Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 Shenjat e dashurisë së sinqertë!

Kresha

A pretty face can never trick me
STAFF
S-Mod
Regjistruar më
Mars 17, 2021
Mesazhe
36,458
Pëlqime
26,608
download.png


Dashuria nuk është vetëm fjalë, pretendime apo propagandë që bëhet ndaj të tjerëve. Dashuria është ndjesi, apo ndjenja të fuqishme dhe të rrënjosura thellë në zemër. Ndjenja këto që, kur janë të sinqerta, reflektojnë në pamje dhe shenja të ndryshme tek të tjerët. E prej më të rëndësishmeve janë:

1- Malli

Sa më shumë që të shtohet dashuria aq më shumë shtohet edhe malli për njëri-tjetrin.
Prandaj, ka disa njerëz që i do por nuk ndjenë mall për ta edhe pse ndoshta nuk i ke parë me vite përderisa ka të tjerë që mjafton të jesh larg tyre për disa çaste apo orë dhe të ndjesh mungesën e tyre dhe të kesh mall për ta.

2- Përkujtimi

Sa më shumë që të shtohet dashuria aq më shumë shtohet përkujtimi.
A e keni parë që kur njeriu do diçka, ai gjatë tërë kohës bisedon rreth saj. Prandaj, kur dikush i do veturat ai gjatë tërë kohës bisedon vetëm rreth tyre.

3- Dëshira për ta takuar

Njeriu çdoherë ka dëshirë që të qëndrojë me atë që e donë dhe assesi nuk dëshiron që ndokush t'ia ndërpresë takimin me të.
Ai/Ajo, çdoherë dëshiron që takimet me njerëzit e zemrës të jenë të paskajshme, të pafundme dhe assesi të mos pengohen nga të tjerët. E kjo ngase njeriu aty e gjen qetësinë dhe lumturinë e tij/saj.

4- Të kënaqurit e të dashurit

I/E dashuri/a çdoherë kujdeset që të mos e hidhërojë apo lëndojë të dashurin/en e tij/saj.
Prandaj, ai/ajo çdoherë mundohet që të përmbushë dëshirat, aspiratat dhe ndjenjat e të dashurit/es të tij/saj duke u munduar që ta bëjë të lumtur atë. E sa më shumë që të shtohet dashuria, atëherë njeriu mundohet që edhe fjalët dhe veprimet e tija t'i koordinojë me ndjenjat e të dashurit/es së tij/saj.

5- Kujton çdo gjë që ia kujton të dashurin/en

Mexhun el-Lelja (Kajs ibn el-Meluh) thotë;
Eci nëpër vende, vendet e Lejlas
Prek ato mure dhe ato gurë
E nuk është dashuria e vendit që më ka kapluar zemrën
Por është dashuria e asaj që jetoj aty pari.
I/E dashuri/a, çdoherë ushqen ndjenjat e dashurisë së tij/saj me atë që ia përkujton të dashurin/en.

6- Fanatizmi dhe xhelozia

I/E dashuri/a është fanatik/e ndaj të dashurit/ës së tij/saj dhe çdoherë kujdeset që të mos shqetësohet nga të tjerët. E kur kjo ndodhë atëherë ai/ajo edhe vetë hidhërohet.

7- Përultësia

I/E dashuri/a nga dashuria e madhe që ka ndaj tjetrit/ës dhe duke u munduar që të mos e lëndojë dhe të mos e hidhërojë ai/ajo përulet para tij/saj dhe mundohet që atë çdoherë ta mbajë në pozitë më të lartë se veten e tij/saj. Edhe nëse ai/ajo vetë janë në pozitë shumë më të lartë se i/e dashuri/ e tij/saj.

8- Përmbushja e premtimeve

I/E dashuri/a nuk zhgënjenë në premtimet karshi tjetrit/ës dhe tërë këtë e bënë nga frika se mos lëndohet.

9- Koha kalon

Kur njeriu është me atë që e do nuk ka ndjesi për kohën andaj kalojnë çaste, orë e ditë të tëra duke mos e ndjerë fare. Ata nuk ndjehen të lodhur e as të mërzitur nga njëri tjetri.

10- Lumturia

Kur njeriu është me personin që e do ai ndjenë lumturi të paskajshme dhe të pafundme. Lumturi kjo që mbush tërë qenien e tij dhe shpirtin e tij.
Përfundimi
Këto janë disa prej shenjave të dashurisë andaj dërgojeni tek të gjithë ata që i doni dhe ju duan. Sa më shumë që të shtohet dashuria aq më shumë do të shtohen dhe do të forcohen shenjat e dashurisë.


Burimi: /fb
 
Pervec fanatizmit dhe xhelozise mendoj une.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back