- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,436
- Pëlqime
- 39,698
Gjykata ka konstatuar shkelje me listën e anëtarëve që votuan më 7 shkurt, thanë burimet të cilat i citon gazeta “Panorama Sport”.
Në këto kushte, Gjykata e Tiransës vendosi për të mos regjistruar vendimet e Asamblesë së 7 shkurtit, si për kreun e FSHF-së, ashtu edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Vendimi është përshëndetur nga kandidati rival që humbi garën, Bashkim Fino. Përmes një statusi në facebook ai shkruan se “ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme”.
Statusi në facebook i Bashkim Finos
Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore. Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.
Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit.
Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.
Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Pë një futboll të pastër dhe të drejtë!