Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

12 arsyet pse duket i pashmangshëm një sulm rus ndaj Ukrainës

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911

12 arsyet pse duket i pashmangshëm një sulm rus ndaj Ukrainës​





Nga Sebastien Roblin
“Forbes”



Zyrtarët e administratës së Biden, deklaruan të premten se Rusia ka të ngjarë të ndërmarrë njëaksion ushtarak kundër Ukrainës përpara fundit të Lojërave Olimpike Dimërore. PrandajShtëpia e Bardhë ka urdhëruar tërheqjen e diplomatëve dhe 150 trajnuesve ushtarakë amerikanë në Ukrainë,teksa u ka thënë aleatëve se një sulm mund të fillojë që të mërkurënmë 16 shkurt.
Meqë disa nga vlerësimet e Shtëpisë së Bardhë bazoheshin në të dhënat e shërbimeve sekrete, përfshirë përgjimet e sinjaleve, zyrtarët e administratës kanë refuzuar të ofrojnë prova mbështetëse për këtë pretendim nga frika e ekspozimit të mjeteve të përdorura.
Por videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale ofrojnë prova të mjaftueshme, me të cilat mund të arrihet tek një sulm rus.
A do të thotë kjo se lufta është absolutisht e sigurt? Jo. Putini mund t`i tërheqë forcat e tij përpara se të fillojnë armiqësitë, dhe më pas të pretendojë se ishte Uashingtoni që po provokonte. Por gati të gjitha zhvillimet këtë vit, tregojnë se ushtria ruse po vepron sikur po përgatitet vërtet për të pushtuar Ukrainën. Ja cilat janë 12 arsyet që e mbështesin këtë skenar.

1. Diplomacia po vazhdon të dështojë në uljen e tensioneve
Mjerisht, takimet e shumta diplomatike që nga janari nuk kanë sjellë asnjë përparim. NATO është gati të zbatojë së bashku me Rusinë masat e kontrollit të armëve për raketat me rreze të mesme, të reduktojë patrullimet dhe stërvitjet ushtarake pranë Ukrainës, si dhe të përmirësojë transparencën dhe komunikimin.
Por këto nuk i plotësojnë kërkesat thelbësore të Putinit që kanë të bëjnë me angazhimin zyrtar të aleancës për mos-anëtarësimin e Ukrainës, ndaljen e zgjerimit të mëtejshëm në lindje, dhe largimin e trupave ndërkombëtare në vendet anëtare të NATO-s të Evropës Lindore. As biseda e fundit telefonike Biden-Putin të shtunën nuk solli asgjë të re.

2. Parlamenti rus, Duma, do të votojë për të njohur zyrtarisht pavarësinë e separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore
Pavarësisht luftës së vazhdueshme midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainën Lindore, ushtria ukrainase ka qenë e kujdesshme për të shmangur incidentet që mund të shërbejnë si pretekst për pushtimin e Rusisë. Gjithsesi këtë javë Dumapritet të miratojë njohjen zyrtare të republikave separatiste të vetëshpallura të Luhanskut dhe Donjeckut.

3. Rusia po evakuon pjesën më të madhe të ambasadës së saj në Kiev
Moska ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta pushtojë Ukrainës, por ndonjëherë veprimet flasin më shumë se sa fjalët. Shumica e stafit të ambasadës së saj në Kiev është këshilluar tëlargohet. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha“Nga frika e provokimeve të mundshme, ne vendosëm të reduktonim stafin e misioneve të huaja ruse në Ukrainë”.

4. Më shumë se gjysma e fuqisë luftarake të Rusisë është e dislokuar në kufirin rreth Ukrainës
Moska ka zhveshur rrethet ushtarake në të gjithë Rusinë deri në kockë për të lëvizur njësitë e mekanizuara të quajtura Grupet Taktike të Batalionit (BTG) me hekurudhë në Bjellorusi dhe për të përforcuar trupat ruse të dislokuara rreth Ukrainës.
Nga 30-35 Grupet Taktike të Batalionit (BTG) që janë me bazë të përhershme afër Ukrainës, analisti ushtarak Konrad Muzyka vlerëson se Rusia ka vendosur 90-95 nga 170 BTG-të e saj pranë Ukrainës, një shifër që ka të ngjarë të jetë rritur.

5. Personeli është i pajisur me të gjithë arsenalin që duhet për një sulm
Ushtria ruse është fokusuar në transportimin e pajisjeve të rënda (që duhet të bëhet përmes linjës hekurudhore dhe që mund të zgjasë më shumë se një javë). Trupa shtesë mund të dërgohen me shpejtësi me avionë në Rusinë Perëndimore apo Bjellorusi.

6. Ushtritë ruse po lëvizin nga bazat e tyre drejt kufirit me Ukrainën
Ushtria e 41-të që ishte grumbulluar në Jelnija në tetor, 150 milje në veri të Ukrainës, u pa duke lëvizur drejt jugut për t’u bashkuar me njësitë e tjera ruse shumë më afër kufirit në Klinci dhe Novozibkov, në pozicionin për të përparuar drejt Kievit. Po kështu po veprojnë dhe disa armata të tjera.

7. Forcat ajrore të Rusisë janë vendosur në pozicione sulmi
E ndarë nga Forcat Tokësore të Rusisë, Moska ka 4 divizione ajrore elitare në një degë të veçantë të quajtur VDV, të cilat ndryshe nga ato amerikane apo britanike, kanë mjetet e tyre të blinduara me parashutë luftarake (BMD dhe BTR-D) për lëvizshmëri, mbrojtje dhe fuqi zjarri. Dhe javët e fundit, shumë helikopterë luftarakë janë parë të mbështesin stërvitjet në Bjellorusi apo afër kufirit Rusi-Ukrainë në Belgorod.

8. Flota ruse e Detit të Zi e përforcuar, është larguar nga porti për“stërvitje”
Flotat ruse të Baltikut, Paqësorit dhe Veriut, kanë dërguar të gjitha mjetet e zbarkimit dhe anijet luftarake në Mesdhe dhe Detin e Zi. Më e rëndësishmja, gjashtë anije për transportin dhe zbarkimin e tankeve nga flotat e Rusisë Veriore dhe Baltike kanë hyrë në Detin e Zi, duke pasur me vete të paktën një BTG nga Brigada e Këmbësorisë Detare 336 në Kaliningrad.

9. Artileria ruse me fuqi të madhe, po pozicionohet gati për qitje
Pesë qarqet ushtarake të Rusisë kanë secili të paktën 4 brigada speciale zjarr–mbështetëse.Brigadat e artilerisë së rëndë të raketave numërojnë 24 sisteme të fuqishme raketahedhëse “BM-30 Smerch” me një rreze veprimi prej 90 km. Njësi të shumta BM-30 janë parë në Bjellorusi dhe në kufirin e Rusisë me Ukrainën.

10. Edhe policia ushtarake e Rusisë është në lëvizje
Rosgvardia (“Garda Kombëtare”) janë trupat ruse me mbi 300.000 trupa të sigurisë së brendshme. Edhe ato janë parë duke u mobilizuar pranë kufirit të Ukrainës. Për shkak se Rosgvardia është e trajnuar për policimin e popullatës civile, ato mund të jenë më të përshtatshme sesa forcat e rregullta tokësore për kontrollin e civilëve në zonat e pushtuara rishtazi, dhe mund të çlirojnë njësitë luftarake për misione sulmuese.

11. Është në gatishmëri logjistika për një luftë të vërtetë
Analistët ushtarakë janë shumë të impresionuar nga logjistika e ushtrisë ruse e vendosur në kufi. Ato përfshijnë edhe spitale fushore që mund ta bartin deri qindra të plagosur në fushën e betejës

12. Fuqia ajrore ruse është gati të mësyjë drejt Perëndimit
Për të shoqëruar 30.000 trupat e dislokuara në Bjellorusi, Rusia ka vendosur atje 2 skuadrilje: një me avionët luftarakë Su-35S, dhe një nga 15 avionët Su-25 Frogfoot të specializuar në misionet e sulmit tokësor. Dislokimi i tyre edhe në Kaliningrad synon të pengojë ndërhyrjen e NATO-s në emër të Ukrainës.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back