P
Plutoni
Guest
Nëse keni një mashkull të përkryer në jetën tuaj dhe jeni në mëdyshje nëse duhet ta mbani shok apo ta bëni të dashur, duhet ta peshoni mirë situatën.
Zbuloni arsyet përse një shok është më i mirë se një i dashur “The Daily Elite”
Të kesh një të dashur është fantastike për shumë arsye. Por ka një arsye edhe më të mirë për të pasur një shok vërtet të ngushtë dhe ky ndonjëherë ia kalon të dashurit.
Ai është për një kohë të gjatë
E thënë thjesht, ndryshe nga një i dashur, që me shumë gjasa mund t’u japë gjërave fund kur të ketë dëshirën, një shok mbetet gjithnjë i tillë, pavarësisht gjithçkaje që ndodh. E njëjta gjë vlen edhe për ty. Nuk ke ndër mend t’u japësh fund marrëdhënieve me të hasur në një vështirësi apo një zënkë.
Ai do t’ju thotë të vërtetën
Pyeteni për çfarë të keni dëshirë, ai do t’ju thotë të vërtetën pa lajka. Nëse doni të dini si ju rri një fustan, mos ngurroni ta pyesni dhe ai nuk do të ngurrojë t’ju japë mendimin e tij të ndershëm. Është totalisht ndryshe të pyesni dikë që në një mënyrë është i lidhur me ju dhe që nuk mund t’jua prishë qejfin.
Mund të porosisni çfarë të doni në restorant
Nuk keni pse e lodhni mendjen se çfarë do të mendojë ai për ju dhe kaloritë që konsumoni. Thojini lamtumirë sallatave thjesht për t’u dukur mirë në sytë e tij, hani ç’të doni, pa asnjë limit. Për më tepër me shokun e ngushtë mund të porosisni edhe një pjatë të shtrenjtë, pasi e dini mirë që do të paguani bashkë ose mund t’ia shpërbleni herë tjetër.
Jeni e lirë përpara tij
Me një mik të ngushtë mund të jeni e lirë të bëni edhe sjellje që mund të cilësohen si ‘të shpifura’ pa u ndier e detyruar të shpjegoni ndonjë gjë.
Ai ju pëlqen për personalitetin e hatashëm Një shok i ngushtë nuk ju do me pjesë. Ai, ndryshe nga i dashuri që mund të pëlqejë buzëqeshjen apo aspekte të caktuara tuajat, ju pëlqen të gjithën siç jeni. Marrëdhënia juaj me një mik të ngushtë është e një niveli tjetër, pasi nuk ka të bëjë me tërheqjen fizike apo pamjen. Shoku ju do për karakterin dhe tërësinë.
Nuk keni pse nxitni ndonjë gjë
Nëse i dashuri juaj ka një hobi që juve nuk ju përshtatet këtu hyjnë proceset e afrimit dhe ngjashmëritë, ndaj herët ose vonë do ta vini para një zgjedhje që t’ju shkojë për shtat të dyve. Kjo nuk ndodh me një shok, të cilin e pranoni ashtu siç është. Për më tepër, nuk ju duhet të impresiononi shokun me një muzikë që nuk ju pëlqen aspak.
Nuk përfshiheni në mesazhe të kota
Ka ca biseda ngërçi që përfshijnë dy njerëz në një lidhje romantike, gjë që na ndodh të gjithëve kur jemi në një lidhje çifti. Me një mik dërgimi i mesazheve është i rezervuar vetëm për shaka dhe për të bërë plane për të ardhmen e afërt.
Nuk shqetësoheni se mos e bezdisni
Nëse i dashuri juaj nuk i përgjigjet një mesazhi ‘zgjohu, le të hamë mëngjes’, ju mund të hezitoni t’i telefoni atij 37 herë dhe të zgjidhni t’i shfaqeni në derë për ta zgjuar personalisht nga frika se ai mund t’ju mendojë si të çmendur dhe të fiksuar pas tij. Një shok e di që nuk jeni e çmendur dhe se nëse këmbëngulni, e keni për qëllimin dhe jo për të.
Nuk keni pse i blini dhurata për festa
Që nga Shën Valentini, te dita e përvjetorit, nuk keni përse shpenzoni para çdo dy-tre muaj për të mbajtur lidhjen të mbushur me varietet dhe surpriza. Ka vetëm një ditë që do t’ju detyrojë t’i blini dhurata dhe ajo është ditëlindja e tij. E prezantoni me familjen pa problem Nëse ka një djalë që mund ta çoni te familja pa u shqetësuar për të justifikuar problemet e tij, ky është shoku juaj i ngushtë. Ai është një njeri që edhe prindërit tuaj do ta pranojnë pa asnjë kusht.
Ai dëgjon
Pavarësisht se sa përpiqet i dashuri juaj t’ju dëgjojë, ka raste kur një mik do të jetë gjithçka ju nevojitet për t’ju dëgjuar pa ju paragjykuar dhe me përqendrim të plotë.
Ai nuk ju sjell dramë në jetën tuaj
Edhe marrëdhënia më e mirë në botë mbart brenda vetes një lloj drame për aspekte të ndryshme të ditës. Sa për një mik, ai është një parajsë e sigurt, ku mund të mbështeteni pa e pasur problem për ‘gropat e emocioneve’ ku mund të zhyteni me trishtim.
Mund të shihni një film me të
Në botën e ‘takimeve romantike’ të shohim një film do të thotë një përpjekje e fundit për t’u afruar më tepër. Ndonëse kjo mund të jetë e bukur dhe argëtuese, ka raste kur dëshironi të keni me të vërtetë një mik me të cilin të shihni një film me të gjithë vëmendjen e nevojshme.
Nuk do të keni probleme trupin
Me një mik të ngushtë, trupi juaj mbetet një ‘pronë private’ dhe jo një ‘bashkëpronësi’ të cilën ju e ndani së bashku dhe që është gjithnjë nën vëzhgimin e tij. Në miqësi jeni të lirë nga tërheqja fizike.