11-vjeçarja përdhunohet nga miku i të atit! 55-vjeçari abuzoi me të miturën kur e gjeti vetëm në shtëpi
Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një mik i të atit të saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë.
Astrit Terolli është shoku i babait të viktimës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj.
Autori, Astrit Terolli
Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. 55-vjeçari është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij.
Top Channel