Juno
Kontributor
- Regjistruar më
- Korrik 25, 2017
- Mesazhe
- 32,446
- Pëlqime
- 23,550
Një video e jashtëzakonshme përmbledh në vetëm 10 minuta, 13,82 miliardë vite nga fillimi i gjithçkaje, duke u nisur nga “Big Bang” deri tek njeriu, që është vetëm një çast në historinë e universit.
Kjo video është realizuar me imazhet e marra nga NASA-s dhe dokumentarë të ndryshëm, si “Voyage of Time”, “Cosmic Voyage” dhe “Wonders of the Universe”, ndërsa zërat janë të prezantuesit shkencor David Attenborough, të fizikanit Brian Cox dhe të astronomit Carl Sagan që u zhduk, në vitin 1996.
Meqenëse është një film me sekuencë të shpejtë, videoja ecën me një shpejtësi prej 22 milionë vitesh në sekondë për këtë arsye njerëzit shfaqen vetëm në fraksionin e fundit të sekondës.
Protagonisti natyral i kësaj videoje është graviteti, qoftë si bashkues, ashtu edhe si instrument i ndarjes, në rastin e vrimave të zeza.
Imazhet fillojnë që me lindjen e kozmosit dhe tregojnë krijimin e yjeve dhe galaksive të para, ndalen në mrekullitë e universit dhe në fund arrijnë tek Toka.
Në këtë pike, kamera zbret në planet për të treguar lindjen e jetës. Një seri ndryshimesh shumë të shpejta që arrijnë deri tek njeriu, fotografia e fundit.