- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 1,851
- Pëlqime
- 691
Faza 1: Mohimi
Vuajtja është një ndjenjë dërrmuese. Nuk është e çuditshme që t'i përgjigjesh ndjenjave të forta dhe shpesh të papritura të mërzitjes, duke pretenduar se humbja ose ndryshimi për keq, nuk po ndodh.
Mohimi i realitetit të jep kohë për të përvetësuar më gradualisht ngjarjet dhe për të filluar të meditosh. Ky është një mekanizëm i zakonshëm mbrojtës dhe të ndihmon të mpihesh ndaj një situate tepër shokuese.
Megjithatë, ndërsa del nga faza e mohimit, emocionet që ke fshehur do të fillojnë të shfaqen. Do të përballesh me shumë pikëllim që e ke mohuar fillimisht.
Mohimi është gjithashtu pjesë e kohëzgjatjes së vuajtjes, por mund të jetë i vështirë për tu menaxhuar sepse ngec në të. Bëhesh rob dhe i/e varur nga mohimi.
I thua vetes: Ai/Ajo thjesht është i/e mërzitur. Çdo gjë do të zgjidhet nesër..
Faza 2: Zemërimi
Nëse mohimi mund të konsiderohet si një mekanizëm përballues, zemërimi ka një efekt maskues.
Zemërimi fsheh shumë nga emocionet dhe dhimbjet që mban.
Ky zemërim mund të ridrejtohet te njerëzit e tjerë, të tillë si personi, ish-i/ja.
Ti madje mund ta drejtosh zemërimin tënd në objekte e sende. Ndërsa mendja jote e di se objekti i zemërimit tënd nuk është fajtor, ndjenjat e tua në atë çast janë shumë të dhimbshme për të vepruar sipas llogjikës.
Zemërimi mund të maskohet në ndjenja si hidhërim ose pakënaqësi. Mund të mos jetë i hapur apo zemërim i qartë.
Jo të gjithë do ta përjetojnë këtë fazë pikëllimi. Të tjerët që janë më nevrikë, mund të fiksohen me zemërimin. Megjithatë, ndërsa zemërimi ulet, mund të fillosh të mendosh më racionalisht për atë që po ndodh dhe të ndjesh emocionet e tjera që ke lënë mënjanë.
I thua vetes: E urrej atë! Do të pendohet që më la..
Faza 3: Negocimi
Gjatë pikëllimit, mund të ndihesh i/e pambrojtur dhe i/e pafuqishëm/shme. Në ato momente emocionesh të fuqishme, nuk është e pazakontë të kërkosh mënyra për të rifituar kontrollin ose të dëshirosh të ndihesh sikur mund të ndikosh në rezultatin e një ngjarjeje. Në fazën e negociatave të vuajtjes, mund ta gjesh veten duke imagjinuar shumë skenarë: "po sikur.. " dhe "nëse vetëm të kisha bërë.. ".
Gjithashtu nuk është e pazakontë që njerëziu besimtar të përpiqet të bëjë një zotim ose premtim ndaj Zotit në këmbim të shërimit ose lehtësimit nga vuajtja dhe dhimbja. Negocimi është një mënyrë mbrojtjeje kundër emocioneve të pikëllimit. Të ndihmon të largosh trishtimin, pështjellimin ose lëndimin.
I thua vetes: Nëse do të kisha bërë më shumë për të, ai/ajo nuk do të më kishte lënë..
Faza 4: Depresioni
Nëse zemërimi dhe negocimi mund të përjetohen shumë fort, depresioni mund të ndihet si një fazë e qetë hidhërimi.
Në fazat e mëparshme të humbjes së dikujt, ti mund ta ndjesh veten se je duke i shmangur emocionet, duke u përpjekur të jesh një hap përpara tyre. Në këtë pikë, megjithatë, mund të jesh në gjendje t'i pranosh dhe t'i trajtosh emocionet në një mënyrë më të drejtë. Gjithashtu mund të zgjedhësh të izolohesh nga të tjerët në mënyrë që të pranosh plotësisht humbjen e njeriut që deshe.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se depresioni është i lehtë apo fazë qartësie. Ashtu si fazat e tjera të vuajtjes, depresioni mund të jetë i vështirë dhe kaotik. Mund të ndihesh i/e dërrmuar. Mund të ndihesh i/e paqartë, me shpirt të vrarë dhe i/e hutuar.
Depresioni mund të ndihet si gjendja më e keqe dhe e pashmangshme pas një humbjeje në dashuri.
I thua vetes: Çfarë vlere ka të duash përsëri në jetë ?
Faza 5: Pranimi
Pranimi nuk është domosdoshmërisht një fazë e lumtur apo e këndshme e vuajtjes. Kjo nuk do të thotë që ti e ke kaluar dëshpërimin e humbjes. Do të thotë sidoqoftë, që e ke pranuar humbjen e njeriut të zemrës dhe ke arritur të kuptosh se çfarë do të thotë në jetën tënde tani.
Ti mund të ndihesh shumë ndryshe në këtë fazë nga ai apo ajo që ke qenë, ky ndryshim ndodh shpesh.
Ke pasur një ndryshim të madh në jetën tuaj që tashmë jetoni vetëm, dhe kjo ndikon edhe mënyrën se si ndiheni për shumë gjëra.
Shikoje pranimin si një mënyrë për t'i thënë vetes se mund të ketë më shumë gëzime në jetë sesa hidhërime. Mund të ketë vuajtje, por kjo është pjesë e jetës.
I thua vetes : Në fund të fundit, kjo ishte një mësim për mua."
Po ju a i keni përjetuar këto ? Dhe si..