Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

10 fakte që duhet të dini për Iluminatin

NOUR

-Smile Now~Cry Later-
Kontributor
Regjistruar më
Dhjetor 19, 2018
Mesazhe
21,770
Pëlqime
17,362
Iluminati është një nga organizatat më të keqkuptuara dhe keqinterpretuara gjatë gjithë historisë njerëzore. Ajo është bërë sinonim me konceptin e kontrollit, pushtetit dhe të keqes. Nga skllavërimi i të gjithë njerëzimit tek kontrolli i bankave, supozohet se ka pak gjëra që s’mund të bëjë Iluminati. Kërkimet mbi këtë organizatë nga studiuesit lihen në periferi, dhe nuk merren seriozisht.

lg.php


lg.php


lg.php


lg.php
Ata që besojnë se Iluminati është real dhe aktiv, etiketohen si teoricienë të konspiracionit dhe shpesh shpërfillen si njerëz jo plotësisht racionale. Për disa prej studiuesve më të devotshëm, është thënë se janë të paqëndrueshëm mendërisht dhe injorohen nga të gjithë, përveç margjinave të shoqërisë. Por në një moment, Iluminati ka qenë dukshëm një grupim i vërtetë njerëzish.

Gjatë shekullit XVIII të Iluminizmit, një grup njerëzish u bënë bashku për të shkatërruar pushtetin që kontrollonte dhe skllavëronte popujt e Evropës. Ata nuk besonin që Vatikani dhe feja e organizuar duhet të vazhdonte të kontrollonte qeveritë dhe monarkitë e Evropës. Ata gjithashtu iu kundërvunë kontrollit hegjemonist të monarkëve, të cilët pretendonin se ishin caktuar në atë post nga Perëndia, për të legjitimuar dhe garantuar kësisoj pushtetin e tyre. Iluminati, me idealet e tij humaniste dhe origjinën politike, u shndërrua në një Illuminati që jo vetëm adhuron Satanain, por shpiku metodat e shpërlarjes së truve, të cilat janë duke u përdorur për të kontrolluar mendjet dhe trupat e 10 milionë njerëzve në mbarë botën.

Por si mundi një grup aktivistësh politikë të shndërrohet në një grup bankierësh që adhuronin Satanain? Për të kuptuar boshllëkun e madh ndërmjet këtyre dy grupeve, ju duhet të mësoni më shumë rreth Iluminatit origjinal dhe veprimtarive të saj në shoqëri.

  1. Iluminati është një shoqëri sekrete
Përkundër të gjitha referencave në media dhe Hollivud, Illuminati mbetet një shoqëri e fshehtë. Si një shoqëri sekrete, askush jashtë grupit nuk di asgjë mbi operacionet, anëtarët apo ekzistencën e saj. I ndërtuar mbi një besim në fshehtësi të plotë, disa njerëz mund të pretendojnë se nuk dinë asgjë mbi Iluminatin, pasi s’ka asnjë konfirmim zyrtar për ekzistencën e këtij grupi.

Shoqëritë sekrete janë të ndërtuara vetëm mbi bazën e vetë-interesit.

Një shoqëri e fshehtë, formohet kur një grup i vogël njerëzish bëhen bashkë për të mbrojtur interesat e përbashkëta nga grupet e tjera, ose nga bota në përgjithësi. Pavarësisht nga konotacionet negative, shoqëritë sekrete nuk janë gjithmonë negative. Ato janë përdorur prej kohësh për vepra të mira. “Hekurudha Nëntokësore” që u themelua gjatë shekullit XIX, është vetëm një nga shumë shembujt e shoqërive të fshehta, të cilat u formuan për të mbrojtur interest e tyre e ndërsjella të shpëtimit të njerëzve nga skllavëria.

Si një shoqëri e fshehtë, një person nuk mund t’i bashkohej menjëherë Iluminatit. Ai duhet të shpallej fillimisht kandidat për anëtar apo të merrte një ftesë. Shumica e njerëzve që i bashkohen shoqërive sekrete, kuptojnë se janë bërë pjesë e një shoqëri legjendare, vetëm kur bëhen anëtarë me të drejta të plota. Disa shoqëri sekrete punojnë në një transparencë relative. Frimasonët janë shembulli i një shoqërie sekrete që vepron formalisht fshehtazi, por që ende vepron në sipërfaqe. “The Skull and Bones” e Universitetit të Jeilit në SHBA, është një tjetër shoqëri e njohur sekrete.

  1. Iluminati u themelua në 1 maj 1776
Iluminati besohet të jetë krijuar në ditën e parë të majit të vitit 1776. Grupi u themelua nga gjermani Adam Uajshop, në një zonë që njihej si Bavaria e Sipërme. Grupi veproi si një degë e mendimtarëve të Iluminizmit, dhe lidhej shpesh me rreziqet e mendimit në atë epokë. Ky grup njerëzish u bë i njohur si Iluminati bavarez. Si një shoqërie sekrete, themelimi zyrtar i grupit mbetet i panjohur. Thuhet se ka pasur vetëm 5 anëtarë nismëtarë, dhe secili u zotua të ruajë sekretit e organizatës.

Fillimisht, qëllimet e Urdhrit të Iluminatit ishin çuarja më tej e synimeve të Iluminizmit, për reduktimin e ndikimit fetar në Evropë, dhe parandalimin e abuzimeve të pushtetit nga ana e monarkive që kontrollonin Evropën. Anëtarët e parë mendohej të ishin intelektualët dhe politikanë progresivë. Me përkushtimin ndaj lirisë së të mësuarit, dhe hedhjen poshtë të zgjedhës së Vatikanit, Iluminati bavarez u rrit. Degët e saj u përhapën nga Gjermania në perandoritë e ndryshme të Evropës.

Ka mundësi që organizata origjinale të kishte mbi 2000 anëtarë. Por Iluminati nuk shihej më sy të mirë nga qeveritë apo kisha, e cila vazhdonte të ushtronte ndikim dhe pushtet mbi shumicën e Evropës. Grupi u ndalua dhe më pas u shpërnda zyrtarisht në vitin 1785, vetëm pak vite pas themelimit të tij. Shumë njerëz besojnë se ndonëse grupi u shpërnda publikisht, ai vazhdoi të ekzistojë në fshehtësi me një anëtarësi të reduktuar.

I drejtuar në prapaskenë nga fuqitë botërore të kohës, disa besojnë se Iluminati i vonë rrjedh nga ky grup fillestar i mendimtarëve të Iluminizmit. Megjithatë, grupi që është përmendur shpesh si Iluminati i sotëm, nuk duket se ndan vlerat e Iluminizmit të grupit të parë të mendimtarëve radikalë. Përkundrazi, Illuminati modern është pjesë e një komploti më të gjerë, ku një grup njerëzish të zgjedhur punojnë për të minuar politikat dhe organizatat në mbarë botën, për të robëruar qytetarët e botës për vepruar sipas diktatit të tyre. Illuminati i ri ka vetëm një qëllim. Ky nuk është krijimi i një Rendi të Ri Botëror, por shkatërrimi i rendit të vjetër.

  1. Iluminati është një organizatë politike
Mendohet që Iluminati është një organizatë sa politike aq edhe shpirtërore. Megjithatë, kjo është ndoshta e pavërtetë. Ambicjet e tij origjinale politike, përfshinin zvogëlimin e pushtetit të kishës në Evropë. Megjithatë, pushteti i kishës kishte pak të bënte me fenë, dhe më shumë me pushtetin politik. Vatikani dhe Papa kishin fuqinë për të përcaktuar fatin e thuajse çdo qytetari në Evropë.

Pushteti i Vatikanit qe më autoritar se sa i shumë qeverive.

Mbretërit dhe udhëheqësit e gjithë Evropës, ishin në mëshirën e dekreteve të Papës. Gjermania ka qenë prej kohësh një vatër e rezistencës kundër Romës, dhe kundër fesë së organizuar. Natyra politike e Iluminatit, e dallon atë nga shoqëritë e tjera të mëdha sekrete. Anëtarët e grupit nuk kërkonin që njerëzit të ishin pjesë e një ideologjie të caktuar apo dogme fetare. Në fakt, ai nuk kërkonte besimin tek asnjë qenie supreme.

Në vend të kësaj, Iluminati qe një organizatë humaniste. Humanizmi është besimi se njerëzit kanë si të drejta por edhe detyra, diçka që disa sektet fetare e hidhnin poshtë. Humanizmi nuk është një koncept i Iluminizmit apo një ide e Rilindjes. Komunitetet në mbarë botën e kanë hedhur poshtë për mijëra vjet poshtë idenë e kontrollit nga një forcë e mbinatyrshme.

Ky sistem besimi, ishte pjesë e një humanizmi të vjetër, që mund të gjendej në Indinë, Iranin dhe madje edhe Greqinë e lashtë. Mendimtarët në këto vende, u përpoqën të distancohen nga mitet dhe legjendat që dominonin shoqëritë e tyre, në përpjekje për të gjetur arsyen njerëzore. Besimi tek humanizmi nuk ishte një ideologji në vetvete, përkundrazi qe një refuzim i ideologjisë së bazuar në mite, legjendë dhe feja tradicionale e organizuar. Humanizmi i përdorur nga Iluminati, pati efekte të thella mbi artet dhe shkencat e praktikuara në Evropë dhe në botë.

  1. Vëllazëritë mistike filluan të krijohen shumë më herët nga Iluminati
Iluminati janë larg nga të qenit vëllazëria mistike apo shoqëria e parë e fshehtë. Në fakt,nëse zhvendosemi nga ideja moderne e shoqërive sekrete, ka pasur një ekzistencë të gjatë dhe të frytshme të këtyre grupeve për mijëra vjet. Thuajse çdo grupi në pakicë, i është dashur të veprojë në fshehtësi në një moment të caktuar të ekzistencës së tij. Kjo qe veçanërisht e vërtetë për shkollat ezoterike të mendimit tek shumë fe që kanë ekzistuar prej një kohë të gjatë.

Tek fetë, këto grupe cilësohen shpesh si okultiste, por ky është një term i përgjithshëm që nuk përfaqëson diversitetin dhe kontributet e këtyre grupeve si përgjatë gjithë historisë, ashtu dhe

në botën moderne. Nga të Krishterët tek Hebrenjtë dhe Myslimanët, secili grup ka pasur sekte të cilat kanë qenë të detyruara të operonin në ilegalitet, ose përballeshin me rrezikun e të quajturit heretikë.




Myslimanët shiitë formuar një shoqëri sekrete të quajtur Hashshashin në shekullin XIII. Ata ndryshonin nga homologët e tyre sunitë, për shkak të traditës së tyre në rritje të mendimit mistik brenda Islamit. Ky grup i vogël, i njohur gjithashtu si Nizari, është pak i njohur se ka vepruar në të gjithë Levantin dhe Lindjen e Mesme. Qëllimi i tij ishte të krijonte një shtet shiit.

Për t’u çliruar nga shumica sunite, sekti aktivizoi një grup të vogël dhe të fshehtë njerëzish për të drejtuar luftën e tyre politike. Grupi u bë i famshëm për sabotime, spiunazh dhe vrasje. Ai qe shumë i fshehtë, dhe u përpoq të realizonte synimet e veta pa rënë në sy. Ata bënë bënë çmos për të shmangur viktimat që nuk lidheshin me objektivin e synuar. Puna e tyre në fushën e spiunazhit ishte aq e njohur në disa qarqe të fuqishme, sa që thuhet se disa prej tyre u punësuan nga mbreti anglez Riçard Zemërluani. Edhe pse biblioteka që ruante të dhënat e tyre u shkatërrua qindra vjet më parë, legjenda e Hashshashin jeton ende sot në botën monderne, përmes fjalës moderne angleze “assasin”.

  1. Iluminati ngatërrohet shpesh me Urdhrin e Kalorësve Templarë
Iluminati dhe Kalorësit Templarë përdoren shpesh në të njëjtën fjali, por ekziston një dallim i madh ndërmjet dy grupeve. Kalorësit Templarë, ekzistuan 4 shekuj përpara se të krijohej Illuminati. Roli i tyre ishte mbrojtja e pelegrinëve të krishterë. Grupi qe një urdhër i fuqishëm ushtarak, por ata qenë larg nga të qenit një shoqëri e fshehtë, pasi morrën një miratim zyrtar nga Papa dhe Kisha Katolike Romake.

Ata gjithashtu mbanin veshur një uniformë zyrtare, diçka që një shoqëri e fshehtë nuk do ta bënte kurrë. Templarët janë të lidhur shumë më ngushtë me periudhën e kryqëzatave se sa me Illuminatin. Megjithatë, lidhja zakonisht ndodh për shkak se Frimasonet filluan të përdorin ritualet dhe simbolet e Templarëve në aktivitetet e tyre.

  1. Frimasonët janë një grup i ndryshëm nga Iluminati
Ndonëse disa besojnë se Iluminati ishte fillimisht një grup i shkëputur nga Frimasonët, për këtë nuk ekziston asnjë provë zyrtare. Frimasonët janë një nga shoqëritë më të vjetra, dhe më të të fshehta edhe sot e kësaj dite. Kjo është një vëllazëri, në të cilën mund të hysh vetëm nëse ndonjë i afërm në linjë mashkullore ka qenë më herët anëtar i grupit. Ka grupe frimasonësh të përbëra nga femrat, por këto llozha nuk njihen zyrtarisht nga organizata si një e tërë.

Frimasonët u krijuan fillimisht në shekullin XVIII. Ata morën emrin dhe simbolet e tyre nga mjeshtrat muratorë të Evropës mesjetare. Këta ndërtues i dhanë jetë disa prej stileve arkitekturore më të forta dhe simbolike në Europë, disa prej të cilave mbijetojnë edhe sot. Frimasonët cilësohen shpesh si një kult. Përdorimi i simboleve dhe ceremonive tek ritualet e kryera nga lozhat masonike, i frymëzoi ata t’io japin këtë emër jashtë çdo keqkuptimi dhe frike. Disa sugjerojnë se veprimet e Frimasonëve, rrjedhin në fakt nga një grup i quajtur “Nxënësit e Kryqit të Kyq”.

  1. Anëtarët e Iluminatit mendohet të jenë politikanë, bankierë dhe vipa
Anëtarët e Illuminatit të ri, etiketohen si anëtarët e Rendit të Ri Botëror. Rendi i Ri Botëror,

është një nga teoritë e konspiracionit më të popullarizuara në botën e sotme perëndimore. Pretendohet se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish, të cilët janë në kontroll jo vetëm të burimeve natyrore të botës, por edhe të njerëzve. Grupi përfshin të gjithë llojet e figurave publike nga Jay-Z tek familja Bush dhe Mbretëresha e Anglisë.

Ka nga ata që sugjerojnë, se njerëzit në krye të këtij grupi kanë një lidhje gjenetike me njëri-tjetrin. Iluminati lidhet shpesh me këtë teori. Struktura e organizatës, e cila përmban tri nivele anëtarësimi, secila me privilegje në rritje, thuhet se e mbështet këtë teori. Të tre nivelet përbëjnë një piramidë, një simbol të përbashkët të aktivitetit të Iluminatit. Në Rendin e Ri Botëror, klasa e mesme do të shkatërrohet. Në vend të saj, disa anëtarë të zgjedhur të shoqërisë do të sundojnë pjesën tjetër të botës si fshatarë. Marrëdhëniet ndërmjet Iluminatit dhe pjesës tjetër të popullsisë, do të jenë më shumë si ai i padronit me skllavin, sesa ai i menaxherit dhe punonjësit.

Disa teori pretendojnë se Rendi i Ri Botëror është përpjekur gjithashtu të shfarosë një pjesë të mirë të njerëzimin. Teoria sugjeron se Iluminati do të preferonte një popullsi botërore prej 500 milionë njerëzish, në vend të 7 miliardëve që pupullojnë aktualisht planetin. Besimtarët thonë se Rendi i Ri Botëror është një koncept politik, dhe jo thjesht një teori konspiracioni. Ka fillesa që i lidhin të dyja së bashku. Fuqia në rritje e qeverisë mbi mediat në shumë vende, të cilat këmbëngulin ende se qytetarët janë të lirë të mendojnë dhe zgjedhin atë që duan, është ajo çka shumë teoricienë konspirativë e lidhin me metodat e shpëlarjes së truve të përdorura nga Rendi i Ri Botëror.

Teoricienët besojnë se media është përdorur nga ky grup elitar njerëzish për të manipuluar masat. Sipas tyre media është projektuar për të nxitur frikën në mesin e popullatës së përgjithshme, në mënyrë që ata të mund të marrin në mbrojtje anëtarët e grupit. Kjo është teoria që shpjegon se pse media shfaq në detaje videot e sulmeve terroriste, dhe tregon udhëheqësit që zotohen të mbrojnë vendet e tyre, në vend të raportimit të gjërave të mira që ndodhin në botë çdo ditë.

  1. Iluminati Bavarez nuk ishte dhe aq i fshehtë, dhe kjo është arsyeja pse u shpërnda
Suksesi i mitit të Iluminati modern, vjen nga fati se ajo mbetet shoqëria më e fshehtë por edhe më e njohur në botën e sotme. Ndërsa shumë njerëz e kuptojnë që ajo ekziston, dhe se anëtarët e Iluminati ecin në të njëjtat rrugë, nuk ka asnjë informacion konkret lidhur me ekzistencën moderne të organizatës. Miti dhe legjenda j ato që e mbajnë Illuminatin fokus të shumë mendjeve njerëzore.

Pavarësisht nëse janë historianë, teoricienë të konspiracionit apo të marrosur pas romaneve të Dan Braunit, Iluminati modern shpjegon shumë nga sëmundjet e botës së sotme. Arsyeja pse Illuminati Bavarez nuk mbahet mend, është se kjo qe një shoqëri aq e fshehtë sa duhej të ishte. Kjo dëshmohet nga fakti se pati një anëtarësi prej më shumë se 2000 vetash në Evropën e shekullit XVIII, një shifër më e lartë sesa në shekullin XXI.

Një grup që përmban 2.000 vetë do të kishte qenë i dukshëm dhe i mirënjohur nga qeveritë dhe Vatikani. Kata do të kenë dërguar spiunë, në përpjekje për t’u infiltruar në grup dhe informuar mbi veprimet e grupit. Prandaj Iluminati duhej të shpërbëhej publikisht. Kështu, si një shoqëri sekrete, ajo kishte një nivel të ndryshëm të fshehtësisë në krahasim me Illuminatin aktual që mendohet se rrjedh nga ky grupim gjerman. Pa legjendën dhe misterin, Iluminati Bavarez është duke u zhdukur gradualisht në thellësitë të historisë.

  1. Njerëzit besojnë tek Iluminati, pasi s’ka asnjë dëshmi se ai nuk ekziston
Ndërsa ka dëshmi historike për Iluminatin Bavarez, nuk ka ndonjë dëshmi të qartë për ekzistencën e një Iluminati modern. Për rrjedhojë, besimtarët thonë se edhe e kundërta është e vërtetë, domethënë që nuk ka asnjë dëshmi se kjo organizatë nuk ekziston në ditët tona. Nëse do të kishte dëshmi të qarta të ekzistencës dhe veprimeve të kësaj shoqërie të fshehtë, nuk do të vazhdohej të shfaqej në shoqëri si një mit popullor.

  1. I vërtetë apo jo, Iluminati është shndërruar në subjektin me ndikimin më të madh në kulturën perëndimore moderne
Nëse jeni duke kërkuar për shenja të Iluminatit, atëherë s’keni pse të lodheni shumë. Nga muzika rep tek dollari amerikan, shenjat që lidhen me Iluminatin modern gjende, kudo ku mund të hidhni sytë. Reperi Jay-Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce, mendohet se janë të infiltruar thellë në këtë shoqëri sekrete, pasi ata përdorin simbolet e piramidës dhe diamantit në bizneset dhe shfaqjet e tyre. Ka pasur foto dhe video muzikore që shfaqin të dy këngëtarët tek përdorin simbolet e Iluminatit në artin e tyre.

Nga Kodi i Da Vinçit tek Nikolas Keixh, Hollivudi ka vazhduar të përfitojë nga ajo që disa pretendojnë se është është një legjendë e gjallë. Këto paraqitje qëndojnë larg ideve të Iluminizmit, dhe ndërkohë kanë një përfaqësim shumë më të dhunshëm dhe të tmerrshëm të mishërimit modern të Iluminatit.

Edhe Statuja e Lirisë, një dhuratë nga Franca, nuk është lënë jashtë skemës. Disa studiues mendojnë se statuja është një simbol i Illuminatit, që paraqet kalimin nga rendi i vjetër në atë të ri botëror. Megjithatë, përdorimi i këtyre shenjave tek veprat e artit, nuk nënkupton se artistët janë domosdoshmërisht anëtarë të Iluminatit. Përkundrazi, kjo tregon se ata kanë përshtatur shenjat dhe simbolet e historisë dhe kulturës popullore, për të dhënë një mesazh përmes artit të tyre.
 
Dhe gjithcka e re qe sapo lind
Iluminati ja di fundin par se te dale
 
1. Të gjithëditurIlluminati nënkupton “Të Iluminuarit”, duke sugjeruar që anëtarët e tij dinë më shumë se ata që nuk janë anëtarë.
2. Ndarja e Kishës dhe Shtetit

Përkundër asaj që thotë kultura pop, Illuminati është një organizatë jo-fetare. Në fakt, ata u krijuan si një grup laik, i cili donte të largonte ndikimin fetar mbi jetën publike dhe pushtetin shtetëror.

3. Dija është pushtet

Ata u krijuan fillimisht në Bavari në vitin 1776 dhe u nxorën jashtë ligjit në vitin 1785 kur, nga frika e ndikimit të Illuminatit, sundimtari konservator gjerman Karl Theodor i ndaloi të gjitha shoqëritë sekrete. Nëse ka një gjë nga e cila qeveria ka frikë, këto janë faktet.

4. Fëmijët e Iluminatit

Grupi Ordo Templi Orientis pretendon të jetë një organizatë me prejardhje të drejtpërdrejtë nga Iluminati origjinal.

5. Deklarata e Pavarësisë

Fakti që Deklarata e Pavarësisë u firmos në vitin 1776, dy muaj pas themelimit të Iluminatit ka mjaftuar që mbështetësit e teorive të konspiracionit të besojnë se Amerika u themelua nga Illuminati.

6. Klasa

Illuminati ka një sistem klasor me tre nivele: Klasa I – “Fidanishtja”, Klasa II – “Shkallët Masonike” dhe Klasa III – “Misteret”. Ka edhe nënklasa brenda këtyre klasave.

7. Mos i beso askujt

Ndër organizatat ku dyshohet se Illuminati ka infiltruar janë Qeveria e SHBA, Vatikani, NATO, OKB, Hollyvood dhe mediat globale.

8. Kontrolli i Mesazhit

Është për shkak se Illuminati është nën kontrollin e medias globale, që ky konspiracion masiv është në gjendje të rrijë fshehur.

9. Para, para, para

Gjithashtu, ruajtja e një komploti të tillë masiv global kërkon shumë para. Për fat të mirë për Illuminatët, ata gjithashtu kontrollojnë shumicën e bankave në botë.

10. Spiunimi

Meqë jemi tek paratë, një pjesë e arsyes pse qeveria e SHBA mendohet të jetë “në xhepin” e Iluminatit është sepse “Syri i Gjithëpushtetshëm” një simbol i lidhur shpesh me Iluminatin, duket qartë në kartëmonedhën 1 dollar.

11. Çfarë bufi!

Simboli që ishte përdorur realisht nga Illuminati nuk ishte syri, por një buf. Në mënyrë të veçantë, ishte “Bufi i Minervës” ose “Bufi i Athinasë”, që përfaqësonte mençurinë.

12. Vetëm Perëndia e di

Pavarësisht se janë anti-fetare në natyrë, Illuminati thuhet se e numëron Papën në mesin e anëtarësisë së vet.
 
VIP-AT – SKLLEVËR TË SATANISTËVE ILUMINATI?
emen-342255Askush nuk mund të jetë i sigurt nëse Eminem nuk është një Iluminati – apo është anëtar i shoqërisë sekrete të varrtarëve, me të cilët është lidhur vite më parë për të ardhur më vonë te fama, pasuria, por edhe te dominimi në muzikë.
Shumë njerëz tashmë e thonë edhe publikisht që VIP të njohur të Hollywoodit janë Iluminati, përderisa shpesh edhe mediet kanë ngritur pyetje mos këta persona të njohur i takojnë kësaj lëvizjeje
. “A është duke u përpjekur Eminem të largohet nga Iluminati?” dhe përgjigja që dhanë disa analistë shpirtërorë është se Eminem megjithatë po e thotë këtë, edhe pse në këngën “Not Afraid” ai ka mesazhe anti-ilimunati.
Ka një mesazh katër faqesh me kërcënime për vdekje, që titullohet “A është Eminem një sllav i Iluminatit” dhe një videon në youtube.com “Eminem vs Iluminati”, e cila shpjegon me anë të tekstit dhe muzikës që ai është kundër Iluminatit, por kjo është e kotë. Kjo paraqitet edhe në këngën “Detroit M.C” si dhe filmin “Cinderella Man”, që rikthen pak a shumë tregimin e vitit 2005 të filmit “Cinderella Man”, ku edhe ky i fundit akuzohet se është rob i Ilimunati, pra regjisori i filmit. Megjithatë, Eminem “ndoshta është dashur të bëjë refrene kundër Ilimunatit duke dërguar mesazhe sublime nëpërmes muzikës së tij”.
Edhe nëse i injorojmë të gjitha komentet të cilat ndonjëherë duken qesharake, atëherë kur një video përfundon, gjuetia për të vërtetën vetëm ka filluar.
Nga një listë e videove që sugjerohen, ju mund të zgjidhni “Eminem: His Iluminati sacrifice Part 1”; “Eminem Fights Back Against The Iluminati”; “Eminem against Iluminati 2011!”; “Eminem, My Darling Iluminati” dhe plot të tjera, të cilët kanë plot shpërndarje në internet. Disa nga videot e Eminem për këtë problem janë të shpërndara më shumë se 5000 herë dhe kanë më shumë se 300 000 shikime.
Tani mirëserdhët në botën e dreqit të muzikës pop, ku e vërteta, rrëmuja, baza e industrisë së muzikë në të cilën bën pjesë edhe Eminem, ka kaq shumë persona, të cilët thirren qoftë edhe në mënyrë anonime që kanë simpati për iluminizmin. Teoritë më të mira të konspiracionit shkojnë nga persona më të njohur deri te më pak të njohur.
Një person që nuk di të zbresë nga top-lista është Jay – Z, një këlysh i Iluminatit. Lady GaGa, një kurvë e “Iluminati”. Kanye West, Lil Wayne, Beyoncé, Rihanna — të gjithë agjentë të Iluminatit…(Michael Jackson dhe 2Pac nuk mund t’i shtimë në këtë thes sepse tashmë ata janë të vdekur). Hulumtimet për Iluminatin mund t’i shihni nëse shikoni nëpër faqen e Youtube.com, në Twitter dhe në Facebook, ku ata bëjnë zgjedhje dhe flasin për Iluminatin duke bërë edhe blerje në faqen e dedikuar për këtë gjë, VigilantCitizen.com.
Një sy që merret me këtë gjë dhe bën zgjedhje të posaçme, ashtu sikurse është një bizhuteri me temën e dashit, apo një fanellë në të cilën është dashi në të, që është një homazh për Baphomet – një kafshë pagane që konsiderohet perëndi, sipas Aleister Crowley.
Kemi edhe semaforin Iluminati, i cili fut në kornizë një sy brenda palmave në formë piramide apo si njihet ndryshe izolimi i syrit për të ilustruar shembullin se”syri gjithçka sheh”.
Kjo është e fshehur edhe në një bankënotë dollari, një imazh që ka origjinë masone. Këtu kthehemi te lirikat Iluminati të Eminem, filluar nga “New World Order”, që e thotë shpesh në këngën “Lose Yourself” apo në referencën tjetër kemi këngën e Jay – Z, ku bën thirrje misterioze duke e paraqitur vetën si një njeri përplot pushtet në këngën “Rain Man” (filozofët papritur e kanë konsideruar këtë këngë si të papërshtatshme në faqen e Dustin Hoffman.
Nëse kaloni më shumë kohë në gjëra të këtilla, atëherë do të keni edhe mbylljen e syve ashtu sikurse bën vetë e gëzuar perëndia Baphomet. Hulumtmet e filozofëve kanë shkuar edhe më larg, duke prezantuar në tonë ndjellakeqe këtë urgjencë që fëmijët tanë po e marrin nga të famshmit: Ilimunati pretendon një dominim global, madje e trajton muzikën pop s një armë për kontrollim të mendjes, duke dërguar mesazhe të errëta dhe imagjinatë të errët në hitet dhe videot e tyre; ka pasur gjëra të këtilla qoftë në “zgjimi” dhe në “shpëlarjen e trurit”.
Besimtarët e Ilimunatit i kanë bërë besimtarët e “9/11” që të jenë më të ashpër dhe të detyrojnë zbatimin e teorisë së Woodward dhe Bernstein mbi “Watergate”.
Provat përsëri kanë rënë në syrin e analistëve pasi që ato përshtaten edhe në këngët e Eminem edhe në filmin Cinderlla, që paraqet një alegori tronditëse të një metafore, të cilën e shohim edhe në lirikat e Lil Wayne, i cili ka një këngë të këtillë ku simbolizon dreqin me revole.
Kemi përpjekjen histerike para imazheve që na paraqet Ned Flanders. Zërat e shumtë dhe harmoninë që është anonime, por këtë e deshifrojnë filozofët – qoftë në faqen Vigilant Citizen apo në një radio emision në Philadelphia, ku 50 Cent ishte zënë ngushtë kur ishte pyetur për këtë gjë dhe mënyrën se si komunikojnë reperët me adhuruesit e tyre.
Një pop artist Ilimunati ka një forcë të madhe tërheqëse. Referencat mbi shoqëritë sekrete kanë filluar të dalin në skenë që nga daljet e këngëve të hip-hopit në fillim të viteve ’90, por ato janë rritur edhe më shumë me daljen e internetit dhe teorive konspirative mbi Ilimunatin, që kanë marrë të njëjtin asteroid në muzikë, duke filluar edhe me industrinë pornografike dhe me fotografitë e maceve.
Filozofët thonë se okupimi i margjinave të muzikës, pastaj mesazhet e tyre janë përhapur sikurse rreket e ujit. Në fund të vitit 2009, një gazetar i CNN e pa të arsyeshme të pyeste Lady GaGa-n për thashethemet për Iluminatin (ajo jep një përgjigje gabim dhe s’di të arsyetohet).
Rihanna ishte përqeshur kur kishte dhënë një përgjigje të ngatërruar në videon e saj “S&M. Pastaj kemi këngën Rick Ross në vitin 2011 (që po ashtu është nën kontroll të Ilimunatit). Jay Z ka bërë një varg të kësaj këngë, ku refuzon anëtarësinë te “Masonët e Lirë”. “Thashë ishte e mahnitshme, jo pse jam Mason”.
Kush është Ilimunati dhe pse është ata kaq shumë i përfshirë në pop-muzikë? Iluminati është një grup i themeluar në Bavari të Gjermanisë në fund të shekullit XVII nga filozofi dhe profesori i drejtësisë Adam Weishaupt.
Pastaj kemi edhe tituj që flasin për këtë filozofi si “Në fatin e Arsyes” të filozofëve gjermanë nga Kant te Fichte, historiani Frederick C. Beiser që e përshkruan “Iluminatin si një shoqëri sekrete e përkushtuar pas një reforme politike që njihet me emrin “Aufklärung”— që do të thotë Dritë e mendjes. Te Hegel dhe tek autorët me traditë hermetike si Glen Alexander Magee thuhet se grupi kishte “shënjestër bërjen e opozitës dhe traditës fetare, paragjykimet dhe feudalizmin” dhe “evokimin e racionalizmit shkencor dhe bërjen e njeriut të drejtë”.
Është vështirë të thuhet pse Iluminati e bën martesën me mendje paragjykuese dhe me përkushtim ndaj dreqit. Duket se anti-klerikët, përfshirë edhe Weishaupt, dhe shkrimtarë të ”Fremasonary” në fund të shekullit XIX filluan të ndjekin rite satanike malonike, të cilave u printe francezi Léo Taxil. (Taxil u zbulua se gazetaria e tij kishte lëvdata sataniste).
Shkrirja në shoqëri sekrete dhe okultizmi shihen edhe sot, natyrisht nga përfaqësuesit e pop-kulturës që mund ta paraqesin sidomos në dijen e tyre.
Iluminizmi i Weishaupt vazhdoi tutje edhe kur ishte zgjedhur mbret bavarezi Karl Theodor, për të cilin në kryengritjen e vitit 1784, Magge shkruan se “komanda e tij u shpërnda për shkak se ushtarët nuk iu bindën atij. Iluminati vazhdoi edhe në vitin 1987, por kishte jetuar edhe në imagjinatën e konservativëve.
Në një shkrim gazete në New Yorker në vitin 1995 ishte ngritur një teori konspirative në Amerikë, ku Michael Kelli tregonte se Iluminati ka si fantazmë kryesore të ashtuquajturën teori të “Rëndit të ri Botëror, e cila bazohet kryesisht në teorinë që është zhvilluar në vitin 1958, të quajtur “Blue Book”.
Nëse fjala “Tea Party” flet për rënien e zileve, ndoshta do të ishte ndryshe nëse shikoni disa komente të njerëzve në internet, të cilët shkruajnë më shumë për shoqërinë e fshehtë dhe ndikimin e Eminem nga to. Madje ka teori se kësaj shoqërie i takon edhe Obama. Ka një shije shumë fetare kur flasim për pop-iluministët, që kryesisht mbahen të fshehur nga frika se Lady GaGa dhe Jay – Z janë agjentë të anti-Krishtit, për të vënë nën kontroll masën në mënyrë që të na kthejnë fëmijët tanë në homoseksualë apo t’i bëjë ata të zinj. Të dyshuar si Iluminati në këtë rast kemi edhe disa të tjerë, madje edhe yje muzikorë si Bob Dylan, Taylor Swift, madje Celine Dion! Pavarësisht se kjo mund të duket më shumë si një hipotezë që Jay Z dhe Lady GaGa janë shënjestrat kryesore të tyre: politikisht mund të themi se kemi edhe këngëtarë të zhanreve të tjera që janë prekur nga kjo gjë.
Pop-iluminati mund të konsiderohen edhe grupet prindërore të muzikës si Led Zeppelin dhe Black Sabbath, këngët e të cilëve kanë mesazhe okultiste dhe paraqiten në kulturën e re muzikore. Në këtë vazhdë vazhdon edhe “Prodigy”, që është një kritik i zëshëm kinse i Iluminatit, por veshja e tij dhe gjestet janë tërësisht të këtilla.
Madje kemi edhe një këngë që flet për këtë gjë. Pavarësisht debateve që bëhen dhe shkruhen nëpër ritualët sekrete, ku bebet digjen për së gjalli për t’u sakrifikuar për njeriun, Prodigy distancohet nga vetvetja pasi që nuk ka shumë njohuri, madje as për teorinë e Iluminatit. Ja çfarë thotë ai në një intervistë për Billboard Hot 100: “Jay Z është një i q…none nga të gjithë zezakët që kam njohur”, thotë ai në një intervistë në prill, duke harruar se çfarë ka thënë për Iluminatin – gjë që e bën atë një pop yll të”padijshëm” sepse personat që janë anti-iluminati i dinë ato këngë që këta këngëtarë na i këndojnë.
Gazetari i New York, David Remnick ka bërë edhe një studim mbi teorinë e konspiracionit, mbi uraganin Katrin dhe histori të tilla që ka gjetur aty. AIDS si armë gjenocidi e CIA; Fantazitë tropike dhe sterilizimin e njerëzve etj). Këto teori, shkrua ai, përfaqësojnë “bashkëbiseduesit e tjerë’ që dëshmojnë dhe shprehin se nga kush mund të okupohet shoqëria amerikane.
Në një mënyrë të njëjtë paranoja e Iluminatit, nëpërmes qarqeve të repit dhe luftimi i inflacionit te të famshmit e hip-hopit, paraqet masën e suksesit të muzikës së zezë; teoria e Iluminatit në mënyrë përsëritëse po vazhdon . E vetmja mënyrë e Jay – Z, apo e ndonjë njeriu me ngjyrë tjetër që të bëhet i famshëm në Amerikë është që të vazhdojë të jetë në këtë sekt. Edhe Kaney West i këndon “pushtetit” në këngën “Power”. “Në botën e njerëzve të bardhë, ne të vetmit zgjedhim”, thotë një varg i kësaj kënge.
West i adreson thashethemet e Iluminatit edhe në Twitter. “Është Iluminati dhe adhurimi i dreqit e njëjta gjë …a kanë ata rrjet social sikurse kemi në VIP-at?” cicëron ai, duke shtuar: “…a mundeni ju adhurues të dreqit të jeni në iPhone të ri???LOL!!!”. Humori i West ka një arsye tjetër pse teoria pop – iluminati ka dëshmuar në këtë rast.
 
  • Pëlqej
Reactions: .
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ai qe ia trazoi ujerat iluminatit, ishte Trump dhe grupi i tije. Kjo duket qarte nga sulmet e gjitheanshme qe i jan bere vazhdimisht 24/7/12 per 4 vjet. Trump vete ka dal me deklarata haptazi se do ia thaj keneten ketyre. Ndaj dhe populli i shba-se e votoi ne mase Trump-in duke e bere me te votuarin ne histori.
Xhorxh Washington ka qen mason dhe kjo eshte e dokumentuar dhe e faktuar.
Hollywood-i eshte i mbushur me satanista, adhurues te djallit dhe ka pas plot aktor qe kan bere denoncime por me rezerva per shkak te frikes. Nje nder ta eshte dhe aktori qe luan djalin e vogel ne "I vetem ne shtepi" (Home alone). Ka denoncuar abuzimin me femij dhe vrasje femijesh dhe se si i ka shpetuar abuzimit.
Te mos besosh sot ne iluminati, mason apo vellazir djallezore, quajni si te doni, eshte marrezi pasi qe faktet jane te shumta. Shume nga konspiracionet nul besoheshin por dolen te verteta. Georg Soros lakohej shume si emer para shume vitesh si person me influenc dhe pushtet vendimmarres ne shqiperi dhe askush nuk e besonte, e quanin budallik dhe e tallnin ate qe e perfliste (me siguri tallsit kan qen njerezit e tij, te sorosit). Por sot soros e plot te tjere nuk jan me konspiracion por pjes e realitetit. Meqe Soris po plaket, na ka len djalin e tij pusht peder qe te marr vendime per shqiperinbdhe ballkanin.
A mund te mohohen faktet?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back