- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,436
- Pëlqime
- 39,698
Në një letër dërguar organeve policore, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ilir Shulku, duke vënë në dijeni edhe Byronë e Parlamentit, kërkon ndëshkimin me gjobë të deputetit socialist.
Në letër thuhet se, Braçe, kreu një gjest të shëmtuar në shkallët e stadiumit, duke tentuar të godasë me sende të ndaluara zyrtarët e ndeshjes Partizani – Skënderbeu.
Çakmaku, thuhet në letër, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga dhjetëmijë deri në pesëdhjetëmijë lekë.
Duke mbyllur letrën Shulku, rikujton se edhe në të kaluarën deputetët kanë shkaktuar incidente të panevojshme në shkallët e stadiumeve, për t’i kthyer ato në “kredit” politik.