Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Si e pushtuan botën telenovelat Turke

  • Thread starter Thread starter Pansophia
  • Data e fillimit Data e fillimit
P

Pansophia

Guest
39488

Falë shpërndarjes ndërkombëtare dhe shikueshmërisë në mbarë botën, Turqia renditet vendi i dytë në botë pas SHBA-ve për shpërndarjen e filmave seriale televizivë — me shikueshmëri të lartë në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine.


Konsumuesi më i madh është Kili më pas vjen Meksika dhe, Argjentina, e cila paguan më shumë krahasuar me vendet e tjera për të blerë të drejtën e transmetimit.

Që nga viti 2002, rreth 150 telenovela turke janë shitur në më shumë se 100 vende të botës, përfshirë Algjerinë, Marokun, Bullgarinë.

Sipas studiuesve, suksesi ndërkombëtar i këtij lloj televizioni është thjesht një shenjë e formimit të një kulture të re të masës. Ndërsa, prodhuesit turq të filmave shprehen se suksesi i tyre është pjesërisht falë faktit se ato flasin për ndjenjat e njerëzve, për familjen, në ndryshim nga filmat amerikan që kanë për qëllim më shumë zbavitjen.

Këto lloj telenovelash nuk kanë hyrë në botën anglisht folëse. Sipas një prodhuesje turke telenovelash audienca në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk i pëlqen filmat me titra, dhe ndoshta sepse këto flasin “për shtetin islamik.”

Ndërkohë, në mars të vitit 2018, kanali më i madh privat në lindjen e mesme MCB vendosi të ndalojë transmetimin e filmave turq. Arsyeja zyrtarisht ende nuk është bërë e ditur, por mendohet që ka lidhje me vendimin e Turqisë për të mbështetur Katarin, pas embargos së vendosur ndaj këtij të fundit nga Arabia Saudite.

Por, pavarësisht mos transmetimit të telenovelave turke në Lindjen e Mesme, tregu më i madh i tyre, qeveria turke shpreson se deri në 2023 të fitojë 1 bilionë dollarë nga shitja e tyre.

Pronari i Agjensisë Global, agjensia më e madhe private turke për shitjen e të drejtave të trasnmetimit shprehet se 500 milionë dollarë është një target më realist për tu arritur duke llogaritur edhe humbjet e tregut të Lindjes së Mesme. Ai parashikon të shpërhapet në Amerikën Latine dhe në Evropën Perëndimore, kryesisht në Itali dhe në Spanjë.

Çfarë janë telenovelat turke

Telenovelat turke — të quajtura në Turqi me emrin “Dizi”, janë një lloj i ri zhanri televiziv, me narrativë, vende dhe muzikë origjinale.

Çdo episod zgjat zakonisht 2 orë ose dhe më gjatë. Çdo telenovele ka një kolonë zanore të vetën origjinale, dhe mund të ketë deri në 50 karaktere. Ato xhirohen në vende historike në Stamboll, dhe përdorin studiot e regjistrimit vetëm kur është e domosdoshme.

Ato trajtojnë që nga përdhunimi në grup, në skemat e marrjes së pushtetit në mbretërinë otomane. Një skenarist turk shprehet se televizionet turke shfaqin “të paktën dy versione të historisë së Hirushes në vit.”

Personazhi kryesor zakonisht është i mirë, vjen nga një klasë socio-ekonomike e ulët, mundësisht vjen nga fshati në qytet, është pjesë e një trekëndëshi dashurie, ose ka marrë një goditje në zemër dhe nuk mund të dashurojë dot më.

Telenovelat turke me famë botërore

Sipas Izzet Pinto, themeluesit të Agjensisë Global, agjensia private turke “numër një në botë për shitjen e të drejtave televizive të filmave turq në tregun botëror”, ngritja e perandorisë së telenovelave filloi me filmin “Një mijë e një netë” të shfaqur në viitn 2006, i cili u rendit filmi më i parë në gati të 80 vendet ku u shpërnda.

Famën e vërtet e arriti telenovela turke “Sulejmani i Madhërishëm”, i cili bazohet në jetën e perandorit të 10-të të Perandorisë Osmane. Telenovela flet për një histori dashurie ndërmjet sulltanit dhe një konkubine me emri Hurrem, me të cilën ai u martua duke thyer traditën. Hurrem është një figurë historike e njohur në Turqi dhe mendohet se ka qënë ukrainase e besimit Ortodoks.

Kur filmi u shfaq për herë të parë në Turqi në vitin 2011 u pa nga një e treta e vendit. Shtypi i huaj e quajti “një Sex and the City të periudhës otomane” dhe e krahasoi me “Game of Throne”, por në jetën e vërtet. Për realizimin e filmit punoi një ekip historianësh dhe një ekip prodhimi prej 130 personash, ku 25 prej tyre punuan vetëm për veshjen.

Kompania prodhuese u përpoq të kontraktonte aktorë hollivudian, madje Demi Moore ishte gati duke nënshkruar kontratën për rolin e një princeshe evropiane, por ndarja nga bashkëshorti e ndaloi të përfundonte nënshkrimin e saj.

Filmi u bë aq popullor në Lindjen e Mesme sa që turizmi arab në Stamboll kapi majat. Madje, ministri turk i Kulturës dhe Turizmit hoqi edhe taksën e transmetimit në disa vende arabe.

Agjensia Global vlerësoi se pa llogaritur shifrat e ndjekësve në Amerikën Latine, telenovela u pa nga më shumë se 500 milionë njerëz në mbarë botën. Ishte e para telenovele turke e transmetuar në Japoni.

Madje, skenaristi i “Sulejmanit të Madhërishëm” u kontraktua nga një institut republikan amerikan për shkrimin e një historie të tipit të telenovelës turke, për tregun amerikan.

Por në Turqi, Erdogani e kundërshtoi shumë fort transmetimin e Sulejmanit të Madhërishëm, duke u shprehur se ai nuk i qendronte besnik historisë dhe duke e konsideruar të rrezikshëm për propagandën e tij.

Ai nuk i dha leje të xhironin në vendet historike si Pallati Topkapi dhe Turkish Airline e hoqi nga transmetimi nëpër avione. Madje edhe përfaqësues të partisë së Erdoganit bënë një peticion në parlament për të ndaluar shfaqjen e tij.

Një telenovelë tjetër e cila u bë e famshëm në mbarë botën fliste për vlerat tradicionale, fliste kundër korrupsionit emocional dhe shpirtëror të botës moderne.

“Cili është gabimi i Fatmagulit”, ngjarjet e të cilit zhvilloheshin rreth një vajze të re, Fatmagulin, e cila ishte përdhunuar nga një bandë dhe betejën e saj për drejtësi. Kjo telenovelë u bë hit i jashtëzakonshëm në Argjentinë dhe në Spanjë ku arriti të kapë miliona teleshikues në çdo episod. Tashmë, Fatmagul-i do të bëhet telenovele edhe në Spanjë, e përshtatur për transmetim në orarin e pasdites. Ky ishte filmi i parë turk ku personazhi kryesor, heroi, ishte një grua.

Ndërsa, telenovela Soz, e cila zhvillohet në një Turqi të kapur nga dhuna dhe të kërcënuar nga sulmet me bombë, është e para telenovele ku shfaqet një grua turke e veshur me hijab. Gjithashtu, ai është i pari film që ka kapur një milionë shikues në youtube.

Dy prodhimet e reja si “Ertugul” dhe “Perandori i Fundit” janë dy telenovela të xhiruara me bekimin e qeverisë turke. Ato janë transmetuar në kanalin shtetëror televiziv.

Madje, telenovela “Perandori i fundit”, e cila përqendrohet në jetën e perandorit të fundit të fuqishëm Abdul Hamid II tregon se si sulltani ndaloi rebelët që donin ta hiqnin nga pushteti me bashkëpunimin e evropianëve.

Sipas kritikëve si pro dhe kundra, sulltani personifikon Erdogani, një njeri krenar, që nuk pati frikë të shtypte rebelet që donin t’i merrnin pushtetin duke bashkëpunuar me perëndimorët, dhe e bazoi pushtetin e tij në besimin paranojak tek shërbimet e inteligjencës.

The Guardian/ Exit.al
 
Dikur pata ndjekur telenovelat braziliane,spanjolle.
Tash nuk kam kohe shume me i ndjek,por ndjek vetem turket kur mundem.
 
Boten ?! Kjo eshte pak e egzagjeruar ?

Dy me kane pelqyer .. ajo me Doktoreshen Eylin dicka e tille dhe Princesha Kosem .. sic duket me kane terhequr nga fakti I femrave kembengulse dhe te forta . ?
 
Boten ?! Kjo eshte pak e egzagjeruar ?

Dy me kane pelqyer .. ajo me Doktoreshen Eylin dicka e tille dhe Princesha Kosem .. sic duket me kane terhequr nga fakti I femrave kembengulse dhe te forta . ?
Aty do kesh gjetur veten besoj ?
 
Aty do kesh gjetur veten besoj ?

Tek e para Po ? ( Dy zemra me duket se e ka pasur ?! ) ... se kjo tjetra eshte pak si shume barbare, prandaj i them edhe Princesha Kosem dhe jo Sulltanesha ? gjithsesi ne pergjithesi eshte interesante. ?
 
Tek e para Po ? ( Dy zemra me duket se e ka pasur ?! ) ... se kjo tjetra eshte pak si shume barbare, prandaj i them edhe Princesha Kosem dhe jo Sulltanesha ? gjithsesi ne pergjithesi eshte interesante. ?
Besoj qe e ka pas emrin ejlyl ajo sy jeshilja ?
Sa per kosemin se di se kam qen tu pak ejlylin ??
 
Besoj qe e ka pas emrin ejlyl ajo sy jeshilja ?
Sa per kosemin se di se kam qen tu pak ejlylin ??

Po .. kjo jam une ??

Qysh e ka titullin? E mbaj mend zemrat , dicka e tille . ☺
 
Rrahje zemre e ka titullin ?
Ajo ka qen dhe e dhunshme mduket apo sje si ajo ??

Ishte kur e kerkonin.. e si ajo edhe une ??

Ah .. YeAh - Rrahje zemre - . Thnx ?

Ps .. ne fakt kur kam ndenjur nje here ne Albania dy muaj , mu ngjit .. se kurre Nuk kam pas pare ndonjehere telenovela turke ?

Edhe Princesha Kosem me terhoqi.. gjer atehere nuk kam ndjekur tjeter . Ka ndonje tjeter interesante ?! Nuk me pelqejne me shume dhune barbare dhe gjak.
 
Ishte kur e kerkonin.. e si ajo edhe une ??

Ah .. YeAh - Rrahje zemre - . Thnx ?

Ps .. ne fakt kur kam ndenjur nje here ne Albania dy muaj , mu ngjit .. se kurre Nuk kam pas pare ndonjehere telenovela turke ?

Edhe Princesha Kosem me terhoqi.. gjer atehere nuk kam ndjekur tjeter . Ka ndonje tjeter interesante ?! Nuk me pelqejne me shume dhune barbare dhe gjak.
Ti sugjeroj un ?
 
Se gjej veten ne kete teme.

Qofshi ju qe i shikoni. :D
Fillo shifi dhe degjo muziken se kan tinguj qe do tmagjepsin
Nigjo kengen e ezelit psh ne youtube dhe shif ca tingujsh ka
 
Magjepsem nga kollozet tjere qe s'me lene te ndalem te cikerrima. :D
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back