Partizani arriti të bëjë të lehtë, një transfertë të vështirë, siç ishte ajo ndaj Flamurtarit. Të kuqtë fituan me rezultatin 1-2 dhe mbetën në garë për një vend në Europa League.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Gjetëm dy gola, por Flamurtari na vuri në vështirësi. Abdurrahimi shënoi një gol mjaft të bukur. Patëm vështirësi në fillimin e të dytës. Shpresojmë të fitojmë edhe takimin e fundit, dhe tek një gabim i Laçit për Europën.
Skuadra është e motivuar, sepse kisha lojtarë luksi në stol, por ne duhet të tregohemi profesionistë. Llogaritë duhet t’i bëjmë vetëm në ndeshjen e fundit.
Kemi lojtarë cilësore, por ata kanë dashur kohën e tyre të përshtateshin. Për këtë më vjen keq, pasi patëm disa javë pozitive, por ramë në disa ndeshje dhe nuk ia dolëm të ringriheshim. Tani në fund impenjimi bie, por unë jam i kënaqur me performancën”, ka thënë Dalipi.