200 mijë dollarë për operacionet plastike, “Barbie njerëzore” tmerron me pamjen në plazh!
Tara Jayne McConachy krenohet me pamjen e saj dhe faktin që e quajnë “Barbie njerëzore”, për të cilën ka shpenzuar më shumë se 200 mijë dollarë.
Por australiania e mbiquajtur si “mbretëresha e operacioneve plastike”, i shokoi deri edhe paparacët me pamjen e saj në plazh. Në trupin e saj skeletik, kontrastonin frikshëm buzët e fryra dhe gjoksi i stërmadh.
Tara u bë e famshme pasi u shfaq në emisionin Botched, ku kërkoi operacioje të reja estetike, të cilat mjekë të tjerë ia kishin refuzuar. Ajo kërkonte implante më të mëdha, por duke qenë se peshonte vetëm 45 kilogramë, mjekët druheshin se kjo do t`i rrezikonte shëndetin.
Ndërkohë, ajo e ka ekzagjeruar me cdo ndërhyrje, duke u shfaqur krejtësisht e transformuar në krahasim me si dukej më parë.