- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,436
- Pëlqime
- 39,698
Në komunikatën e saj, FSHF thekson se ajo çfarë ndodhi ndaj arbitrit kryesor e asistentëve të tij ishte një akt i shëmtuar e i dënueshëm.
Sipas qeverisë së futbollit në vend agresioni fizik ka ndodhur në prani të forcave në stadium, të cilat për më tepër nuk e parandaluan.
FSHF vijon në komunikatën e saj se i bën apel Policisë që të zbardhë plotësisht këtë incident pas dëshmisë dhe denoncimit të arbitrit dhe të veprojë menjëherë në bazë të ligjit ndaj autorëve të këtij agresioni.
Në të njëjtën kohë Federata Shqiptare e Futbollit bën Flamurtarin me përgjegjësi për mosmarrjen e masave për organizimin e ndeshjes e sidomos për mbrojtjen e miqve./Top Channel/