Dhe unë, herë pas here, rikthehem në vendin ku dikur njoha zemra të bukura.
Jo gjithmonë për të shkruar. As për të folur shumë. Por thjesht për të ndjerë.
Për të kujtuar çastet kur fjalët kishin peshë, kur emrat pas profileve ishin më shumë se nicknames ishin zëra të ngrohtë, mendje të kthjellëta, shpirtra të afërt.
Koha kalon. Disa largohen, disa humben në rrjedhën e jetës. Por kujtimet mbeten. Dhe zemrat e bukura që kam njohur këtu, mbeten pjesë e imja.
Nuk është thjesht një forum. Është një faqe nga jeta ime.
E hapur në heshtje, e lexuar me mall, e ndjerë me mirënjohje sepse ndonjëherë mjafton një vend i vogël, një fjalë e ndarë, një zemër e sinqertë, për të lënë gjurmë që zgjasin vite të tëra.
Faleminderit NETEDY. Faleminderit juve.
