Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 kuriozitete shkencore dhe shumë interesante rreth tradhtisë

  • Thread starter Thread starter ...
  • Data e fillimit Data e fillimit

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
10 kuriozitete shkencore dhe shumë interesante rreth tradhtisë

-640-0-606dc6466eeaf.png

Jeta në çift mund të dhurojë momente të lumtura dhe qëndrueshmëri emocionale. Një marrëdhënie e rëndësishme mund gjithashtu të na dhurojë ndjenja të forta, por pasja e një marrëdhënieje të rëndësishme kërkon dhe shumë angazhim.

Tradhtia nga partneri ndërkohë, është një nga zhgjëndrrat më të mëdha që njerëzit kanë dhe padyshim që kjo eksperiencë, për disa, mund të jetë shkatërruese nga ana psikologjike dhe fizike. Mund të ndodhë që disa prej jush të pyesin veten: “Pse më tradhtoi?”, “Kush tradhton njëherë mund ta bëjë përsëri?”, “Ka njerëz që janë më të prirur drejt tradhtisë?”.


Pabesia është pa dyshim një nga tematikat që nxit interes të madh edhe në rrethin shkencor duke u shndërruar në një nga sjelljet më të studiuara. Kështu që, bazuar në studimet e bëra, po rendis dhjetë fakte mbi tradhtinë të cilat janë zbuluar nga shkenca.

1. Profesoresha Alessandra Fisher (italiane) ka publikuar në The Journal of Sex Medicine, rezultatet e një studimi sipas të cilit, madhësia e testikujve dhe një nivel i lartë i testosteroni, janë faktorët e përfshirë në pabesi. Sipas shkencëtarëve, evoluimi mund të shpjegojë këto të dhëna: një nivel më i lartë testosteroni mund të nxisë më shumë dëshira seksuale duke e bërë më të vështirë heqjen dorë nga mundësi të ndryshme riprodhimi.

2. Tradhtia shpesh shoqërohet nga situata të rrezikshme. Një studim i vitit 2012 në The Journal of Sexual Medicine, profesori Conley, ka zbuluar që njerëzit që kanë marrëdhënie monogame, kur tradhtojnë partnerin nuk përdorin masa mbrojtëse, duke rrezikuar kështu marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

3. Pavarësisht botës virtuale, aplikacioneve apo faqeve online për takimet e shpejta, tendenca për të tradhtuar nuk është rritur në krahasim me 20 vite më parë. Me sa duket teknologjitë e reja nuk kanë nxitur të pabesët të tradhtojnë partnerin, por vetëm kanë lehtësuar metodat e tradhtisë. Changes in American Adults’ Sexual Behavior and Attitudes, 1972-2012. Archives of Sexual Behavior.

4. Gratë tuaja duken të lumtura në krevat? Bëni kujdes! Studimi i publikuar nga Archives of Sexual Behaviour ka treguar që shpeshtësia e orgazamave te gratë heteroseksuale, nuk mund të parashikojë tradhtinë nga ana e tyre. Shkencëtarët nuk janë ndalur këtu, por kanë thënë që sa më shumë një grua të simulojë orgazmën, aq më të larta janë gjasat që ajo të tradhtojë. Kujdes nga gënjeshtarët.

5. Kur flasim për tradhti nuk është e lehtë të biesh dakord sepse të gjithë ne, kemi ide të ndryshme. Disa ndihen të tradhtuar kur zbulojnë që partneri ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër, ndërkohë që të tjerë e quajnë tradhti edhe një “darkë jashtë”, pa paralajmërim. Studimi i publikuar në Evolutionary Psychology ka treguar që burrat dhe gratë kanë ide të ndryshme rreth tradhtisë dhe që mënyra si reagojmë, varet shumë nga mënyra jonë e afrimitetit. Gratë për shembull janë më të prirura të besojnë që shkëmbimi i mesazheve apo kapja e duarve janë sjellje intime të papranueshme. Kruger, D. J., Fisher, M. L., Edelstein, R. S., Chopik, W. J., Fitzgerald, C. J., & Strout, S. L. (2013). Was that cheating? Perceptions vary by sex, attachment anxiety, and behavior.Evolutionary Psychology, 11, 159-171.

6. Sipas studimit të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, është zbuluar që burrat dhe gratë janë më të prirur drejt tradhtisë kur janë duke nisur një dekadë të re. E thënë më lehtë, kjo etapë është kur mosha jonë mbaron me numrin 9 (për shembull, 29, 39, 49, 59). Shkencëtarët mendojnë që këto janë momente gjatë të cilave jemi më të prirur të mendojmë për jetën tonë dhe si rrjedhojë dhe për marrëdhëniet emocionale.

7. Once a cheater, always a cheater. Po tradhtove njëherë do ta bësh përsëri. Kjo është ajo që mendojnë shumë njerëz dhe në fakt edhe shkencëtarët nuk e kundërshtojnë. Sipas studimit të botuar në Journal of Social and Personal Relationships, studiuesit kanë gjetur që (shpesh, por jo gjithmonë) tradhtia është një skemë sjelljeje që përsëritet, kështu që me shumë mundësi kush ka tradhtuar në të kaluarën mund ta bëjë përsëri. Megjithatë, studiuesit tregojnë dhe që kjo sjellje varet shumë dhe nga arsyet personale dhe specifike që nxisin tradhtinë.

8. Është shumë e shpeshtë fantazia e tradhtisë së partnerit. Të dhënat e një studimi zbuluan që pothuajsë (98%) e burrave dhe (80%) e grave kanë ëndërruar të tradhtojnë partnerin. Leitenberg, H., & Hicks, T. V. (2001). Sexual fantasies about one’s partner versus someone else: Gender differences in incidence and frequency.The Journal of Sex Research, 38, 43-50.

9.
Kur një tradhti zbulohet, jo gjithmonë kemi përfundimin e marrëdhënies apo martesës. Disa studime të botuara në Journal of Marital Therapy kanë treguar që disa marrëdhënie i kanë mbijetuar tradhtisë duke u shndërruar në më të forta dhe të afërta se më parë.

10. Rreziku i një ataku kardiak gjatë një raporti seksual është shumë i ulët, megjithatë disa studiues kanë zbuluar që ngjarje të tilla u ndodhin burrave që janë duke tradhtuar partneret. Shkëncëtarët thonë që tradhtia krijon një parehati psikologjike (ndjenjë faji, ankth, stres) dhe janë këto që mund të kenë një efekt negativ mbi sistemin kardiovaskular. Fisher, A. D., Bandini, E., Rastrelli, G., Corona, G., Monami.


/Tabu.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back