Tifozët e Partizanit kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me pajisjen e tifozëve me kartë identiteti për të hyrë në stadium. Ata kanë bojkotuar ndeshjet e të kuqve deri në ndryshimin e këtij kushti. Një nga faqet që menaxhohet nga nje tifoz i kuq, anonim “Baza 46”,thuhet se ky kusht nuk është i mbështetur në asnjë ligj ose rregullore të sportit. “Kërkesa e mjetit të identifikimit si kusht për hyrjen në stadium nuk është e mbështetur në asnjë ligj apo rregullore të sportit. Ky veprim vjen vetëm si kërkesë arbitrare e policisë vetëm në qytetin tonë dhe është formë presioni e hapur ndaj tifozëve dhe në veçanti grupimeve të organizuar Ultras. Për ta argumentuar këtë po e marrim të mirë qenë që nuk ka asnjë problem të tregosh kartën e identitetit për të hyrë në stadium siç pretendohet vërdallë.
Atëhere kush na shpjegon se me çfarë kriteresh analizohen mjetet e identifikimit dhe çfarë konkretisht kontrollohet në to? Kontrollohet mosha, vendlindja, mbiemri, emri apo standardi i bukurisë së fotografisë? Pyetje tjetër që lind është me çfarë sistemi kontrollohen, ku konfrontohen apo paragjykimi i policit roje në derë mbetet filtra kryesore? Gjithashtu lëvizja brenda qytetit dhe brenda kufijve administrative të Shqipërisë është e lirë, kush e ka këtë prepotencë sa kërkon të vërë trarë e dogana brenda një shteti, brenda një qyteti duke kufizuar kështu lirinë dhe lëvizjen e lirë? Kjo mungesë qartësie nuk bind dot askënd dhe nuk mundet askush të pretendojë që ky veprim është i domosdoshëm. Nga ana tjetër ne nuk mund të pranojmë të skedohemi dhe të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë, si kriminelë dhe si të predestinuar sipas tyre për të qenë të tillë.
Në kulturën ultras mentaliteti dhe koherenca janë të pa prekshëm për një tifozëri serioze. Një nga parimet kryesore tona është liria dhe ajo është e pa cënueshme, ajo na udhëheq drejt pasionit tonë dhe me të nuk bëjmë kompromise. ( Është patetike që dikush quan parim no name no face ). Ndaj duke qenë të lirë në shpirt nuk frikësohemi nga askush dhe nuk i përkulemi askujt, nuk mund të kushtëzohemi nga askush. “Ultras Guerrils”, janë dhe mbeten si ato flamuj që valëviten të lirë edhe pse erë e fortë ju fryn kundër! Sa e largët, sa e thellë e sa e pakonceptueshme i dukej kjo shprehje dikujt pak vite më parë”, është reagimi i tifozëve të Partizanit.