- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,436
- Pëlqime
- 39,698
Një super Kristal Abazaj i siguroi 3-pikët e radhës të besuarve të Hasan Likës, që pas barazimit të Partizanit me Lushnjën janë gjithnjë e më pranë Evropës.
Miqtë provuan të rihapin takimin me golin e Nedeljkoviç në minutën e 53-të, gol që vlen vetëm për statistikë.
Ndërkohë, Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Lushnjës.
Golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, me Pepa që zhbllokoi shifrat pas ekzekutimit të saktë të një 11 metërshi, ndërkohë që Batha një minutë nga fundi i siguroi një pikë jo me shumë vlera Partizanit, që vazhdon të rrëshkasë në klasifikim./Ora News/