- Regjistruar më
- Gusht 26, 2017
- Mesazhe
- 47,336
- Pëlqime
- 44,790
Psikologji – Çfarë po ndodh me të rinjtë që po rriten në botën e zhvilluar të teknologjisë, jetës së lehtësuar prej rritjes ekonomike dhe përparimit të moralit? Një shkrimtar i ri jep mendimin e tij për brezin ku edhe ai bën pjesë
Paul Hudson
E keni pyetur ndonjëherë veten se për çfarë do të njihet përgjatë dekadave brezi ynë? Ka shumë gjëra të mira, për të cilat mund të kujtohemi, por historia na ka mësuar se janë gjërat negative ato që priren t’i mbijetojnë testit të kohës. Një frikë e madhe për brezin tonë mund të jetë fakti se ne ishim ata që hoqën dorë nga dashuria. Ne dalim në takime për hir të daljes në takime. Jemi brezi që harruam si të dashurojmë, pasi shumica e njerëzve nuk e kanë kuptuar kurrë mirë dashurinë, vetëm një interpretim të dobët të saj.
Ne interesohemi shumë për plotësimin
Një nga trendet më të përhapura të brezit tonë është nevoja për kënaqësi dhe përmbushje. Ne u rritëm dhe vazhdojmë të bëjmë pjesë në një kulturë që na lejon të kemi akses në pothuajse gjithçka. Nëse duam ushqim me një të shtypur të butonit apo duke ecur pak hapa, e marrim. Nëse jemi të mërzitur, ka qindra aplikacione që mund të na shpërqendrojnë. Nëse duam përgjigje, mund t’i marrim me miliona brenda pak sekondave. Një gjë të tillë brezat e mëparshëm nuk e kishin dhe ata qëndruan të etur, ndërsa ne kemi krijuar varësi nga përmbushja dhe shpesh na bëhet një ves që ndikon për keq në jetën dashurore.
Mbështetemi te droga dhe alkooli
Mbrëmjet e argëtimit nuk kanë të bëjnë për shoqërinë, bisedat dhe çastet e mrekullueshme të komunikimit me të tjerët. Për brezin tonë ato janë arsye për të biseduar, pasi ke pirë drogë apo alkool. Sa herë që ndihemi të trishtuar ose të pakënaqur, ne pimë. Kur jemi të stresuar dhe nuk mund ta durojmë më jetën tonë, ne u kthehemi substancave narkotike. Kështu, përfundojmë duke tradhtuar dashurinë për iluzione të një realiteti bosh.
Ne flemë shumë te partneri
Disa më pak se të tjerët, por shumica e individëve kanë partnerë të ndryshëm në një vit të vetëm. Ndjesia që merr pasi ke fjetur te shtëpia e një tjetri është një zbrazëtirë. Fillimisht mund të duket si diçka entuziazmuese, por përfundojmë duke u ndier gjithnjë e më të vetmuar. Për më tepër, kjo e vështirëson gjetjen e dikujt për ta dashuruar përgjithmonë. Jemi shumë të zënë duke humbur kohën me njerëz që nuk na interesojnë dhe po e kthejmë seksin në sport.
Jemi bërë egoistë
Të gjithë janë egoistë, por ky kthehet në problem kur e tejkalon aftësinë tonë për t’u solidarizuar. Si qenie njerëzore, kemi lindur për të jetuar në komunitete, por kjo nuk ndodh kur bëhemi gjithnjë e më të izoluar në interesat tona vetjake.
Ne lidhemi për hir të lidhjes
Po bëhet një sport, një kalim kohe i preferuar mes brezit të të rinjve. Ne lidhemi, sepse mendojmë se kështu duhet të jetë. Supozohet të gjejmë dikë për ta dashur dhe për të kaluar jetën dhe na është krijuar ideja se për këtë duhet të lidhemi me sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
Nuk bëjmë kompromise
Ne na pëlqen t’i marrim gjërat sipas mënyrës sonë. Por të qenët individ nuk mund të sjellë një marrëdhënie të vërtetë në çift. Kur ne jemi pjesë e një lidhjeje, jemi vetëm një copë e një gjëje më të madhe. Çfarë duam dhe kemi nevojë nuk është aq e rëndësishme sa e mira e përbashkët në çift. Ajo që lidhja ka shpesh nevojë është kompromisi. Kështu mbetemi me dilemën ta pranojmë apo jo kompromisin. Ajo që duhet të kuptojmë është se rënia dakord është një domosdoshmëri për çdo kontakt dhe marrëdhënie.
Besojmë ende te përrallat
Fundet e lumtura të filmave vizatimorë për fëmijë na kanë shoqëruar përgjatë gjithë rritjes. Problemi është se filma të tillë nuk janë të saktë dhe shpesh përfundojnë duke na bërë më tepër dëm sesa mirë. Duke krijuar iluzione të pamundura, ne zhgënjehemi keqas në fund.
Jemi të çmendur pas perfeksionit
Perfeksioni nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një qëllim në jetë. Nuk ekziston një person ideal, por ne përsëri e kërkojmë. Nëse lodhemi duke rendur pas një individi perfekt, do të dështojmë, sepse ai nuk ekziston. Kështu zhgënjimi do të jetë edhe më i rëndë dhe barra edhe më e padurueshme.
Kemi synime individuale
Është gjë e mirë që brezi i të rinjve aktualë është i pari që e ka vënë fokusin tek individi, duke lejuar zhvillimin personal dhe rritjen. Të pasurit e synimeve dhe ëndrrave është shumë e rëndësishme për të arritur diçka, por çka duhet të kuptojmë është se individi nuk mund ta çajë rrugën e jetës vetëm. Ne duhet të planifikojmë jetët tona me një person tjetër në krah, përndryshe nuk do të ketë kurrë vend për atë njeri.
Dashurojmë keq
Dashuria është e ngatërrueshme. Ka shtresa dhe është në ndryshim të vazhdueshëm. Nuk ka arsye për t’u ndier keq, por duhet të pyesim veten se çfarë po bëjmë që të përmirësohemi në dashuri? Kjo është një pyetje që mund të peshojë më shumë nga përkeqësimi. Sigurisht që secili prej nesh është i ndryshëm, por duket se të rinjtë e kanë humbur sensin e përbashkët. Duke ndërtuar mure, kufij dhe hendeqe mes njëri-tjetrit, e vetmja gjë që bëjmë është se nuk arrijmë të jemi të lumtur.