5 kombinime të thjeshta maskash me kafe për fytyrën
Siç edhe mund ta dini kafja është një nga përbërësit që ka zënë vend të rëndësishëm në botën e bukurisë.
Trajtimet me llumin e kafesë apo me kokrrat e shtypura të saj janë të shumta, por ne sot kemi veçuar 5 prej tyre për ju.
Të gjitha mund t’i përgatisni lehtë në shtëpi për lëkurë më të butë e të pastër në çdo kohë.
Ndiqni ato sipas këshillave të AgroWeb.org si mëposhtë.
1. Trajtimi me kafe, vaj kokosi dhe kanellë
Përbërësit50 gr vaj kokosi
75 gr llum kafeje
5 gr kanellë
Përgatitja
Shkrini me kujdes vajin e kokosit derisa të formohet një masë e lëngëshme.
Përzieni bashkë me të përbërësit tjerë dhe formoni një pastë kompakte.
Vendoseni në fytyrë të pastër duke masazhuar me lëvizje rrethore nëpër të gjithë sipërfaqen.
Lëreni mbi lëkurë për 20 minuta e më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe larës fytyre në rast se ndjeni se kei fytyrë të yndyrshme.
2. Kafe, sheqer, mjaltë dhe vaj ulliri
Përbërësit150 gr llum kafe
200 gr sheqer kaf
50 gr mjaltë
40 ml vaj ulliri
Përgatitja
Në një enë përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë e trashë e kompakte.
Vendoseni atë në fytyrë dhe qafë duke masazhuar mirë të gjithë sipërfaqen e fytyrës.
Lëreni derisa të thahet plotësisht e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Këtë trajtim mundohuni ta bëni të paktën një herë në javë.
3. Kafe dhe mjaltë
Përbërësit5 gr kafe
25 gr mjaltë
Përgatitja
Përzieni të gjthë përbërësit në një enë derisa të formoni një maskë kompakte.
Vendosni më pas në fytyrë dhe qafë dhe lëreni për 20 minta të thahet.
Në fund shpëlajeni fytyrën më ujë të ftohtë dhe thajeni me një copë të pambuktë për të vendosur kremin tuaj hidratues.
4. Kafe, drithëra dhe mjaltë
Përbërësit75 gr mjaltë
15 gr drithëra
167 gr mjaltë
Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosini mbi fytyrë duke masazhuar me lëvizje rrethore.
Pasi e gjithë masa të jetë tharë shpëlani fytyrën në ujë të vakët.
5. Kafe, mjaltë dhe kos
Përbërësit10 gr kafe
25 gr mjaltë
20 gr kos
Përgatitja
Përzieni të gjithë përbërësit derisa të formoni masën homogjene e më pas vendoseni atë mbi fytyrë.
Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët duke masazhuar fytyrën.
Bëjeni këtë trajtim të paktën një herë në javë./AgroWeb
Top Channel