- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,436
- Pëlqime
- 39,698
Kristian Adorjan nuk është më në planet e skuadrës së Partizanit për gjysmën e dytë të sezonit dhe klubi po mundohet që ta largojë duke mos u dëmtuar financiarisht.
Klubi i lojtarit Novara është në bisedime me dy skuadra në Itali, që janë të interesuara për të marrë shërbimet e futbollistit. Salernitana në Serinë B dhe Leçe në Serinë C kanë shprehur interesimin e tyre për hungarezin që nuk është bashkuar me Partizanin në fazën përgatitore të zhvilluar në Antalia të Turqisë.