Sipas faqes zyrtare, skuadra e renditur e dyta në Kategorinë Superiore do të jetë në turneun elitar kontinental.
Klubi i Skënderbeut bën të ditur se ende nuk ka një vendim zyrtar nga CAS-i në lidhje me dënimin e skuadrës korçare për shkak të rolit të saj në trukime.
Sipas klubit korçar, kampion i Shqipërisë, UEFA nuk do të vendosë ekipin shqiptar pjesëmarrës pa pritur verdiktin e CAS-it në ditët në vijim.