- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,436
- Pëlqime
- 39,698
Kjo është ajo që shihet në ambientet e stërvitjes së Partizanit.
Të detyruar nga rrethanat të qëndrojnë larg mediave, nën zë përfaqësues klubi e lojtarë pranojnë se kjo situatë është thuajse e natyrshme pas mungesës së rezultateve në ndeshjet e fundit.
Objektivi i pjesëmarrjes në Europë është në rrezik.
Partizani nuk ka shumë besim tek forcat e veta kështu që në radhët e klubit është ngjallur më shumë shpresa e
realizimit të skenarëve që do t’i çonin të kuqtë në Europa League.
Kështu shpresohet shumë që Laçi të ãtojë Kupën e Shqipërisë dhe për rrjedhojë të marrë pjesë si ãtues i këtij trofeu duke i liruar vendin të kuqve.
Nga ana tjetër edhe pse me pak keqardhje shpresohet edhe tek ndëshkimi i Skënderbeut.
Në këtë rast Kukësi i vendit të dytë do të zinte vendin e Skënderbeut në Champions, Partizani të fitojë ndaj
Luftëtarit në javën e ardhshme për të parakaluar Laçin e duke shpresuar në rezultate të mira në javët e fundit./Klan/