- Regjistruar më
- Tetor 4, 2020
- Mesazhe
- 95
- Pëlqime
- 142
Ky s'është vendi im!
Këtu dita nuk bën dritë
E errësira po na mbytë!
Këtu jeta kot na shkon
Këtu s'ka peshë fjala jonë
Jemi t'huaj, n'vendin tonë!
Këtu, asgjë më s'na shkakton habi!
Kur shohim luftëtarin, tek jeton n'varfëri
Kur shohim fëmijën të mbetur jetim
Tek e zgjatë dorën e kërkon ushqim
Në këtë vend të mjerë, në këtë vendin tim!
Po ky, s'është vendi im! S'është atdheu im
A i thuhet atdhe atij, ku jeton në mjerim?
Ku gjysma janë pa punë, gjysma pa ushqim
Ndërsa gjysma tjetër në luks të shfrenuar
Në kurrizin tënd, në kurrizin tim!
Jo, jo! Ky s'është vendi im!
Unë s'mund ta shoh një fëmijë të mbetur jetim
I shtrirë në mes të sheshit, pothuajse i ngrirë
Tek kërkon lëmoshë, tek kërkon mëshirë
E lëre më fare, për një jetë më të mirë!
Jo! Ky s'është vendi që e dua unë
Por, nuk jam veç unë! Njësoj si unë janë shumë
Që ndihen si zog me krahë të këputur
Se vendi ku u rritën, e kaluan rininë
Çdo ëndërr i shuajti, çdo shpresë i ka humbur!