potencial, gjatë periudhës së ovulimit.

3. Imiton gjestet e personit që të tërheq
Psikologët anglo-saksonë e quajnë këtë fenomen ‘pasqyrimi”. Nëse një person të tërheq, atëherë ke për tendencë që të imitosh gjuhën e trupit të tij/saj në mënyrë të pandërgjegjshme. E kjo gjë duket se vlerësohet. Një studim në 2009, i cili analizoi çiftet në një “speed dating”, lojë kur personat kanë një afat të caktuar kohor për të bërë për vete partnerin e pastaj për të kaluar në fazën pasardhëse, arriti në përfundimin se meshkujt vlerësonin dhe favorizonin ato femra që imitonin jo në mënyrë të theksuar, gjuhën e tyre trupore dhe iu afroheshin në mënyrën e të shprehurit.

4. Të djersitin duart
Për këtë fenomen ka një arsye shkencore. I njëjti koktej me substanca kimike që prodhojnë ekzaltim në trurin tonë si dopamina, noradrenalina dhe serotonina, vepron edhe në gjëndrat e djersës.
Duke qenë se 2/3 gjëndrave gjendjen në pëllëmbët e duarve, është e lehtë që të kuptohet se përse duart nisin të djersiten. Sipas antropologes Helen Fisher nga universitetit “Rutgers”, më të prekur nga ky fenomen janë meshkujt. Kjo sepse truri i meshkujve prodhon doza më të mëdha të monoaminës.

5 Bëhesh llafazan dhe zemra të rreh fort
Kur shikojmë një person tërheqës, truri unë dërgon sinjale precize në gjëndrën e veshkave, që prodhon hormone si adrenalina dhe noradrenalina, të cilat nëpërmjet gjakut bëjnë që zemra të rrahë më fort e më shpejt, paksa sikur vrapon. Hormoni i noradrenalinës është përgjegjës për aktivizimin e mekanizmave që shtyjnë trurin të veprojë. Rezultati është një dëshirë e papërmbajtur për të folur për të krijuar një kontakt me personin që të pëlqen.

Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back