- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,436
- Pëlqime
- 39,698
Një fitore e Skënderbeut me Kukësin të dielën do t’i jepte matematikisht titullin kampion.
Korçarët duan ta festojnë titllin në shtëpi. Trajneri Ilir Daja i gëzohet rikthimeve si ai i portierit Orges Shehi.
Kapiteni mendon se është momenti i duhur për të mbyllur çështjen e trofeut.
Orges Shehi, kapiten i Skënderbeut: “Ne na intereson ta mbyllim sa më shpejt dhe të jep kënaqësi kur e arrin me një rival direkt”.
Pritet që tifozeria të mbështesë Skënderneun, pasi biletat po shiten me ritëm të shpejtë.
Po të dielën do të luajë edhe Vllaznia me Laçin, por me një objektiv tjetër.
Ernest Gjoka, trajner i Vllaznisë: “Që në momentin që kam ardhur e deri më sot kam thënë që jemi për mbijetesë. Në këtë kampionat dhe me këtë garë ne do të kemi luftën deri në fund”.
Vllaznia duhet të bëjë kthesën pas dy humbjeve radhazi.
Superliga ka mbërritur në javën e 31 dhe çdo gabim kushton, veçanërisht për qëndrimin në kategori dhe zonën Europiane.